"Shpenzimet ulen 30%, rriten pagat dhe pensionet"
E Marte, 17 Nentor 2009
Qeveria parashikon uljen me 30% te sherbimeve operative te administrates vitin e ardhshem. Lajmin e beri te ditur dje kryeministri Berisha, gjate mbledhjes se grupit parlamentar te PD-se, duke e quajtur kete shkurtim te madh, por te domosdoshem. Ne fjalen e tij perpara deputeteve te Partise Demokratike, kryeministri theksoi se nje nga arsyet pse kishte ardhur ky shkurtim, lidhej edhe me mbajtjen e premtimit nga ana e qeverise, per rritjen e pagave dhe pensioneve, gjate vitit te ardhshem. "Ne rame plotesisht dakord qe te ndermarrim rritjen e rrogave dhe pensioneve, qe te mos terhiqemi prej saj, vetem se per kete qellim rame dakord, te shkurtojme 30 per qind shpenzimet e mirembajtjes se administrates", deklaroi Berisha. Por ai theksoi se pavaresisht ketij shkurtimi te madh, nepunesit e administrates do te munden ta kryejne me dinjitet punen dhe sherbimet ekstra qe lidhen me punen e tyre. Ne lidhje me rritjen e pagave, Berisha theksoi se kete vit, nje rritje e konsiderueshme do te behej edhe per rrogat e gjyqtareve. Por duke qene se ndryshimi i ligjit per gjyqesorin, kerkon edhe pranine e opozites ne Kuvend, kreu i ekzekutivit tha se qeveria do ta shperndante kete rritje te rroges ne formen e nje shperblimi te permuajshem. Duke folur per masat qe qeveria do te merrte vitin e ardhshem per bujqesine, Berisha gjeti rastin te ironizonte edhe kryetarin e PS-se, Edi Rama, ne lidhje me qendrimin e tij gjate zgjedhjeve, per te formuar nje ministri vetem per fshatin. "Me voten e tyre, ata shpetuan nga "Ministria e fshatit" qe me tingellonte sikur degjoja "Ministria e Virtytit", nga ata qe nuk merrnin gje vesh se c'eshte fshati, sepse fshati meriton nje qeveri dhe me nje ministri, nuk ia del dot as ne rruge", kujtoi Berisha. Sipas tij, ne buxhetin e vitit te ardhshem, kishte nje rritje te konsiderueshme te financimeve per qeverite vendore. Sipas tij, kjo eshte e domosdoshme per zhvillimin e qendrueshem te vendit, kjo eshte e domosdoshme per realizimin me sukses te investimeve dhe perballjen me nevojat e qytetareve shqiptare, aty ku banojne.
F.Mejdini