PD: Rama dhe deputetet, ne Kuvend per antikorrupsionin
E Enjte, 19 Nentor 2009
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama bllokon votimin e ligjit per administraten gjyqesore dhe ate per heqjen e imunitetit te zyrtareve, per te fshehur aferat e tij te korrupsionit dhe te varteseve te tij. Kjo ishte kunderpergjigja e Partise Demokratike ndaj akuzave te djeshme te PS-se, ne lidhje me rritjen e perceptimit te nivelit te korrupsionit ne vend. "Korrupsionin e mbron Edi Rama dhe ata qe bllokojne heqjen e imunitetit dhe votimin e ligjit per Gjykaten Administrative. I bejme edhe nje here thirrje Edi Rames dhe deputeteve te tij ndertues, te futen ne Parlament dhe te japin kontributin e tyre perkrah mazhorances ne luften kunder korrupsionit", deklaroi dje zedhenesja e PD-se, Erla Mehilli. Sipas saj, Rama qe e ka kthyer praktiken e marrjes se lejeve te ndertimit, ne praktiken me korruptive dhe abuzuese ne planet, ku njerezve te thjeshte i duhen 400 dite per te marre nje leje ndertimi. Po keshtu zedhenesja e PD-se, theksoi se ishte e udhes qe Rama dhe deputetet e tij ndertues, te futen ne Parlament dhe te japin kontributin e tyre perkrah mazhorances, ne luften kunder korrupsionit.