Bregu: BE, statusi me 2010, opozita te hyje ne Kuvend
E Merkure, 18 Nentor 2009
Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu i riberi dje thirrje opozites qe te kthehet ne Kuvend dhe te behet pjese e ligjeve te rendesishme qe pritet te kalojne aty, ne kuader te integrimit te vendit. Sipas Bregut, qytetaret e kane votuar per Edi Ramen ne menyre qe ata te arrijne integrimin dhe jo te bejne hapa mbrapa, ne te ardhmen e tyre. "Une nuk besoj qe qytetaret shqiptare qe kane votuar Edi Ramen, e kane votuar qe ai te dale te flase per nje rruge te vjeter dhe jo per ate te sigurten dhe pa kthim prapa, drejt BE. Shpresoj qe kjo te kuptohet nga eksponentet brenda PS-se, qe arrijne te logjikojne, se permbushja e reformave ka nevoje per pjesemarrjen e opozites", deklaroi Bregu. Pyetesori i Brukselit per marrjen e statusit kandidat do te vije ne dhjetor. Per perkthimin e 15 mije faqeve te ketij dokumentacioni do te destinohet pjesa me e madhe e buxhetit te Ministrise se Integrimit, i cili per 2010 do te jete 296 milione leke. Bregu ka bere te qarte se pala shqiptare do te perpiqet te shkurtoje afatet per fitimin e statusit, i cili sipas te gjitha gjasave do te merret pas 1 viti.
Kryetari i PS: Vota, s'eshte sekret shteteror. Kryeministri na la prapa te gjitheve