PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Berisha-Fajon: Vizat, plotesojme te gjitha kerkesat


E Marte, 17 Nentor 2009

Ne veren e vitit te ardhshem, shqiptaret do te kene mundesi te levizin te lire pa viza ne vendet e Bashkimit Evropian. Kjo ishte deklarata qe europarlamentarja Tanja Fajon, beri gjate takimit qe zhvilloi paraditen e djeshme me kryeministrin Berisha. Sipas saj, miratimi i kesaj kerkese pritet te behet, pas inspektimit qe delegacionet e KE-se do te bejne ne Shqiperi, per te pare nga afer progresin e bere ne fushat e kerkuara. "Komisioni Evropian, do te dergoje nje delegacion ne Shqiperi brenda ketij viti per te pare hapat qe ka bere vendi dhe une uroj, dhe jam e bindur qe brenda marsit te vitit tjeter te gjitha kerkesat dhe kriteret do te arrihen, ne menyre qe ne veren e vitit te ardhshem shqiptaret te mund te levizin pa viza", deklaroi perfaqesuesja e PE-se, Fajon. Europarlamentarja deklaroi se ajo e shikonte ne menyre te qarte vendosmerine e qeverise per te arritur kriteret dhe standardet e kerkuara, per liberalizimin e shpejte te vizave per shqiptaret. Nga ana e tij, kryeministri Berisha deklaroi se ai i ndihej mirenjohjes Fajon, per lobimin e saj ne drejtim te pershpejtimit te liberalizimit te vizave me Shqiperine. Po keshtu, kryeministri u shpreh se qeveria qe ai drejtonte do te plotesoje cdo kerkese per liberalizmin e vizave, pasi levizja e lire ishte nje enderr per qytetaret shqiptare. Berisha theksoi se qeveria shqiptare e sheh integrimin e vendit, si nje proces bazuar ne performancen ne permbushjen e kritereve te kerkuara dhe nje proces ne te mire te qytetareve te saj.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika