Rama: Vendimi i BE per kerkesen, lajm i mire por i vonuar
E Merkure, 18 Nentor 2009
Denis Dedej
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, e konsideroi dje vendimin e Bashkimit Evropian per pranimin e shqyrtimit te kerkeses se Shqiperise per statusin e vendit kandidat, si lajm te mire por te vonuar. "Bashkimi Evropian i hapi rruge procedures se aplikimit te Shqiperise, per te marre statusin e vendit kandidat. Padyshim eshte nje lajm i mire per ne te gjithe, edhe pse si te gjitha lajmet qe vijne nga Evropa per Shqiperine eshte i vonuar, jo per shkak te evropianeve a shqiptareve, por per shkak te atyre qe keqqeverisin Shqiperine", komentoi Rama. Deklarata e tij u be gjate nje takimi me veteranet per 65-vjetorin e clirimit te kryeqytetit. Duke vijuar me tej fjalen e tij, ai tha se ndonese eshte lajm i mire vendimi i BE, jemi te vonuar edhe ne aspektin e levizjes pa viza. "Kemi mbetur te fundit ne Ballkan, qe ende nuk levizim dot pa viza dhe ata qe na keqqeverisin e quajne sukses qe Evropa shume bujare ne kete rast, nuk na e kthen megjithate kurrizin, edhe pse jo qytetaret, por pushtetaret s'kane bere ende detyrat e kahershme te shtepise", deklaroi lideri i selise roze. Ai nenvizoi se jemi po ashtu shume te prapambetur, me te vonuarit nga te tere, edhe ne kete provim ku kemi hyre me ne fund, pasi kemi pritur tek dera me shume se gjithe te tjeret per faj te atyre qe na keqqeverisin. Sipas tij, prape ata qe na keqqeverisin e quajne sukses, qe me ne fund miqte evropiane na pranuan te hyjme ne provim, nderkohe qe pushtetaret padyshim duhet te japin llogari, qofte per vonesen me vizat e qofte per kete tjeter vonese. "Por nderkohe, me keq akoma, kemi mbetur kaq larg Evropes ketu brenda, ne atdheun tone, ku sot lirite e te drejtat kercenohen e shkelen si s'ka me keq, duke filluar nga liria e te gjitha lirive, ajo e votes; nga e drejta e te gjitha te drejtave; ajo e numerimit te ndershem te votes", vleresoi kreu i PS. Ai nenvizoi faktin se lirite kushtetuese e barazia mes njerezve perpara ligjit, jane ne fakt vlerat reale te antifashizmit e antikomunizmit, njekohesisht vlerat e Botes se Lire te popujve te lire qe jetojne edhe brenda Bashkimit Evropian. Ne fund te fjales se tij, Rama theksoi se shume me teper nga c'eshte bere deri sot, mbetet per t'u bere, ne menyre qe nderimi i veprave te medha patriotike e i vete protagonisteve te lavdishem te historise shqiptare te se shkuares, duke filluar nga martiret e luftes kunder diktatures fashiste, e po ashtu edhe martiret e vrare nga diktatura komuniste, te mos mbetet thjesht nje nderim ceremonial per te shkuaren. "Por te jete njekohesisht edhe vijimi i atyre veprave, permes reflektimit ne jeten e punen tone, te vlerave qe na mblodhen ketu, ne emer te lirive e te te drejtave qe u mbrojten me jete njerezish e qe s'mund te mungojne asnjehere ne jeten e njerezve e te shoqerive te lira", perfundoi fjalen Edi Rama.