PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet ( 81 ) Shiko komentet

Rama, dere me dere per protesten: Ne shesh me 20 nentor

Denis Dedej
E Enjte, 19 Nentor 2009

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, ftoi dje personalisht qytetaret e Tiranes per t'iu bashkuar protestes se opozites me 20 nentor. Gjate rrugetimit te tij dere me dere ne rrugen "Komuna e Parisit", ne bashkebisedim me qytetare te ndryshem, u ka kerkuar atyre qe te behen pjese e protestes. Kryesocialisti, ne nje komunikim me mediat, reagoi ndaj deklaratave te kryeministrit Berisha gjate mbledhjes se qeverise, duke e cilesuar si demagogji te paturpshme deklaraten e kryeministrit Berisha, kur mohoi kontributin e opozites per anetaresimin ne NATO. "Me paturpesine me te madhe, Sali Berisha po mohon rolin historik te opozites, nderkohe qe edhe ne NATO do te kishim hyre me perpara, nese Sali Berisha nuk do te ishte bere pengese me shembjen e shtetit gjate "pushtimit" te pare te Republikes", deklaroi kryetari i socialisteve. Rama thekoi se ndodhet ne rrugetimin e tij dere me dere, per t'i kerkuar personalisht qytetareve e qytetareve te Tiranes, te gjithe ata qe duan te jetojne te lire dhe te gjithe ata qe dua te kene te drejta te barabarta me pinjollet e familjes ne pushtet dhe me kryefamiljarin, qe e ka kthyer qeverine e Shqiperise dhe shqiptareve, ne nje mjet per pasurimin e tij, t'i bashkohen protestes. Me tej ai theksoi se do iu kerkohet te gjitha bizneseve qe nuk duan te falimentojne ne janar, per shkak te kalimit arbitrar si biznes i madh nen regjimin e taksave te paperballueshme, qe te jene gjithashtu pjese e tubimit te tyre. "Te gjithe te papunet, te gjithe mesuesit, te gjithe mjeket, te gjithe ata qe konsiderohen si qytetare te dores se dyte ne kete vend, te gjithe ata qe sot nuk e gjejne te Maliqi te drejten qe u ka dhene ligji, te gjithe shqiptaret e shqiptaret, me 20 nentor pasdite, ne sheshin "Skenderbej", kane te gjitha arsyet e Zotit dhe te ligjit, per t'i rezistuar ketij pushteti te korruptuar, qe po e zhyt perdite Shqiperine ne nje zullum", komentoi Rama levizjen e tij per t'i kerkuar personalisht qytetareve qe te behen pjese e mitingut. Duke vijuar me tej kritikat ndaj qeverise, ai thote se ky zullum, qe reflektohet edhe ne listen e publikuar nga TIA, ku jemi pas Ugandes, pas Ruandes dhe ne shoqerine e atyre ish republikave sovjetike, te nje korrupsioni dhe nje diktature te pushtetit te parase dhe te parase se pushtetit, model qe ne e refuzojme dhe do ta shperbejme me cdo mjet dhe me cdo cmim. Protesta e shumeperfolur e dates 20 nentor, qe do te zhvillohet nga Partia Socialiste dhe parite e tjera aleate te saj, do te zgjase tre dite. Keshtu pra, protestimi per hapjen e kutive do te filloje diten e premte dhe do te pritet te mbaroje te dielen ne darke. Vendimi eshte marre pak dite me pare nga grupi parlamentar socialist, i cili ishte i pranishem ne qytetin e Fierit, per mitingun e radhes te opozites per hapjen e kutive. Deputetet parlamentare jane porositur qe secili prej tyre te marre me vete rreth 50 mbeshtetes. Deputetet do ndahen ne grupe prej 30 personash, qe do te udheheqin protesten ne dy ditet e para. Qe do te thote, diten e premte nje grup prej 30 deputetesh do te udheheqe protesten deri te nesermen, ku protesten do ta udheheqin 30 deputete te tjere, per te perfunduar me pas ne diten e diel, ku do te mblidhen te gjithe. Por, nuk eshte perjashtuar mundesia qe ne rast se do te kete intensitet edhe perkrahje, protesta te vijoje. Ne kete takim ishin te lajmeruar edhe deputetet te cilet njihen si mendimi kunder ne Partine Socialiste. Por keta te fundit nuk ishin te pranishem, pasi njihen per mendimin e tyre kunder bojkotit dhe protestave.

MOHIMI

"Me paturpesine me te madhe, Sali Berisha po mohon rolin historik te opozites, nderkohe qe edhe ne NATO do te kishim hyre me perpara, nese Sali Berisha nuk do te ishte bere pengese me shembjen e shtetit gjate pushtimit te pare te Republikes",-tha Edi Rama.

POROSIA

Ne Partine Socialiste kane filluar tashme pergatitjet finale per organizimin e protestes se madhe ne kryeqytet. Deputetet jane duke porositur kryetaret e degeve, qe te marrin se paku rreth 200 mbeshtetes ne mitingun e opozites per hapjen e kutive te 28 qershorit.


Komento artikullin | Shiko komentet (81 komente)
Te Tjera nga rubrika