PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Meta: Antikorrupsioni, lufta pa dallim politik


E Merkure, 18 Nentor 2009

Lufta kunder korrupsionit duhet te behet pa asnje dallim politik. Ky ishte reagimi i kryetarit te Levizjes Socialiste per Integrim, njekohesisht zevendeskryeministrit, Ilir Meta ndaj raportit te djeshem te Transparence International i cili e rendiste Shqiperine, si nje nder vendet e fundit ne rajon per sa i perket korrupsionit. Sipas Metes, lufta e ashper ndaj korrupsionit eshte e nevojshme per nje vend qe pret investitore te huaj, si Shqiperia. "Kjo do te jete nje lufte pa asnje dallim politik, e cila do te behet ne emer te forcimit te ligjit, te forcimit te shtetit te se drejtes dhe ne jemi per ndertimin e nje vendi evropian, cka do te thote me shume siguri per biznesin per investitoret dhe njekohesisht me shume sherbime cilesore dhe transparente per te gjithe", deklaroi Meta. Sipas tij, nje goditje e forte ndaj ketij fenomeni do te reduktonte ne menyre te ndjeshme vazhdimin e tij dhe abuzimin me te ardhurat e taksapaguesve shqiptare. Po keshtu, Meta deklaroi se fillimisht LSI eshte e angazhuar ne radhe te pare per te luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe me pas vijimin e integrimit te vendit.

Ftoj prokurorine te veproje fort

Prokuroria duhet te veproje pa asnje keqardhje ndaj cdo personi, i cili shkel apo injoron ligjin. Ky ishte mesazhi qe dha zevendeskryeministri, Ilir Meta i pyetur dje ne lidhje me arrestimin e keshilltarit te ministrit te Ekonomise, Edmond Belegu per korrupsion dhe abuzim. "Ndaj cilitdo qe abuzon me detyren, qe shkel ligjet, une ftoj drejtesine, prokurorine, te veproje pa asnje keqardhje, sepse ne duhet t'i japim fund kultures se papergjegjshmerise ne ushtrimin e detyres, apo te injorimit te ligjit nga cilindo", deklaroi Meta. Sipas tij, institucionet e zbatimit te ligjit jane te ftuara qe te veprojne ndaj cilitdo zyrtari te larte te LSI, PD, PS, pushtetit vendor, te cdo partie tjeter apo pa parti.










Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika