 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Lohan: Korrupsioni, nje lajm i keq
E Enjte, 19 Nentor 2009
Rozeta Rapushi
Ambasadori i Komisionit Evropian, Helmut Lohan, shprehu dje shqetesimin per rritjen e nivelit te korrupsionit ne Shqiperi. Duke komentuar raportin e TIA-s te bere publik dy dite me pare, qe e rendiste vendin tone te 95-in nga 180 shtete, per korrupsionin, Lohan tha se kjo perben nje shqetesim per Shqiperine. I pranishem ne konferencen rajonale per biznesin, kreu i delegacionit te KE-se, tha se rritja e korrupsionit ne Shqiperi eshte nje lajm i keq. "Raporti me i fundit i Transparence International, perben nje lajm te keq per Tiranen. Sic edhe ka evidentuar ky raport, niveli i korrupsionit ne Shqiperi, mbetet mjaft shqetesues",-tha Lohan. Sipas tij, eshte e nevojshme qe te realizohen sa me pare reformat e duhura dhe te behet me shume pune ne luften antikorrupsion. Pervec te tjerave, Lohan permendi edhe faktin se tashme, biznesit i duhet te perballoje edhe kosto te tjera te larta, per shkak te mungeses se Gjykates Administrative. Gjykate e cila nuk ngrihet dhe funksionon per shkak se ne Kuvend, ka mbetur peng miratimi i projektligjit nga bojkoti i opozites socialiste. Duke theksuar faktin se biznesi po demtohet nga mungesa e gjykates, Lohan ngriti serish shqetesimin per mungesen e opozites ne Kuvend. Mungese qe sipas tij, po i sjell dem te madh biznesit ne mosmiratimin e ligjit per "Gjykaten Administrative" si dhe projektligjeve te tjera te rendesishme ne fushen e drejtesise. "Shqiperia dhe vendet e Ballkanit nevojitet qe te thellojne me tej reformat e nisura per te zhvilluar ekonomine, te permiresojne klimen e biznesit dhe te terheqin investimet e huaja", ka deklaruar edhe drejtorja e Bankes Boterore per Shqiperine, Kamila Nuamah, ne konferencen rajonale per reformat dhe biznesin ne Evropen Juglindore. "Askush nuk mund te mohoje se ne te gjithe vendet e rajonit ekziston nje boshllek ndermjet reformave ne leter dhe zbatimit te tyre ne terren. Ky zbatim eshte e rendesishme qe te mberrije deri tek sektori privat, ne te gjithe territorin urban dhe rural te vendit, dhe me nje liberalizim me te madh te ekonomise", tha ajo. Reagimi i Lohan per nivelin e korrupsionit ne Shqiperi, erdhi vetem nje dite pas publikimit te raportit te TIA-s ne Tirane. Ne raport, rezulton se vendi yne ka shkuar dhjete vende me pas, ne luften kunder korrupsionit, krahasuar me nje vit me pare. Piket e marra ne tabelen e bere publike nga perfaqesuesi i TIA-s ne vendin tone, Endri Shabani, Shqiperia renditet e 95-ta nga 180 vende te perfshira, me nje koeficient 3.4 nga 10 qe eshte maksimalja. Ndaj perfaqesuesi i TIA-s, Shabani, i quajti rezultatet e indeksit 2009 shqetesuese.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Nese fitorja, do te ishte si e Pirros
- Protesta, skema per te "pushtuar" sheshin dhe bulevardin
- Greqia: Shqiperia ne BE, brenda 2014
- Bushati: Denoncoj Doshin, po rekruton protestues me leke
- ESI: Shqiperia, ne kohe per vizat
- Rama: Berisha-Meta, shfaqje vulgare
- Rama, ftesa ne Kombinat: Protesta, s'do jete e fundit
- PS: Berisha, dhe pak kohe nga hapja e kutive
- Bumci: Edi Rama ,po perpiqet te pengoje levizjen e lire te shqiptareve ne BE
- Idrizi: Camet, mbeshtetje buxhetit te vitit 2010, qeveria realiste
- "Buxheti, 800 mije shqiptare rritje page e pensioni"
- "Buxheti, mbeshtetje prioriteteve te integrimit"
- Berisha: Rama, harroje s'me imponon koalicion
- Meta: Kapitulli i zgjedhjeve eshte mbyllur
- Bregu: Rama te ktheje PS-ne ne Kuvend, duhet per reformat
|
|