 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
KE: Aplikimi, procedurat per opinionin nisin shpejt
E Merkure, 18 Nentor 2009
Rozeta Rapushi
Komisioni Evropian tha dje, se do te nise menjehere procedurat per te pergatitur opinionin per aplikimin e Shqiperise, per statusin e vendit kandidat ne Bashkimin Evropian. Menjehere sapo ministrat e Jashtem te Bashkimit Evropian pranuan kerkesen e Shqiperise per marrjen e statusit te vendit kandidat, Komisioni Evropian ne Tirane deklaroi se procedurat do te nisin menjehere. Sipas KE-se, qeverise shqiptare do t'i shperndahet shume shpejt, pyetesori prej me shume se dy mije pyetjesh, qe duhet te plotesohen per te vleresuar nese Shqiperia i permbush kriteret per anetaresimin ne Bashkimin Evropian apo jo. Ne deklaraten publike te bere dje, nga zyra e KE-se, drejtuar nga Ambasadori Helmut Lohan, theksohet se pasi te perfundoje faza qe ka lidhje me plotesimin e pyetesorit, ne baze te rekomandimeve te ketij Komisioni, Keshilli i Bashkimit Evropian do te vendose, nese do t'i jape apo jo statusin e vendit kandidat, vendit aplikues. Komisioni Evropian ne Tirane, vlereson se Shqiperia po vijon te perparoje per sa i perket kriterit politik. Nga ana tjeter, KE thekson gjithashtu se vendi yne ka vene ne zbatim sic duhet Marreveshjen e Stabilizim-Asociimit. Megjithate, KE thekson gjithashtu faktin se Shqiperia ne rrugen e saj drejt Bashkimit Evropian, ka ende problem me vendosjen e shtetit ligjor, me luften kunder korrupsionit dhe pavaresine e sistemit gjyqesor. Fusha keto qe Komisioni Evropian, deklaroi se do te kene rendesi te madhe ne pergatitjen e opinionit per aplikimin e Shqiperise per marrjen e statusit te vendit kandidat ne Bashkimin Evropian. Sipas Komisionit Evropian, vendimi i ministrave te Jashtem te BE-se per Shqiperine tregoi edhe njehere konsensusin e rikonfirmuar per procesin e zgjerimit te Bashkimit Evropian. Dy dite me pare, Keshilli i Ministrave te Bashkimit Evropian pranoi zyrtarisht kerkesen e Shqiperise per marrjen e statusit te vendit kandidat ne BE. Keshilli i Ministrave te Bashkimit Evropian, i kerkoi komisionit qe te pergatise menjehere opinionin mbi gatishmerine e vendit per te fituar statusin kandidat ne Bashkimin Evropian dhe hapjen e negociatave per anetaresim. Sipas procedures, Komisioni Evropian do te jete ai qe do te dergoje pyetesorin qindra faqesh per autoritetet shqiptare. Pas kesaj faze do te duhet shume kohe, rreth 18 muaj, qe komisioni te publikoje opinionin per kete ceshtje pas marrjes se pergjigjeve te pyetesorit nga Tirana zyrtare. Me marrjen e pergjigjeve, komisioni do te vleresoje nese Shqiperia eshte apo jo ne gjendje per te kaluar ne fazat e tjera drejt anetaresimit ne Bashkimin Evropian.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Bushati: Denoncoj Doshin, po rekruton protestues me leke
- ESI: Shqiperia, ne kohe per vizat
- Vasili: Rama, po pengon integrimin e Shqiperise
- Rama, dere me dere per protesten: Ne shesh me 20 nentor
- "Per bojkotin, vendosim pas protestes se PS"
- Berisha: Rama, trakte si Gavroshi
- "Shqiperia pa viza brenda 6 muajsh"
- Ina Rama: Buxheti, me shume fonde
- Berisha: Buxheti afatmesem, integrues
- Kryeministri: Ne do te ulim borxhin dhe deficitin buxhetor
- PD: Rama dhe deputetet, ne Kuvend per antikorrupsionin
- Lohan: Korrupsioni, nje lajm i keq
- PS: Berisha leri lajmet me mrekulli, shih korrupsionin
- Berisha: Lejet e ndertimi, jemi prapa me shkurtimin e kohes se miratimit
- Meta, takime me ambasadore Per integrimin ne Evrope
|
|