PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet ( 1 ) Shiko komentet

Kryeministri: Ne do te ulim borxhin dhe deficitin buxhetor


E Enjte, 19 Nentor 2009

Kryeministri Berisha deklaroi se projektbuxheti per vitet 2010-2012 eshte nje projekt i cili garanton stabilitet makroekonomik ne vend. "Ne jemi zotuar te mos rrisim borxhin dhe deficitin buxhetor, por ne kete kundert, t'i ulim ato", theksoi Berisha. Sipas tij, ndonese Shqiperia ende nuk eshte nje vend anetar i Bashkimit Evropian, ajo po zbaton te njejta praktika buxhetore te vendeve anetare te BE-se. "Javen qe shkoi 13 vendeve te BE-se, iu kerkua nga Komisioni Evropian qe te zbresin ne deficitin buxhetor 3 per qind. Me duhet te informoj se ky eshte objektivi qe kemi percaktuar edhe ne, ndonese nuk jemi vend anetar i BE-se", deklaroi Berisha. Sipas tij, serioziteti i qeverise kerkon qe te tregohet kursimtare e pergjegjshme, ne lidhje me sfidat e ardhshme qe e presin vendin. Ne kete kuader, Berisha theksoi se masa e marre se fundmi nga qeveria per shkurtimin me 30% te shpenzimeve te administrates shteterore, eshte absolutisht nje mase unike ne cdo vend te botes.












Komento artikullin | Shiko komentet (1 komente)
Te Tjera nga rubrika