PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet ( 1 ) Shiko komentet

Meta: Faze e re per marredheniet Shqiperi-BE


E Merkure, 18 Nentor 2009

Vendimi i ministrave te Jashtem te Bashkimit Evropian per t'i hapur rruge statusit kandidat te Shqiperise drejt BE-se, eshte nje inkurajim konkret per reformat qe ka ndermarre vendi yne dhe hap nje faze te re ne marredheniet mes bllokut dhe Shqiperise.

Ky ishte qendrimi i zevendeskryeministrit, njekohesisht ministrit te Jashtem, Ilir Meta ne lidhje me kete vendimin e marre dy dite me pare nga Ministrat e BE-se. Nga ana tjeter Meta, theksoi se ky moment kerkon gjitheperfshirje dhe per kete arsye kerkohet edhe bashkepunimi me opoziten dhe struktura te tjera mbeshtetese ne lidhje me kete proces. "Ky proces padyshim i fton te gjithe te behen me te pergjegjshem, me te arsyeshem, te behen vertet, do te thosha edhe me evropian. Na vjen keq pasi thirrjeve tona, te qeverise por edhe te komunitetit nderkombetar per dialog me institucione, per dialog ne Parlament, nuk mund t'i pergjigjen me thirrje per revansh apo per dhune ndaj institucioneve",-tha Meta. Sipas tij, ky vendim i KE-se ka ardhur pas daljes se raportit te OSBE-ODIHR-it, raport i cili i konsideron zgjedhjet e 28 qershorit si te lira dhe te ndershme. Ministri i Jashtem, theksoi se mazhoranca eshte e hapur per te bere permiresime te metejshme ne legjislacionin zgjedhor dhe per kete e fton opoziten per bashkepunim. "Ceshtja e zgjedhjeve eshte nje kapitull i mbyllur. Ceshtja e permiresimit te metejshem te standardit te zgjedhjeve eshte nje kapitull i hapur dhe qeveria ka qene dhe eshte shume e angazhuar per te perfshire opoziten ne kete proces, madje, t'i jape edhe lidershipin e reformes se ardhshme zgjedhore, ne menyre qe zgjedhjet e ardhshme te jene ne standardet me te larta demokratike evropiane", deklaroi Meta. Nga ana tjeter ai theksoi se protestat jane normale, por koha ne te cilen ndodhet vendi, ka nevoje per bashkepunimin e ngushte pozite-opozite.




Komento artikullin | Shiko komentet (1 komente)
Te Tjera nga rubrika