"Opozita te bashkepunoje, ka merita per BE"
E Merkure, 18 Nentor 2009
Grupi parlamentar i Partise Demokratike e konsideroi dje, nje nga momentet me te rendesishme te integrimit te vendit, vendimin e Keshillit te Ministrave te Bashkimit Evropian, qe pranoi me unanimitet kerkesen e Shqiperise per statusin e kandidatit. Kryetari i ketij grupi, Astrit Patozi, deklaroi se ky vendim eshte konfirmimi i plote i vleresimit per reformat e gjithanshme te mazhorances, qe drejton vendin dhe qeverise se saj, si dhe nje garanci per cdo qytetar shqiptar se Shqiperia po ecen me shpejtesi ne drejtimin e duhur. Por sipas Patozit, ky vendim mbi te gjitha eshte nje vleresim dhe nje ricertifikim i qarte i zgjedhjeve te lira dhe te ndershme te 28 qershorit. Ne kete kuader Patozi kerkoi qe opozita t'i pergjigjej thirrjes se sinqerte te mazhorances per t'u kthyer ne Kuvend dhe per te kontribuar aty per reformat e rendesishme qe e presin vendin ne kuader te integrimit. "Duke e konsideruar ate si nje lajm te jashtezakonshem per cdo qytetar te ketij vendi, do te deshironim qe kete gezim ta ndanin edhe me opoziten, te ciles i duhet njohur merita e vet, per bashkepunimin ne reformat e medha", deklaroi Patozi, i cili ka bere thirrje qe opozita te nderprese bojkotin dhe te marre te gjitha pergjegjesite.