PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet ( 29 ) Shiko komentet

TTIA: Korrupsioni, Shqiperia hapa prapa

Rozeta Rapushi
E Merkure, 18 Nentor 2009

Shqiperia ben hapa prapa ne luften kunder korrupsionit. Transparence International Albania, beri publik dje raportin per nivelin e korrupsionit ne bote per vitin 2009, ku rezulton se vendi yne ka shkuar dhjete vende me pas, ne luften kunder korrupsionit, krahasuar me nje vit me pare. Ne kete raport, Shqiperia nuk vleresohet as me noten 4. Piket e marra ne tabelen e bere publike nga perfaqesuesi i TIA-s ne vendin tone, Endri Shabani, Shqiperia renditet e 95-ta nga 180 vende te perfshira me nje koeficient 3.4 nga 10 qe eshte maksimalja. "Ne teresi, rezultatet e indeksit 2009 jane shqetesuese. Ato tregojne se korrupsioni vazhdon te jete aty ku qeveriset pa transparence, aty ku institucionet kane nevoje ende per forcim dhe ku qeverite nuk kane zbatuar kuadrin ligjor antikorrupsion", u shpreh Shabani. Sipas tij, nga shkalla e vleresimit nga 10 tek 0, perkatesisht nga niveli me i ulet i korrupsionit ne nje vend qe eshte shume i korruptuar, Shqiperia eshte vleresuar me nje koeficient prej 3.2. Shabani theksoi se Shqiperia, eshte vendi i parafundit ne rajonin ballkanik si vendi me i korruptuar, duke lene pas vetem Bosnje-Hercegovinen. Sipas TIA-s, beteja antikorrupsion, mbetet nje sfide per qeverine, parlamentin, gjyqesorin, dhe institucionet e tjera te administrates publike. "Zbatimi i strategjise antikorrupsion nga ana e qeverise reformimi gjyqesor, dhe dalja nga apatia e mosndeshkimit ligjor te rasteve korruptive jane nje sfide e madhe per politiken dhe pushtetin ligjor. Mungesa totale e transparences se partive politike mbetet nje problem serioz", vijoi Shabani, duke shtuar se ceshtjet e dyshuara per korrupsion jane nje sfide per te vertetuar pavaresine e e profesionalizmin e gjyqesorit. Perfaqesuesi i TIA-s ne Tirane, theksoi faktin se reforma ne sistemin gjyqesor dhe ne pushtetin ligjor, eshte nje sfide e madh per Shqiperine. Nderkohe qe shtoi faktin se shqetesuese mbetet edhe mungesa e transparences se fondeve te partive politike. Ne vendet e para ne listen prej 180 shtetesh, me nivelin me te ulet te korrupsionit, renditen Zelanda e Re, Danimarka, Singapori dhe Suedia. Nderkohe vendi yne ngelet edhe prapa vendeve afrikane, si Ruanda, Maroku etj. Ne fund te listes renditen vende si Afganistani dhe Somalia. "Korrupsioni kerkon mbikeqyrje te forte nga Parlamentet, dhe krijimi i nje agjencie antikorrupsioni te pavarur, te kontrolluar ashtu sic duhet, te zbatoje ligjet, te kete transparence ne buxhetet publike, te ardhurat, si edhe hapesire per mediat e pavarura dhe nje shoqeri civile te gjalle",-tha kreu i TIA-s Huguette Labelle.



Renditja e vendeve te Ballkanit sipas indeksit

Shqiperia renditet ne vendin e 95-te ne indeksin e korrupsionit me koeficient 3.4

Nje vit me pare renditej ne vendin e 85-te

Shqiperia, e parafundit ne tabelen per korrupsionin ne vendet e Ballkanit.

Kroacia renditet ne vendin e 66 me koeficient 4.1

Mali i Zi renditet ne vendin e 69 me nje koeficient 3.9

Rumania, Greqia e Maqedonia dhe Bullgaria renditen ne vendin e 71 me nje koeficient 3.8

Serbia eshte pozicionuar ne vendin e 83 me koeficient 3.5

Shqiperia renditet ne vendin e 85 me koeficient 3.4

Bosnje Hercegovina, e pozicionuar ne vendin e 99 me koeficient 3



"Renia ne rang nderkombetar e Shqiperise eshte lajm i keq, duhen masa urgjente"

Menjehere pas publikimit te raportit te TIA per korrupsionin ne bote, kane reaguar ambasadoret evropiane. Sipas njoftimit te dale nga ambasada gjermane, nenshkruar nga ambasadori Borshard, ambasadoret e Danimarkes, Frances, Gjermanise, Holandes, Mbreterise se Bashkuar, dhe i Ngarkuari me Pune i Suedise jane njohur me Indeksin e Perceptimit te Korrupsionit 2009 te publikuar nga Transparence International me 17/11/2009. Ky sondazh, sipas tyre, eshte konsideruar si indeksi me i besueshem per matjen e korrupsionit ne nivel nderkombetar. Ata deklarojne unanimisht: "Renia ne rang nderkombetar e Shqiperise eshte lajm i keq. Ne shpresojme se kjo renditje do te inkurajoje fuqishem Shqiperine per te implementuar ne menyre urgjente masa per ndryshimin e kesaj tendence dhe per te treguar rezultate konkrete ne luften kunder korrupsionit ne te gjitha nivelet. Kjo do te jete thelbesore per te cuar para integrimin e Shqiperise ne BE dhe per permiresimin e mjedisit te biznesit per te terhequr me shume investime nderkombetare te nevojshme. Ambasadoret perseriten gatishmerine e qeverive te tyre per te vijuar mbeshtetjen e Shqiperise ne kete lufte kunder korrupsionit".

PD: Bashkia e Tiranes, fajtore per korrupsionin

Partia Demokratike akuzoi dje bashkine e Tiranes, si kontribuuesen kryesore te rritjes se nivelit te korrupsionit ne vend. Ne nje deklarate per shtyp, zedhenesja e kesaj partie, Erla Mehilli deklaroi se praktikat korruptive te bashkise se Tiranes me lejet e ndertimit, kane cuar ne kete nivel korrupsioni. "Fatmiresisht kjo praktike korruptive merr fund dhe Shqiperia do te ngjise me shpejtesi shkallet e suksesit, mbasi ne muajt e ardhshem hyn ne fuqi ligji i ri i Urbanistikes, qe percakton afatin 45 ditor per dhenien e nje lejeje dhe parimin "heshtja eshte miratim", deklaroi Mehilli. Sipas saj, ne kete menyre do te bjere edhe "keshtjella" e fundit e korrupsionit ne Shqiperi, qe eshte bashkia e Tiranes.

PS: Korrupsioni, perhapje dramatike nga Familja e PD

Partia Socialiste e konsideroi dje raportin e TIA, mbi indeksin e Korrupsionit, si vertetim te shqetesimeve te vazhdueshme te shprehura nga media, opinioni publik, dhe nga PS, mbi perhapjen dramatike te korrupsionit ne vendin tone. Deputeti socialist, Sajmir Tahiri akuzoi qeverine se nuk ka bere asgje per te luftuar korrupsionin. "Pra Shqiperia e Saliut, Shkelzenit, Argites, Fazllicit, Delijorgjit, Rrahmanit, Lulzim Bashes, Sokol Olldashit, Fatmir Mediut, Fari Balliut, dhe e tufes mafioze qe sot qeveris ne Republiken Personale e Familjare te Sali Berishes, ka degraduar ne spiralen e rrezikshme te korrupsionit elitar per shkak te atyre qe sot gjenden te veshur me imunitetin familjar, ministror e parlamentar e qe komandohen e mbrohen prej Sali Berishes", theksoi Tahiri






Komento artikullin | Shiko komentet (29 komente)
Te Tjera nga rubrika