PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet ( 2 ) Shiko komentet

Ngjela: Protesta, fillimi i nje epoke te re


E Marte, 17 Nentor 2009

Lideri i Partise Ligj dhe Drejtesi, Spartak Ngjela, deklaroi dje se akti qe ndermoren fieraket per mbrojtjen e votes se lire ne Fier, ishte fillimi i nje epoke te re ne Shqiperi, e cila do ta rrezoje perfundimisht kete erresire kunder lirive te individit. Ai tha se jane tallur kur kane thene se kane rrezuar sistemin e vjeter komunist dhe se nuk mund te rrezohet tirania kur s'eshte sjelle vota e lire. "Me lejoni t'ju them se edhe 60 deputetet socialiste qe i kane thene jo nje Parlamenti te vjedhur dhe qe sot jane ketu, edhe ato do te hyjne ne histori per vendosjen e votes se lire, kjo eshte per lirine me themelore qe kemi", theksoi Ngjela. Sipas tij, kemi katandisur gjithmone keshtu se kemi te bejme jo me kuti votimi, por kasaforta te vjedhura. Ai theksoi se kutite jane bankat e tyre, nuk jane prone e nje kryeministri paranojak, i cili ende flet brockulla. "Nuk kemi pasur vota te lira, ne kemi korrupsion, se nuk e kemi arritur ate stad nga i cili ta rrezojme qeverine qe dy muajt e pare nese eshte e korruptuar. Ajo qe ndermorem dhe do te ndermarrim eshte historike. Nuk eshte vetem kaq, gjendja eshte e rende, se na duhet te kalojme urgjentisht nga shprehja e barbarizmit tek njeriu, ne shprehjen tek njeriu", tha me tej lideri i PLD. Ne fund te fjales se tij ai ftoi te gjithe te pranishmit qe t'i bashkohen protestes me 20 nentor.






Komento artikullin | Shiko komentet (2 komente)
Te Tjera nga rubrika