PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

"Vendimi i Brukselit, vleresim per reformat"


E Marte, 17 Nentor 2009

Pas anetaresimit te Shqiperise ne NATO, vendimi i djeshem i ministrave te Jashtem te 27 vendeve anetareve te BE-se per ti hapur rruge statusit kandidat te Shqiperise eshte ngjarja e dyte me e madhe ne historine pluraliste te Shqiperise. Ky ishte vleresimi qe beri dje kryeministri Berisha, gjate nje konference per shtyp ne lidhje me kete vendim te rendesishem. Sipas Berishes, vendimi i Brukselit ishte nje vleresim per suksesin e reformave ne vend dhe demokracine shqiptare dhe perpjekjeve te qeverise shqiptare per te arritur keto rezultate ne rrugen e saj drejt BE-se. "Ky vendim eshte vleresimi me i madh qe i behet demokracise shqiptare, perpjekjeve te medha te qeverise shqiptare, institucioneve te vendit, per ndertimin e demokracise dhe ekonomise se tregut ne kete vend, suksesin e reformave te gjithanshme te qeverise qe une drejtoj", deklaroi Berisha, duke e lidhur kete vendim edhe me vullnetin e shqiptareve per te qene pjese e BE-se. Sipas tij, ky vendim ka ardhur si rezultat i reformave te thella, luftes kunder krimit dhe korrupsionit dhe zgjedhjeve te lira dhe te ndershme, te cilat shqiptaret i zhvilluan ne 28 qershor te ketij viti. "Ne fillim te prillit te ketij viti, ne NATO dhe tani, ne nje hark kohor te shkurter, vetem pas 8 muajsh, vendimin tjeter historik, per te nisur konsultimin me Komisionin Evropian per statusin e vendit kandidat, apo anetaresimin e Shqiperise ne Bashkimin Evropian", deklaroi Berisha. Ai falenderoi te gjitha vendet anetare te BE-se per kete mbeshtetje te madhe per Shqiperine.

Berisha: "Do te mbledh qeverine per te percaktuar hapat per negocimin"

Interesimit te gazetareve nese ka qeveria nje afat te percaktuar se kur do te mund te marre Shqiperia statusin e vendit kandidat, pra pasi te vije edhe pyetesori dhe per te nisur negociatat per anetaresim, Berisha i eshte pergjigjur se ne mbledhje qeverie sot do ta diskutoje nje gje te tille. "Komisioni duhet te pergatise pyetesorin. Neser (sot), do te kete nje mbledhje qeverie shume te rendesishme per te percaktuar nje qendrim sa me serioz, sa me te pergjegjshem, sa me kompetent. Jane trajnuar stafet, perseri do te trajnohen stafe, do te marrim edhe keshilltare qe te na ndihmojne. Jane mijera pyetje dhe mbi bazen e kesaj, ky proces do te ece. Une gjithnje e mat procesin te bazuar ne performancen. Ky eshte interesi me i mire i shqiptareve dhe une per kete zotohem. Une do te bej cdo perpjekje qe ne ta meritojme dhe do ta meritojme", deklaroi Berisha.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika