PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet ( 1 ) Shiko komentet

BE: Vizat, Shqiperia ka bere progres


E Marte, 17 Nentor 2009

Rozeta Rapushi

Shqiperia ka nje mundesi reale per te perfituar heqjen e regjimit te vizave me vendet e Bashkimit Evropian, ndaj autoritetet shqiptare duhet te jene me aktive, ne realizimin e standardeve. Ky ishte vleresimi i bere dje ne konferencen "Regjimi pa viza per Shqiperine, hapat e fundit" nga Ambasadori i Komisionit Evropian, Helmut Lohan. "Qeveria duhet te tregoje angazhimin maksimal ne realizimin e strategjive te hartuara ne kuader te integrimit evropian te vendit. Qeveria duhet te shkoje pertej miratimit te strategjive dhe legjislacionit ", u shpreh Lohan. Sipas tij, nje vemendje te vecante duhet t'i kushtohet nga ekzekutivi, bashkepunimit nderinstitucional si per shembull me prokurorine, bashkepunim i cili duhet te karakterizohet nga nje fryme mirekuptimi dhe jo konkurrence. Lohan vleresoi se Shqiperia ka bere progres, ne menyre te vecante ne sigurimin e dokumenteve te identitetit, duke shtuar se vijueshmeria e reformave do te ndiqet hap pas hapi nga Bashkimi Evropian. "Hyrja ne Bashkimin Evropian nenkupton investime. BE kerkon nje konsolidim te shtetit demokratik. Ne do te ndjekim cdo hap qe do te hedhe Shqiperia", beri te qarte Lohan. Njeheresh ai tha se KE, vlereson faktin e vemendjes se posacme qe qeveria shqiptare i ka kushtuar reformave qe realizojne objektivin per regjim te liberalizuar te vizave. Ne kete kuader, edhe eurodeputetja Tanja Fajon e ftuar ne konference, inkurajoi qeverine te punoje sa me shume ne realizimin e reformave. Sipas saj, numri i madh i votave ne favor te Shqiperise dhe Bosnje-Hercegovines, qe te perfshihen ne listen e bardhe te vendeve per procesin e liberalizimit te vizave, deshmoi mbeshtetjen qe Parlamenti Evropian i ofron ketyre vendeve ne procesin e liberalizimit te vizave. "Procesi i liberalizimit te vizave eshte nje proces qe kerkon nje pune reale nga te gjithe aktoret e perfshire ne te",-tha Fajon, duke i bere keshtu thirrje opozites qe te marre pjese ne kete proces. Sipas saj, Parlamenti Evropian po shpreh gjithnje e me shume shqetesimin per mungesen e dialogut ne Shqiperi. "Shqiperia nuk eshte me e izoluar. Ne jemi te shqetesuar per mungesen e dialogut midis opozites dhe mazhorances ne Parlament. Jemi te shqetesuar per bojkotin e opozites", u shpreh Fajon. Eurodeputetja shprehu gatishmerine e saj per te punuar ne kete drejtim edhe ne te ardhmen, por kerkoi nga aktoret shqiptare argumente te forta ne mbeshtetje te liberalizimit te vizave per qytetaret shqiptare. Konferenca vijoi me diskutime te hapura ku te ftuarit ndane pikepamjet e tyre lidhur me fazen ku eshte aktualisht Shqiperia ne permbushjen e standardeve dhe cilat jane sfidat ne te ardhmen.




Komento artikullin | Shiko komentet (1 komente)
Te Tjera nga rubrika