Haxhinasto: Vendimi i BE, njohje e reformave te Shqiperise
E Merkure, 18 Nentor 2009
LSI eshte shprehur se vendimi i Keshillit Evropian, eshte nje njohje e vullnetit dhe ne menyre te vecante e progresit te arritur nga Shqiperia, ne procesin e integrimit evropian te reformave te realizuara dhe atyre ne proces ne drejtim te forcimit te demokracise te ekonomise se tregut dhe te lirive e te drejtave te qytetareve. "LSI vlereson te gjithe ata faktore politike e institucionale, qe kane kontribuar ne marrjen e ketij vendimi pozitiv nga ana e Keshillit te Ministrave te Evropes. Kjo eshte nje faze e re, me e larte e marredhenies se Shqiperise me BE qe kerkon pergjegjesi politike nga te gjithe aktoret politike ne vend qe kane si objektiv integrimin e vendit dhe levizjen e lire te shqiptareve", deklaroi Haxhonasto, nenkryetar i LSI-se.