Vasili: Rama, po pengon integrimin e Shqiperise
E Enjte, 19 Nentor 2009
Sekretari i Pergjithshem i Levizjes Socialiste per Integrim, Petrit Vasili, shprehu dje shqetesimin per kursin politik te ndermarre nga opozita. "Ky kurs politik eshte vene vetem ne dispozicion te interesave personale, karrieriste dhe korruptive te kryetarit te Partise Socialiste", deklaroi Vasili. Sipas tij, Shqiperia po ecen perpara ne procesin e liberalizimit te vizave dhe kjo, po vleresohet shume pozitivisht nga partneret nderkombetare duke realizuar endrren e shqiptareve, te cilet nga qytetaret me te izoluar 20 vjet me pare, do te mund te levizin si qytetare normale evropiane. Ai tha se eshte vertete deshperuese qe vetem Edi Rama e perjeton si makth kete arritje kaq te madhe dhe ndersa kohe me pare bente "Kasandren", e thoshte se aplikimi i Shqiperise nuk do te kalonte, sepse nuk ishin realizuar standardet e zgjedhjeve vetem sepse zgjedhjet nuk i fitoi vete dhe sot flet e sikletoset per vonesa. "Eshte e vertete qe Integrimi i Shqiperise duhet te ishte me i shpejte dhe te gjithe kane pergjegjesi per keto vonesa, por Edi Rama eshte njeriu i vetem qe nuk mund te flase per vonesa, pasi per 10 vjet ne Tirane, mezi arriti te pergatise nje gjysme plan rregullimi, por dhe ai ne funksion te interesave te ngushta klienteliste, nderkohe qe duhet ta bente ate qe ne mandatin e pare, dhe ky eshte rekordi shqiptar vonesave", deklaroi sekretari i pergjithshem i LSI. Sipas tij, thirrjeve konstruktive dhe dashamirese te mazhorances per te kontribuar ne kete aksion historik, kreu i PS i pergjigjet me mllef dhe balte. "Kush alarmohet per korrupsion se Shqiperia qenka e 95-ta ne bote, kur ne klasifikimin per procesin e lejeve te ndertimit, bashkia e Tiranes eshte e 173-ta ne bote dhe per kete duhet te reflektoje sa me pare",-tha me tej, Petrit Vasili.
REAGIMI
"Sa per zedhenesin e Berishes kunder opozites le t'ia lere Metes qe e ka pjese te kontrates se "marteses", ku zoti Vasili eshte thjesht nje "krushk" nga ata qe vene ne dasma vetem per te ngrene", reagoi zedhenesja e PS, Armela Imeraj, ndaj deklarates se Petrit Vasilit.