Berisha: Gati te takohem me Ramen
E Marte, 17 Nentor 2009
Fatjona Mejdini
Jam i gatshem te takohem ne cdo moment me kryetarin e Partise Socialiste, Edi Rama ne menyre publike ose jo, per vazhdimin e reforma te rendesishme, qe i duhen vendit. Ky ishte qendrimi qe mbajti dje kryeministri Berisha, teksa pershendeti vendimin e marre nga ministrat e Jashtem te Bashkimit Evropian, te cilet i hapen rrugen dje statusit kandidat te Shqiperise. "Une kam komunikuar dhe do te komunikoj ne menyre te panderprere jo vetem me zotin Rama, por me cdo faktor, me cdo qytetar dhe me cdo udheheqes te ketij vendi, privatisht dhe publikisht. Nuk mund te nderpres komunikimin me nje kryetar te nje partie kryesore opozitare, me te cilin kam nje arkiv shume pozitiv bashkepunimi", deklaroi Berisha, dje ne konferencen per mediat, duke iu pergjigjur keshtu edhe pyetjeve per bashkepunimin mes dy forcave me te medha politike. Por kreu i ekzekutivit, pavaresisht se pohoi faktin qe ishte i hapur per dialog ne cdo moment, theksoi se nuk mund te diskutonte me Ramen ceshtje te cilat rrenonin themelet e demokracise, sic ishte shkelja e vendimeve te dhena nga gjyqesori. Sipas Berishes, pavaresia e gjyqesorit eshte garantuar me Kushtetute dhe ai nuk mund te nderhynte ne vendimet e tyre, kundrejt asnje cmimi. "Une mbetem i hapur per nje spekter te gjere bashkepunimi me zotin Rama, per ato ceshtje qe jane dinjitoze dhe jo qe rrenojne ndertesen e ndertuar me kaq sakrifica", tha Berisha ne lidhje me kerkesat e opozites per hapjen e disa kutive te votimit. Nga ana tjeter, kryeministri e ftoi opoziten qe te zinte vendet qe i takonin ne Parlament, duke theksuar se hapja e drites jeshile nga ana e Brukselit, per statusin e vendit kandidat ishte pergjigjja me e mire qe mund t'i jepej pretendimeve te opozites per zgjedhjet e 28 qershorin e ketij viti. "Vendimi i sotem i Bashkimit Evropian, eshte apeli me i fuqishem per bashkepunim. Ju siguroj se ky vendim nuk do te merrej me 16 nentor te 2009, as te 2010, as te 2011 ne qofte se zgjedhjet ne Shqiperi nuk do te permbushnin standardet kryesore te OSBE-se", theksoi kryeministri. Sipas Berishes, apeli drejtuar opozites per te punuar se bashku ne keto momente te rendesishme per te ardhmen e vendit, vinte ne kuader te interesit me te mire te qytetareve, te cilet ne masen 96% e konsiderojne integrimin ne Bashkimin Evropian, si nje projekt enderr. Sipas Berishes, reformat e medha jane ne interes te te gjithe qytetareve, te majte apo te djathte dhe ndihmojne cdo qytetare shqiptare qe te preke me ne fund endrren e tij evropiane. Ender e cila sipas tij, ka qene ne fillim te viteve '90 qe eshte shfaqur ne Shqiperi dhe qe tashme pritet se shpejti te behet realitet.