PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet ( 350 ) Shiko komentet
Berisha: Rama, eja behu pjese e fitores

Berisha: Rama, eja behu pjese e fitores

Fatjona Mejdini
E Merkure, 18 Nentor 2009

Qeveria ndan detyrat dhe nis punen ne lidhje me perfitimin ne nje kohe sa me te shkurter te statusit te vendit kandidat, ne Bashkimin Evropian. Kryeministri Berisha ne nje mbledhje jashte radhe te qeverise, i ftoi ministrat te nisnin koordinimin e punes per t'ju pergjigjur ne menyre sa me te shpejte kerkesave te Komisionit Evropian, te cilat pritet te fillojne me plotesimin prej rreth 4 mije pyetjeve te pyetesorit per statusin e vendit kandidat. Sipas Berishes, vleresimi i madh i ardhur nga vendet e BE-se per progresin ne Shqiperi, eshte nje detyrim i madh dhe pergjegjesi per qeverine shqiptare. Ne kete kuader ai deklaroi se e ftonte opoziten per te bashkepunuar dhe per t'u bere pjese e ketij procesi te rendesishem. "Komuniteti nderkombetar na dha ne nje besim ne paradhenie me anetaresimin ne NATO. Ata krijuan besimin e plote tek perkushtimi yne dhe ne per kete besim beme cdo gje, bashkepunuam ngushte me opoziten", deklaroi Berisha. Ne menyre te vecante, Kryeministri pershendeti edhe qendrimin e Rames ndaj ketij vendimi te rendesishem te BE-se, por theksoi se nuk mund te behen dy lexime per gjerat themelore. "Jane reformat ne fushen politike ato qe bene te mundur vendimin e djeshem. Per keto reforma do te vleresoja si percaktuese apo si reforme te te gjitha reformave, reformen zgjedhore. Gezohem qe sot kryetari i PS e pershendeti kete vendim. I ofroj dhe njehere te gjithe disponibilitetin dhe gatishmerine time dhe te qeverise per te bashkepunuar ngushte me opoziten", theksoi Berisha. Ne kuader te masave energjike drejt statusit te vendit kandidat ne Bashkimin Evropian, Berisha premtoi se qeveria shqiptare do te arrinte t'i kthente pergjigje pyetjeve brenda dy muaj. "Ne fund te shkurtit do te dorezojme pyetesorin me pergjigjet ne rast, se na e sjellin ne fund te dhjetorit", premtoi kryeministri. Zevendesministrja e Integrimit, Jorida Tabaku e pranishme ne mbledhjen e djeshme informoi ministrat ne lidhje me hapat qe po merreshin dhe strukturat qe po ngriheshin ne lidhje me kete proces. "Grupet nderinstitucionale te punes lidhen nje me kriterin politik, dy me kriterin ekonomik dhe 33 grupe te tjera per secilin prej kapitujve te pyetesorit. Keto grupe do te funksionojne jo vetem gjate dhenieve te pergjigjeve te pyetjeve te pyetesorit, por njekohesisht edhe gjate procesit te negocimit", informoi zevendesministrja e Integrimit. Sipas saj, do te jene gjithsej 50 perkthyes, te cilet ne nje strukture te posacme do te pergjigjen per pyetjet. Nga ana e tij, Berisha deklaroi se pervec numrit 50 te perkthyesve do te shtohen edhe 40 perkthyes te tjere, te cilet aktualisht jane pjese e institucioneve qendrore ne vend. Po keshtu Berisha deklaroi se zevendeskryeministri, njekohesisht ministri i Jashtem, Ilir Meta do te jete koordinatori kryesor i ketij procesi, qe do te bej lidhjen edhe me institucionet e tjera te shtetit te cilat duhet te jene pjese e ketij procesi te rendesishem. Ne fjalen e tij, Meta theksoi se qeveria shqiptare tashme hapte nje kapitull te ri ne marredheniet e saj me bashkimin Evropian dhe se ky vendim kishte arritur t'i bente te gjithe optimist per te ardhmen evropiane te vendit.



Manuali

Kryeministri kerkoi dje nga ministria e Integrimit nje manual te termave per sa i perket procesit te perkthimit te fjaleve kyc te pyetesorit. Sipas Berishes, me pasjen e nje dokumenti te tille, puna per perkthyesit shqiptare do te behej edhe me e lehte dhe per pasoje procesi do te ecte me shpejtesi. Pala shqiptare pritet te kete edhe asistence te vecante nga KE dhe nga vendet e rajonit ne lidhje me menyren sesi duhet ti pergjigjet pyetesorit te BE-se.






Komento artikullin | Shiko komentet (350 komente)
Te Tjera nga rubrika