Protesta, 3 dite rreth Kryeministrise
Denis Dedej
E Marte, 17 Nentor 2009
Protesta e shumeperfolur e dates 20 nentor qe do te zhvillohet nga Partia Socialiste dhe partite e tjera aleate te saj, do te zgjase tre dite. Keshtu pra, protestimi per hapjen e kutive do te filloje diten e premte dhe pritet te mbaroje te dielen ne darke. Vendimi eshte marre mbremjen e djeshme nga grupi parlamentar socialist, i cili ishte i pranishem ne qytetin e Fierit, per mitingun e radhes te opozites per hapjen e kutive. Burime brenda grupit socialist bejne te ditur se objekti i bisedes ne grupin parlamentar socialist, ishte organizimi i protestes se madhe ne kryeqytet. Keshtu pra, deputetet parlamentare jane porositur qe secili prej tyre te marre me vete rreth 50 mbeshtetes. Deputetet do te ndahen ne grupe prej 30 personash, te cilet do te udheheqin protesten ne dy ditet e para. Qe do te thote, diten e premte nje grup prej 30 deputetesh do te udheheqe protesten deri te nesermen, kur protesten do ta udheheqin 30 deputete te tjere, per te perfunduar me pas diten e diel, ku do te mblidhen te gjithe. Por, nuk eshte perjashtuar mundesia qe ne rast se do te kete intensitet edhe perkrahje, protesta te vijoje. Ne kete takim ishin te lajmeruar edhe deputetet, te cilet njihen si Mendimi Kunder ne Partine Socialiste. Mbledhja eshte mbyllur me nje darke te perbashket. Nderkohe qe dje kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, nga stacioni i radhes i protestave te opozites per hapjen e kutive ne qytetin e Fierit, theksoi se ka vetem dy mundesi per kryeministrin Berisha deri me 20 nentor, ose te hape kutite ose te largohet. Gjate fjales se tij, ai nenvizoi faktin se protestat e opozites nuk do t'iu vije fundi me 20 nentor. "Me 20 nentor eshte fillimi i fundit te pushtetit te Sali Berishes. Me 20 nentor eshte sfida ku Sali Berisha, duhet te zgjedhe ose te hape kutite, ose te largohet me gjithe kutite", kushtezoi qendrimin e opozites, lideri socialist. Ai ftoi te gjithe te pranishmit qe me 20 nentor te rimblidhen me shume dhe me te vendosur se kurre, per te kerkuar nje te drejte qe nuk ua mohon dot Sali Berisha. Ne kete proteste ishin te pranishem gjithashtu, te gjithe deputetet e grupit parlamentar socialist. Ne fjalen e mbajtur nga kreu socialist, nuk u la pa permendur dhe vrasjen e deputetit socialist Fatmir Xhindi. "Une dua qe ne kete moment, Sali Berisha dhe te gjithe ata qe e ndjekin kete proteste, te degjojne per nje minute zerin e forte te heshtjes suaj, ne nderim te Fatmirit dhe njekohesisht ne shprehje te se vertetes se madhe, se ne jo vetem nuk harrojme, por nese drejtesia nuk ben drejtesi, ne nuk falim", u shpreh kreu i selise roze, duke kerkuar me pas mbajtjen e nje minute heshtje ne nder te deputetit Xhindi. "Do te vini keshtu sic jeni per te treguar te gjitheve se si mbrohet liria e votes, se si mbrohet liria dhe dinjiteti njerezor, nga nje pushtet ilegjitim qe me vota te vjedhura po vjedh te ardhmen e femijeve shqiptare", theksoi Rama. Ai i kerkoi kundershtarit te tij politik, Sali Berisha, qe te mos qendroje ne kutite e zullumit te 28 qershorit, se do fundoset vete, njesoj si atehere kur u be President ne mes te plumbave, ne vitin 1997. "Por ndryshe nga atehere kur more me vete te gjithe Shqiperine, ne s'do te lejojme qe te ndodhe nje gje e tille, por do te ikesh me zgjedhje shume te parakohshme", sfidoi rivalin e tij, Edi Rama. Ai u tha te pranishmeve se nuk do te ndalen ne rrugen e kesaj beteje dhe se nuk hyjne dhe nuk do te hyjne ne Parlament per t'u bere bashkefajtore ne mbylljen e syve.
Ruci: "Me 20 nentor, te rrezojme murin pengues"
Kryetari i Asamblese Kombetare, Gramoz Ruci, kerkoi nga qyteti i Fierit qe ne daten 20 nentor te gjithe te vijne ne Tirane per t'u ballafaquar me Berishen qe nuk do te shikoje, qe nuk do te degjoje. Ai ftoi te gjithe ne Tirane per te zbardhur krimin elektoral. "Te gjithe ne Tirane per hapjen e kutive se kjo eshte e vetmja rruge per nje Shqiperi te denje. Me daten 20 nentor te gjithe ne Tirane per te treguar dinjitetin e Shqiperise dhe shqiptareve. Te gjithe ne Tirane per t'i thene nje here e mire ndal fenomenit te vjedhjes se votave. Te gjithe ne Tirane per te rrezuar murin qe na ka penguar per ecjen e Shqiperise perpara", drejtoi thirrjen Ruci, teksa ka deklaruar se ne proteste gjendej gjuthe grupi parlamentar i PS.
Milo: "Berishes, kane nisur t'i dridhen gjunjet"
Kryetari i Partise Demokracia Sociale, Paskal Milo, u shpreh dje se kryemjeshtri i manipulimit dhe vjedhjes se votave ka marre nje lajm te hidhur tuneli i Kalimashit, alibia e tij doli ne shesh, atje ne Kalimash, ku tuneli per fat te keq eshte rrezuar. "Nje grope e zeze mes shume gropash te zeza qe ka hapur ky njeri ne vite, gropa e zeze e Gerdecit, Kalimashit, zgjedhjeve, ndaj ky njeri i gropave te zeza do kete nje perfundim te tille politik ne gropen e zeze", deklaroi Milo. Sipas tij, eshte ne doren tone qe ta kemi fundin e Sali Berishes si nje dhurate pse jo per vitin e ri, nese nuk ploteson kushtet e opozites fundi i tij politik eshte shume i shpejte. Ai tha se tashme si ne '97 kane nisur t'i dridhen gjunjet.
Caci: "Protesta, jo per interesat e Edi Rames"
Deputeti socialist, Albert Caci, deklaroi dje gjate fjales se tij te mbajtur ne miting se opozita kerkon nje kamera televizive, pese persona dhe tre jave kohe, e zgjidhet kriza ne Shqiperi. "Kemi qene deshmitare sesi ketu ne Fier, donte te grabiste mandatin e 9, por qendresa juaj, beri qe kutite te hapen dhe u pa cfare kishin brenda ato. U pa qarte se mandati i 9 i takonte Fierit. Ashtu sic e dime mire, se cfare kane kutite qe ne duam te hapim", u shpreh zyrtari socialist. Sipas tij, per kutite qe ata kerkojne te hapen, nevojitet vetem nje kamera, pese persona dhe zgjidhet kriza politike dhe hapet rruga e reformave per tre jave. "Ne po protestojme, jo per interesa personale te Edi Rames, sic ka thene dikush, por per te drejten themelore te demokracise",-tha Caci.