PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet ( 7 ) Shiko komentet

9 Nentori i Ribashkimit Historik

Nga Dr. Jorgji Kote
E Hene, 09 Nentor 2009

Ajo nate historike, e pasuar nga dita e entuziazmit te papershkruar, brohoritjet, lotet e mallengjimit, perqafimet dhe shtrengimet e duarve ne te dy anet e qytetit jane fiksuar perjetesisht ne kujtesen dhe mendjen njerezore. Sic shprehet hollivudiani i famshem Tom Cruise, "9 Nentori 1989 ishte ndryshimi i jetes sone. Ne te vertete, Lufta e II te Boterore mbaroi me 9 Nentor 1989".

Per kete ngjarje dhe jubile madheshtor keto dite eshte folur e po shkruhet shume; edhe me shume do te flitet ne te ardhmen. Berlini por dhe qytetet e tjera evropiane ziejne nga veprimtarite jubilare festive. Aty jane keto dite edhe " 3 baballaret" e ribashkimit gjerman dhe Evropian, G. Bush i Vjetri, M. Gorbacov dhe H. Kohl. Gjermania, Evropa dhe bota nderojne me kete rast edhe personalitetet e tjera te medha te aleateve perendimore si F. Mitterand, M. Thatcher e te tjere qe dhane ndihmesen e tyre historike bashke me forcat demokratike edhe ne vendet e tjera te Evropes Qendrore dhe Lindore. Por, krahas meritave te tjera epokale, eshte padyshim nje rastesi fatlume historike qe duke shembur Murin e Berlinit 20 vjet me pare, gjermanet dhe Evropa u ndane perfundimisht nga dy 9 Nentoret e tyre totalitare, duke i dhene nderkohe me shume rrezatim shpresedhenes dy 9 Nentoreve te tjere demokratike.

Monet dhe Weimari

Eshte rastesi historike qe Gjermania ka dy cifte diametralisht te ndryshem 9 Nentoresh ne historine e vet moderne. Dy te paret kane te bejne me demokracine republikane dhe integrimin Evropian, ndersa dy te tjeret, sic do te shihet me poshte jane nentore te zinj. Dihet tashme se 9 Nentori 1989 cimentoi endrren dhe vizionin e madh te arkitektit te Evropes se bashkuar, francezin Jean Monnet; ai ka lindur pikerisht me 9 Nentor 1888, pothuajse 100 vjet me pare, fare prane Gjermanise. Ishte evropianisti i madh qe sugjeroi idene e krijimit te BE-se, si nje projekt i madh anti-lufte dhe pro paqes, demokracise dhe begatise ekonomike te lancuar me 9 Maj 1950. Dihet se themeluesi i Gjermanise moderne, Ish-Kancelari Konrad Adenauer i tha me plot gojen "PO" e pa medyshje propozimit te atehershem madhor francez. U shenua keshtu paqja historike ndermjet dy armiqve tradicionale, te cilet u bene bashkethemelues te BE-se.

Por, 9 Nentori i Murit hedh drite dhe rivlereson perfundimisht dhe pozitivisht 9 Nentorin e Weimarit te vitit 1918, qe Hitleri dhe nazizmi i tij bene gjithcka per ta fshire nga historia dhe faqja e dheut. Kjo Republike nen drejtimin e Presidentit te pare republikan, Friedrich Ebert u krijua po me 9 Nentor 1918. Ajo iu kundervu me guxim atdhetar dhe demokratik si tentativave te forcave komuniste qe po ate 9 Nentor kishin shpallur republiken e tyre, ashtu dhe forcave te ekstremit te djathte qe kerkonin me cdo kusht te ruanin Perandorine e kalbur. Krahas te tjerash kjo republike shpalli zgjerimin e te drejtave legjitime per hebrenjve ne Gjermani. Por Hitleri e urrente ate Republike, pasi standardet dhe kerkesat e saj binin ndesh me synimet e tij totalitare dhe djallezore. Ai e quajti Weimarin "Juden Republik" - republike te cifuteve, e akuzoi edhe per bolshevizem dhe beri c'ishte e mundur qe ajo te deshtonte. Per fatin e keq te Gjermanise, qyteterimit evropian e boteror ai ia arriti qellimit, me nje kosto te pallogaritshme materiale e njerezore. Gjithsesi, pare nga distanca e 9 dekadave, Weimari tregoi, edhe me mungesat dhe deshtimet e tij se si duhet bere demokracia dhe cfare nuk i sherben asaj.

Puci i Munihut dhe Nata e Kristalte

Me shkelqimin e tij mbare Evropian, 9 Nentori i ribashkimit te madh i hoqi nje vize te madhe dhe perfundimtare dy 9 Nentoreve te zinj hitleriane; i pari, Puci i Mynihut, u organizua nga Hitleri per permbysjen e republikes demokratike te Eeimarit me 9 Nentor 1923. Ai e justifikoi kete puc institucional me rrezikun e bolshevizimit dhe cifutizimit. Megjithese deshtoi me Pucin e Munihut, ne emer te superioritetit racor, duke shkelur cdo te drejte elementare njerezore, Hitleri perseriti Naten e 9 Nentorit te tij te deshtuar, plot 15 vjet me vone, po me 9 Nentor 1938. Ate " Nate te Kristalte" sic njihet ajo, naziskinet dogjen dhe shkretuan 815 butika, 29 magazina te medha, 171 apartamente dhe 26 sinagoga te hebrejve. Hitlerin e terbonte fakti qe hebrejte ishin integruar suksesshem ne jeten politike, ekonomike dhe kulturore ne Gjermani. Hebrejte kishin kontribuar gjithashtu me arme ne dore edhe ne Luften e I Boterore per Gjermanine. Kultura gjermane nuk mund te kuptohej pa rrezatimin e kontributit shquar te koloseve hebrej te artit, ekonomise, biznesit, dhe politikes. Hitleri e pershkallezoi fushaten e tij racore deri ne disfaten e tij te plote. Ka deshmi te panumerta per masakrat e tij te paimagjinueshme. Ndaj, edhe 20 vjet pas Weimarit, Hitleri nuk ia harronte Weimarit qendrimin e saj ndaj hebrenjte. Eshte fakt tejet domethenes qe dhe kampi famekeq nazist i Buchenwaldit ndodhet vetem 4 km larg qytetit te Weimarit, si kujtese ndeshkuese per republiken e pare demokratike gjermane.

Me 9 Nentor 1989

Ne kete dite te shenuar, populli i ribashkuar gjerman, me ndihmen e komunitetit nderkombetar, i dha fund njehere e pergjithmone, si trashegimise se erret te Hitlerit, ashtu dhe totalitarizmit te kuq dhe Luftes se Ftohte. Vecse kete radhe, pa plumba, pa puce, pa makinacione, djegie e shkaterrime. Dhe ja sot, 20 vjet me vone, serish me 9 Nentor 2009, hapesira Euro-Atlantike eshte zgjeruar shumefish edhe me vendet e lindjes, duke sulmuar e shembur per toke muret, bunkeret, burgjet, etj. Aty eshte edhe Shqiperia, e cila 20 vitet e fundit, krahas Gjermanise dhe aleateve te saj, vazhdon te cmontoje dhe ajo cdo lloj muri e pengese, duke u bere ndertuese e tuneleve, e urave lidhese te partneritetit e miqesise mes popujve, prodhuese dhe eksportuese e sigurise, stabilitetit dhe vlerave perendimore. Ndaj, 9 Nentori i takon sot edhe shqiptareve, te cilet e festojne me madheshti, pasi kane fshire perfundimisht nga kalendaret edhe 7- 8 Nentorin bolshevik -komunist. Festa dhe veprimtari te tilla te shumta domethenese e te perbashketa ne marredheniet Shqiperi - Gjermani jane, krahas te tjerash, edhe "Javet e Kultures Gjermane" qe vazhdojne te zhvillohen keto dite ne Tirane. Ndaj ne kete jubile madheshtor vjen dhe urimi qe Katalogu i 9 Nentoreve demokratike te ruhet si trashegimi e vyer e te pasurohet me tej me data dhe ngjarje te tjera te medha.


Komento artikullin | Shiko komentet (7 komente)
Te Tjera nga rubrika