PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet ( 5 ) Shiko komentet

Topalli: Vendimi i BE, opozita po humb shansin


E Merkure, 18 Nentor 2009

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, pershendeti dje nga OKB-ja vendimin e Keshillit te Ministrave te BE-se, per kerkesen e Shqiperise per statusin e vendit kandidat. Duke e quajtur nje ngjarje historike, Topalli theksoi se tashme vendi yne arriti ne stacionin me te afert drejt Bashkimit Evropian. Ne kete kuader, Topalli i beri thirrje serish opozites socialiste qe t'i rikthehet aktivitetit parlamentar dhe te mos bojkotoje me. "Eshte nje rast te cilin opozita nuk mund ta humbase. E humbi shansin per te qene ne Parlament, per te kontribuar gjate ketyre dy muajve per t'u bere pjese e kesaj fitoreje. Kjo nuk eshte fitore e te djathtes, kjo eshte fitore e te majteve, e te djathteve, e republikaneve, e LSI-se, e shqiptareve pa parti, e te gjithe shqiptareve", u shpreh Topalli. Sipas saj, deputetet socialiste duhet te kthehen ne Kuvend dhe aty ata do te gjejne hapesirat me te medha te mundshme. "Ne Parlament ne kemi arritur kompromise te jashtezakonshme, une besoj se do te bejme shume pune te rendesishme, por ne menyre te vecante, Parlamenti, si i vetmi institucion qe eshte perfaqesues, duhet te percjelle kontraten qe secili prej deputeteve, i majte apo i djathte ka me qytetaret e tij, me zgjedhesit e tij, ka detyra te medha dhe ketyre detyrave dhe kesaj kontrate nuk mund ti iki askush", vijoi Kryetarja e Kuvendit. Per te disaten here ajo ju drejtua socialisteve, qe te mos humbasin momente te tjera te rendesishme. Nderkohe qe falenderoi deputetet e mazhorances qe kane bere nje pune te vleresueshme gjate ketyre dy muajve ne Kuvend.




Komento artikullin | Shiko komentet (5 komente)
Te Tjera nga rubrika