Barrot: Vizat me Shqiperine do te hiqen ne 2010
E Merkure, 18 Nentor 2009
Zevendespresidenti i Komisionit Evropian, Jacques Barrot ka konfirmuar gjate nje takimi per ceshtjet e brendshme dhe te drejtesise per Ballkanin, ku ka marre pjese edhe ministri i Brendshem shqiptar Lulzim Basha, se Shqiperia ka pershkuar rrugen e duhur per permbushjen e kushteve, lidhur me liberalizimin e vizave. Duke nenvizuar kete fakt, ai shprehu besimin se vizat me Shqiperine do te hiqen ne vitin 2010. Jacques Barrot, komisionier per drejtesine dhe punet e brendshme. "Ne do te dergojme eksperte te Komisionit Evropian dhe te shteteve anetare per te verifikuar qe kushtet jane permbushur, por rruga qe Shqiperia ka pershkuar deri tani tregon, se ne mund te arrijme ne heqjen e vizave ne 2010", deklaroi Barrot. I cili i ka konfirmuar ministrit Basha, se Komisioni Evropian do te dergoje ekspertet e ketij institucioni per te kontrolluar standardet per pasaportat biometrike ne 14 dhjetor. Ndersa kreu i dikasterit te Brendshem, e ka siguruar zevendespresidentin e Komisionit Evropian, se Shqiperia ka bere hapa gjigante ne permbushjen e kritereve teknike te percaktuara ne udherrefyesin per heqjen e vizave. Para nisjes ne Bruksel, ministri Basha deklaroi se ne pergjithesi Shqiperia i ka permbushur te gjitha standardet teknike per heqjen e vizave. Ndersa te henen, europarlamentarja Tanja Fajon, ne nje interviste per TV "Klan", tha se heqja e vizave per shqiptaret ne korrik te vitit 2010 eshte nje realitet, nisur nga ecuria e Shqiperise ne plotesimin e standardeve.