Heshtja "Pro Mur"
E Diele, 08 Nentor 2009
Nga Dr. Jorgji Kote
"Han e shan han e Bagdad"
Po ne Shqiperi c'po ndodhte? Eshte kjo nje pyetje intriguese dhe interesante, sidomos po te kemi parasysh gjendjen e mjeruar social-ekonomike te popullit shqiptar dhe shpresat e tij te zbehta perballe premtimeve per nje hapje dhe liberalizim te jetes ne vend. Renia e Murit e gjeti udheheqjen e atehershme komuniste te " vazhdimesise" ne momente jubilare festive, me pompen dhe fanfarat boshe te propagandes se saj. Diten qe po shembej Muri, sapo ishte perkujtuar 72 Vjetori i Revolucionit te Tetorit dhe 48 vjetori i krijimit te Partise; nderkohe ishin ne kulm pergatitjet per festimin e 45 vjetorit te clirimit te Atdheut dhe 77 vjetorit te Pavaresise. Per ironi te fatit, diten kur ne Berlin sapo kishte filluar shembja e Murit, ne Tirane ndodhej per vizite Ministri i Jashtem i Kubes! Udheheqja e atehershme komuniste ne Tirane synonte te krijonte pershtypjen e rreme ne popull dhe ne opinionin e huaj se gjithcka po shkonte normalisht, pra "business as usual". Mirepo, momentet entuziaste te gezimit te papermbajtur te shfaqura ne te gjithe ekranet e botes, u pane edhe nga shumica e shqiptareve; djemte e tyre ia kishin gjetur hilen me kohe edhe zhurmuesve nepermjet "kanoceve" aq shume te kerkuara ato vite. Edhe kontaktet me jashte ishin shtuar. Manifestimet madheshtore te berlinezeve ato dite te flakta Nentori zgjuan dhe ngjallen shpresen e madhe te shqiptareve per nje fillim te ri. Nderkohe, ne qendrat e punes e te prodhimit, ne dikasteret e ndryshme, ndihej atmosfera e zymte dhe tronditja qe kishte shkaktuar renia e Murit. Nen ze dhe ne menyre indirekte, kreret e atehershem komuniste linin te nenkuptohej se ngjarjet ne Berlin nuk kishin kurrfare lidhjeje me Shqiperine, sepse ajo ishte vend i vertete dhe i vetem socialist ne bote! Ndaj, eshte interesante qe te ndalemi disi me gjate ne kronikat e atij muaji peshtjellues per regjimin.
Muri i Berlinit dhe Zeri i Tiranes
Do t'i referohemi ZP-se, pasi gjithe gazetat e tjera, radioja dhe televizioni i vetem shteteror pasqyronin me besnikeri "frymen dhe germat" e tij, per shkak te censures se Partise-Shtet mbi median dhe shtypin dogmatik te asaj kohe. Megjithe rendesine epokale te renies se Murit te Berlinit dhe ngjarjeve te mevonshme, ne vend te pasqyrimit te tij, ne fakt, ne faqet e para te ZP-se dhe ne kronikat e lajmeve kryesore ishin gjoja fitoret dhe arritjet e masave te gjera punonjese nen udheheqjen e PPSH-se! Keshtu, ne ato dite Nentori 1989, ZP-ja dhe gjithe organet e tjera te medias dhe shtypit jepnin vetem kronika te gjata e triumfuese, apo dhe kryeartikuj per jehonen e nje Konference Kombetare te Gjeologjise shqiptare!!?Vendin kryesor ato dite e zinin Konferencat e Partise ne rrethe dhe fjalimet e Ramiz Alise; Me 9 Nentor, diten e Renies ne Murit, R. Alia mbante nje fjalim ne Pogradec, ku shprehej " me krenari per socializmin fitimtar! Perkujtimi i pervjetorit te krijimit te Partise dhe revolucionit te Tetorit, i jepte rastin edhe ZP-se t'u kujtonte njerezve me shkrime te shumta butaforike se Shqiperia do te vazhdonte me konsekuence ne rrugen e saj, sepse sipas R. Alise, "ajo nuk ishte as lindje dhe as perendim". Ne nje artikull te gjate te dates 28 Nentor 1989 me titull " Nuk deshtoi komunizmi, por deformimi i tij" shprehej ende bindja ne drejtesine e vijes se Partise sone dhe te komunizmit si ideologji!! Karshilleku ndaj ngjarjeve ne vendet e tjera te lindjes, duket qarte edhe ne numrin e ZP-se se 30 Nentorit, i cili eshte i mbushur me fjalen e R. Alise ne Paraden ushtarake tradicionale me 29 Nentor, me titullin bombastik " Forca jone uniteti, rruga jone socializmi"! Gjithashtu, faqet e ZP-se e gjithe media shqiptare "gumezhinin" nga qindrat e telegrameve rutine te urimit, sidomos nga partite marksiste - leniniste per festat si dhe nga ceremonite e dekorimit. Propaganda e orkestruar nga udheheqja me e larte e Partise se asaj kohe, po bente cmos qe te linte ne hije efektet nderkombetare te shembjes se Murit dhe qe ajo te kalonte pa ndonje gjurme kush e di se cfare ne Shqiperi! Cfare miopi politike! Shkurt, cdo gje mund te gjendej ato dite ne ZP dhe televizionin shqiptar, por jo LAJM, edhe pse lajmi, madje emblematik ato dite dhe ne dite, javet dhe vitet qe do te pasonin ishte atje, pra tek Muri i Berlinit, shembja e tij, tek era e madhe e NDRYSHIMIT ne lindje!
Propagande nen rrenojat e Murit
Propaganda e saj kohe po tregohej aktive edhe ne frontin e jashtem, madje dhe ne Gjermani. Keshtu, me 4 Nentor, ZP-ja jepte njoftimin, mbi viziten e Dr. Fritz Pirk, President i Fondacionit prestigjioz gjerman "Hans Seidel" Ish-Minister Shteti dhe Euro-parlamentar dhe takimet e tij me Ish-Kryetarin e Komitetit te Marredhenieve Ekonomike me Jashte, Fahrudin Hoxha. Dukej qarte se mungesa e pritjeve nga autoritetet e larta kishte te bente me qendrimet e tij politike te pakendshme per regjimin; gjithsesi, per propaganden komuniste te asaj kohe, mjaftonte permendja e emrit te nje personaliteti gjerman qe te jepej te kuptohej se gjerat nuk ishin dhe aq keq sa dukeshin, madje dhe me vete Gjermanine!
Ndersa me 21 Dhjetor, ZP-ja i jepte goxha vend ne faqen e saj te 4 per lajmet e jashtme nje seminari te organizuar ne qender te Berlinit Perendimor, ne Pallatin e Kongreseve, nga Shoqata e Miqesise Shqiperi-Gjermani, shoqate qe ishte nen ndikimin e Partise Komuniste Gjermane, sic ndodhte rendom ato vite me keto shoqata, ku duhet thene gjithsesi se kishte dhe miq dhe elemente dashamires ndaj vendit dhe popullit tone. Kryetari i saj, Platzman, ne fjalimin e tij nenvizoi se "ngjarjet ne Berlin nuk kishin fare lidhje me Shqiperine. Sepse ajo kishte mbi 20 vjet qe ishte shkeputur nga Traktati i Varshaves dhe 30 vjet nga ndikimi i Moskes dhe se arritjet e popullit shqiptar ishin deshmia me e qarte per kete" Pak a shume te njejtat gjera ishin pohuar edhe ne nje veprimtari tjeter te organizuar ne Hamburg, me pjesemarrjen edhe te diplomateve te Ambasades shqiptare ne RFGJ. Nderkohe, vetem 4-5 dite para shembjes se Murit, Shqiperine e kishte vizituar Zv. Kryeministri Gjermano-lindor, Horst Zöle, i cili nenshkroi me autoritetet tona perkatese Marreveshjen e Bashkepunimit Ekonomik dhe Teknik. Ne fakt, Marreveshja e siperpermendur qe ishte si te thuash "e vdekur para se te lindte" zuri shume me teper vend ne kronikat e medias moniste te asaj kohe se gjithe ngjarjet qe kishin te benin me Murin e Berlinit gjate periudhes Nentor - Dhjetor 1989! Madje, ne intervisten e tij ne ZP, i pyetur enkas mbi gjendjen politike ne Berlinin Lindor, ai sikur te vinte nga nje planet tjeter, pergjigjet se nuk po ndodhte kush e di se cfare! Ndersa, duke shprehur admirimin e tij per arritjet e popullit shqiptar, ai shprehte besimin ne vazhdimin e bashkepunimit ndermjet RDGJ-se dhe Shqiperise, madje deri aty nga viti 2010! "E shihni, - sikur donte te thoshte propaganda shqiptare e asaj kohe - ja ku po e degjoni nga goja e nje zyrtari mjaft te larte gjermano- lindor, nuk ka ndodhur ndonje hata atje! Mirepo edhe vete Zöle, vetem pas nje jave dha doreheqjen bashke me anetaret e tjere te Byrose Politike te PK te RDGJ-se!
Por, me te drejte lexuesi mund te pyese, madje te beje dhe verejtje: "Po Muri, pra lajmi i madh mbi renien e Murit ku eshte ne kronikat shqiptare te asaj kohe, cilat jane reagimet zyrtare, cfare bie ne sy?" Lexuesi i vemendshem, duke iu referuar reagimeve shqiptare mbi ngritjen e Murit te Berlinit te permendur ne kapitujt e meparshem, nuk mund te mos vereje konsekuencen tipike, fatkeqe dhe absurde te propagandes se regjimit komunist te asaj kohe. Ashtu si ne reagimet e tij mbi ngritjen e Murit ne vitin 1961, kur askund nuk permendej fjala ngritje apo ndertim Muri, por vetem "masa efektive per mbrojtjen e kufirit gjermano-lindor" edhe tani fjala "Mur" apo ca me keq akoma "Shembja e Murit" perben nje TABU te vertete. Per propaganden komuniste shqiptare te vitit 1989, edhe pse po pretendohej hapja ndaj botes dhe informacionit, nuk kishte ekzistuar ndonjehere Muri i Berlinit, prandaj nuk kishte se cfare Muri te shembej!! Ndaj, lexuesi nuk duhet te lodhet per te gjetur, qofte dhe njehere te vetme ne te gjitha kronikat e asaj kohe fjalen MUR! Askund!
Hic, hic, po Habili vdiq!
Po cfare dhe si pasqyronte ZP-ja dhe propaganda komuniste e asaj kohe lidhur me ngjarjen e madhe te Murit? Me 11 Nentor 1989, ZP-ja jep nje njoftim telegrafik fare te thate mbi miratimin nga ana e Qeverise se RDGJ-se te " Rregullave te reja per shtetasit gjermano- lindore, te cilet mund te udhetonin ne Berlinin Perendimor e te qendronin aty pa viza" Sic dihet tashme, ishte pikerisht artikulimi i ketij Vendimi naten historike te 9 Nentorit ne nje Konference konfuze shtypi, qe kishte ngritur peshe e kishte nxitur turmat e shumta nga te dy anet e Berlinit per te filluar aty, ne Portat e Brandenburgut, procesin madhor historik te shembjes se Murit! Njoftimi vijon pastaj duke shkruar se pas ketij njoftimi, Kancelari Kohl kishte nderprere viziten e tij ne Poloni dhe kishte shkuar ne Berlin, e pastaj ne Bon, ku kishte mbledhur urgjentisht kabinetin qeveritar! Kesaj i thone " Hic, hic, po Habili vdiq!" As 10 rreshta te thate nuk zinte ne nje vend fare te padukshem ne faqen 4 te ZP-se, ky njoftim vertet historik! Kurse per koment as qe behej fjale! Logjika e propagandes komuniste ishte : "E pse te zgjatemi, kjo s'ka ndonje lidhje me ne, nje vendim qeverie i RDGJ-se dhe aq!!!
Ndersa me 12 Nentor, serish ne nje njoftim telegrafik, madje cuditerisht ne Rubriken " Me pak fjale"!!!" ZP-ja njofton mbi biseden telefonike te liderit te ri te RDGJ-se E. Krenz me H. Kohlin. Por edhe ky njoftim, me kuptim negativ, thjesht permend faktin se Krenzi i ka thene Kohlit, se nuk behet fjale per ribashkim, por thjesht qe te dy vendet te shkojne sa me mire me njeri tjetrin, si dy vende sovrane! Dhe aq!! Nje njoftim i thate jepet edhe me 29 Nentor 1989 per Planin e famshem me 10 Pika te H. Kohlit, ku ai parashtroi platformen historike te ribashkimit gjerman. Por, theksi ne shkrimin e ZP-se vihej mbi demek kundershtimet qe ishin paraqitur nga homologet e tij. Ndersa me 22 Dhjetor 1989, nje dite pas ceremonise se hapjes zyrtare e Portave te Brandenburgut, mbi Murin tashme te shembur, me pjesemarrjen edhe te dy lidereve te RFGJ-se dhe RDGJ-se, ZP-ja jep serish vetem nje njoftim telegrafik ne Rubriken " Me pak fjale". Duhej te ishte teper, teper i vemendshem dhe te kishe informacion nga burime te tjera qe te mund te " lexoje permes rreshtave" e te kuptoje se ne Berlin kishte ndodhur mrekullia demokratike e botes dhe jo thjesht se ishin hapur dy dyer apo porta do si do! Padyshim qe udheheqja komuniste e asaj kohe nuk kishte as kuptimin e drejte, as vullnetin dhe as kapacitetet politike dhe intelektuale per te bere NDRYSHIMIN qe kishte sjelle rrezimi i Mureve dhe ndarjeve te Luftes se Ftohte, ulja e Perdes se Hekurt. Ate mision e kishin dhe do ta realizonin, pavaresisht veshtiresive jo te vogla, vetem forcat e verteta perparimtare dhe demokratike qe nuk vonuan te dilnin ne skene, per te shembur edhe Muret e Tiranes, vetem nje vit pas atij te Berlinit.