"Pse ika nga LSI, me mua dhe anetaresia"
E Marte, 17 Nentor 2009
Surpriza e dites se djeshme ishte bashkimi ne proteste i kryetarit te bashkise se Patosit, Bardhi Meli, i cili me pare perfaqesonte partine Levizja Socialiste per Integrim. " Ky eshte nje moment shume i rendesishem, une jam per te gjithe ju, Bardh Meli, kryetar i bashkise se Patosit. Hapja e kutive eshte nje beteje e ndershme, qe buron nga e drejta qytetare per te jetuar ne nje vend demokratik", deklaroi Meli. Ai theksoi se pozicioni tij eshte shume komod, te jete ne krah te qeverise, por eshte i bindur se e drejta e qytetareve eshte cenuar, eshte cenuar themeli e demokracise dhe ndershmerise, vota e lire. "Nje qeveri e re socialiste ne te ardhmen, do jete angazhimi im maksimal. Sot kam vendosur te dorezoj pikerisht ne kete shesh, te gjitha ofiqet qe me lidhin me LSI. Une besoj se me shume vlere do te kishte ndershmeria ime. Sebashku me mua dhe mijera anetare te LSI, do t'i bashkohen rruges se luftes se socialisteve", deklaroi ish-anetari i LSI.
Integrimi ne BE
Statusi