PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet ( 1 ) Shiko komentet

Fajon: Shqiperia pa viza ne BE, ne mesin e vitit 2010


E Marte, 17 Nentor 2009

Eurodeputetja Tanja Fajon, u shpreh dje shume optimiste se vendimi per liberalizimin e vizave mes Shqiperise dhe Bashkimit Evropian, do te jepet ne mesin e vitit te ardhshem. Ne nje interviste per televizionin "Klan", Fajon shpjegoi te gjitha hapat dhe detyrat qe i kane mbetur Shqiperise per te realizuar drejt liberalizimit te plote te vizave. Sipas Fajon, BE duhet te shohe se nga Shqiperia nuk po humbet asnje minute kohe, ne realizimin e reformave dhe autoritetet duhet te permbushin detyrimet e mbetura, sa me pare qe te jete e mundur. Fajon theksoi se te gjithe qytetaret e vendeve te Ballkanit Perendimor duhet te levizin lirisht ne Bashkimin Evropian, ndaj dhe loboi per perfshirjen e Shqiperise dhe Bosnje-Hercegovines, ne listen e bardhe te vendeve qe do te perfitojne liberalizim te vizave. Fajon vleresoi progresin e bere nga qeveria shqiptare muajt e fundit, duke theksuar edhe faktin se ka ende pune, ne luften kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar.

Zonja Fajon, ju jeni nje nder zerat me te forte te PE-se qe mendoni se KE, duhet te heqe vizat me te gjitha vendet e Ballkanit Perendimor. Pse besoni ne nje qendrim te tille?

-Besoj fort, se te gjithe qytetaret e vendeve te Ballkanit Perendimor, kane te drejten te levizin lirisht ne Bashkimin Evropian. Une vij nga Sllovenia, disa qindra kilometra prej ketej dhe eshte e veshtire te kuptosh sot, se te rinjte apo ata qe nuk kane shume para, nuk kane te drejte te udhetojne te lire ne Evrope. Mendoj se ne nuk duhet te vendosim mure te reja per vendet e Ballkanit Perendimor, por fatkeqesisht i kemi. Se fundmi festuam 20 vjetorin e renies se Murit te Berlinit dhe nga ana tjeter, kemi keto ndarje me vendet e Ballkanit Perendimor. Paralajmerova fort Parlamentin Evropian, se nuk eshte e drejte qe Shqiperia dhe Bosnja, u lane jashte ketij raundi te pare te liberalizimit te vizave, sepse ne bejme ndarje te reja mes njerezve dhe se fundmi, ne vendosim mbi fatin e tyre t'u japim mundesi per te udhetuar te lire. Ndoshta sepse une vij nga rajoni, e kuptoj me mire kete. Shqiperia ishte nje nga vendet me te izoluara dhe besoj se qytetaret e ketij vendi, do te kene sa me shpejt te jete e mundur, mundesine per te udhetuar pa viza.

Keni nje opinion mbi te gjitha perpjekjet e qeverise, ne permbushjen e detyrimeve te udherrefyesit per vizat?

-Pata keto dy dite shansin per te folur me perfaqesues te qeverise, ministrin e Jashtem, kryeministrin dhe mora garanci te plote, se qeveria po ben shume ne kete drejtim. Progresi i arritur ne muajt e fundit, u njoh dhe nga Komisioni Evropian. Por shume gjera duhet te behen gjithashtu. Shumica ne fushen e luftes ndaj korrupsionit dhe krimit te organizuar. Mendoj se vendi ka akoma per te bere disa perpjekje konkrete dhe besoj se kushtet dhe afatet e vendosura nga Komisioni Evropian, do te permbushen ne fillim te vitit qe vjen. Eshte e rendesishme qe vendi te kete te njejtat qellime, ky eshte procesi i liberalizimit te vizave vetem duke punuar se bashku me dialog demokratik, eshte e mundur qe rezultatet te ndikojne jeten e qytetareve.

Pra ju mendoni se ne kete proces eshte po aq i rendesishem edhe roli i opozites?

-Mendoj se eshte e rendesishme te kete dialog parlamentar. Nuk eshte e dobishme qe palet nuk po vendosin dialogun dhe komunikimin, m'u shpjegua se disa ligje qe presin ne Parlament, kerkojne nje mazhorance prej 3/5 per miratim ndaj dhe ju, keni nevojen e opozites. Dhe jo vetem per kete, eshte e rendesishme te keni ne Parlament cdo njerin prej tyre prezent, njerezit qe kane zgjedhur qytetaret. Pra eshte i rendesishme dialogu dhe funksionimi demokratik i institucioneve.

Zonja Fajon, besoni se mesi i vitit 2010 do te shenoje dhe marrjen e vendimit per liberalizimin e vizave mes Bashkimit Evropian dhe Shqiperise?

-Mendoj se eshte realiste. Ndoshta jam me shume optimiste per shkak te karakterit tim. Mendoj se eshte realiste, per te pritur qe kjo te ndodhe. Por edhe nje here, per kete eshte e nevojshme qe vendi te kete te gjitha rezultatet ne fillim te vitit qe vjen. Nese ky nuk eshte rasti, do te humbet kohe. Nga ana jone ne nuk do te humbasim kohe. Mendoj se ka nje angazhim te forte nga Keshilli, Komisioni e Parlamenti me hyrjen ne fuqi dhe te Traktatit te Lisbones, qe te bejme gjithcka per te mos humbur kohe. Por autoritetet duhet te permbushin ne kohe edhe ato detyrime te mbetura sa me pare te jete e mundur.




Komento artikullin | Shiko komentet (1 komente)
Te Tjera nga rubrika