PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet ( 2 ) Shiko komentet

Nata e Fundit e Murit

Nga Dr. Jorgji Kote
E Diele, 08 Nentor 2009

9 Nentori 1989 eshte fati historik gjerman dhe Europian. Ai nuk ishte ngjarje e rastit, qe ndodhi spontanisht apo qe u inskenua nga dikush. Per te u punua 28 vjet rresht pas ngritjes se Murit te Berlinit, me strategji, politika, masa dhe bashkepunim te madh nderkombetar. Ndaj, nuk kishte dyshim se ajo do te ndodhte nje dite. Ishte thjesht ceshtje kohe. Dita e madhe e lirise erdhi me 9 Nentor 1989, ne nje dite te Enjte ne mbremje, qe megjithe te ftohtin e madh, ndezi flake si asnjehere zemrat e gjermaneve dhe te botes mbare.

Ndaj, natyrshem lind pyetja, sidomos ne pervjetore te tille jubilare: Si ndodhi konkretisht, si erdhi ajo nate, kush ishte " sebepi", kush "kishte gisht" ne fillimin e procesit te shembjes se Murit? Per kete eshte shkruar e do te shkruhet ende shume. Por ne po e thjeshtezojme problemin, duke dhene versionin me logjik dhe gjeresisht te pranueshem, pavaresisht nga kulisat dhe enigmat e shumta te mundshme te asaj dite, qe gjithsesi fare pak ndikojne ne permbajtjen dhe mesazhin madhor te ngjarjes sone.

Plenumi i X-te

Sic ka pohuar javet e fundit per publikun Egon Krenz, i cili ne Tetor 1989 zevendesoi Honekerin, me 9 Nentor 1989 ne Berlin zhvillonte punimet Plenumi i X-te i KQ te Partise Komuniste Gjermano- lindore; nder te tjera aty u miratua edhe ligji apo urdheresa e re mbi udhetimet e shtetasve gjermano- lindore ne RFGJ. Ne oren 12 te asaj dite, kjo Urdherese kaloi per miratim edhe ne Byrone Politike. Ne oren 17:15, Krenz takohet me Günther Schabowskin, Antar i Byrose Politike dhe Shefi i Partise per Berlinin, ku i dorezon urdheresen e siperpermendur, per ta bere te njohur ne Konferencen e poshteshenuar historike te Shtypit.

Konferenca e Shtypit

Dy "staret" e asaj mbremjeje, jane ende gjalle, sapo kane mbushur te 80-tat dhe kane dhene prononcimet e tyre publike; por ato vetem se kane ndezur dhe me shume debatet dhe kersherine. Skenari qe tashme eshte bere publik edhe nga media gjermane eshte pak a shume ky qe tregohet me poshte:

Me 9 Nentor 1989, ne mbremje, ne Qendren Nderkombetare te Shtypit ne "Ost-Berliner Mohrenstraße" zhvillohej nje Konference Shtypi, ku dy burra do te shpallnin fatin e Gjermanise dhe te mbare Europes se re. Nje ore me pare, ne dhomen e lajmeve, e quajtur "nendetesja", nje zyre kjo e mbyllur e pa dritare te Agjencise Qendrore te Lajmeve "AND" te RDGJ-se, nje burre ngre receptorin e telefonit; numri telefonik i thirrur i perkiste Ricardo Ehrmannit, korrespondentit per Berlinin Lindor te Agjencise italiane te Lajmeve "ANSA". Ishte pikerisht biseda ndermjet ketyre dy te panjohurve qe do te shenonte ndryshimin e rrjedhes se historise se Berlinit, Gjermanise dhe Europes mbare.

Dy "Murhapesit" e pare

Ne oren 18:57 te asaj dite, Konferenca e Shtypit ishte ne perfundim e siper. Salla e shtypit ne afersi te Sheshit qendror "Gendarmemarkt" eshte e tejmbushur. Kush vjen me vonese, "denohet" te qendroje ne kembe. Korrespondenti i ANSAS, Ricardo Ehrmann kenaqet me nje vend ne dysheme perpara podiumit. Aty ndodhet Shefi i Partise Socialiste per Berlinin Lindor, ne kete rast Zedhenesi i Partise, Günther Schabowski. Ate mbremje, ai informoi median dhe shtypin mbi vendimin e ri mbi formalitetet lehtesuese per levizjen e berlinezeve te pjeses lindore ne pjesen perendimore te Berlinit.

Pikerisht ne momentet permbyllese te kesaj Konference Shtypi, Schabowski me nje leter ne dore ben njoftimin sensacional se " Shtetasit e RDGJ-se mund te udhetojne jashte vendit, per afate te shkurta kohore, pa qene nevoja per ndonje kusht" Ne fakt, me kete fjali lapidar ai kishte njoftuar realizimin e endres se miliona gjermaneve ne te dy anet e kufirit. E megjithate, gjermanishten burokratike te SED-it zor se e kuptonte njeri. Ndaj, Ricardo Ehrmann ben pyetjen vendimtare. Ai do te dije se kur do te hyje ne fuqi kjo Urdherese e re. Sipas disave, perpara tij kishte kerkuar te pyeste nje gazetar amerikan, por Schabowski e kishte nderprere ate dhe ia kishte dhene fjalen "si me fjale" Ehrmannit. Kjo ka ndezur dyshimet se ketu kishte dicka te parapergatitur, po te shtosh dhe biseden e shkurter te Ehrmannit para Konferences.

Sipas nje versioni, Schabowski nuk e kishte lexuar deri ne fund njoftimin dhe sidomos faktin qe ajo Urdherese do te hynte ne fuqi te nesermen e asaj dite; per me teper, kundrejt paraqitjes se disa dokumenteve dhe nje periudhe te caktuar kohore. Vete Schabowski ka pohuar edhe kohet e fundit se tekstin e Urdhereses ai e kishte vendosur poshte disa shenimeve, ndaj dhe nuk po e gjente dot per ta lexuar. Ne kete kohe i eshte afruar nje prej ndihmesve te vet qe ia ka treguar. Kjo ka nxitur spekulimet se ishte ky ndihmes ia ka dhene te gatshme "receten", por qe Schabowski e hedh poshte. Por, me e rendesishme ne kete "mesele" eshte pergjigja e tij qe tashme ka hyre ne librat e historise:

"Mesa di une, pa vonese, me njehere ( nach meiner Kenntnis, unverzüglich, sofort).

Nata me e gjate, dita me e madhe

Kjo fjali shenoi fillimin e fundit e Murit te Berlinit. Shenojme se kjo Konference po jepej "Live". Kryebashkiaku i Berlinit Perendimor menjehere dha sinjalin dhe turmat qindramijeshe te berlinezeve u grumbulluan perpara Mureve. Rojet e kufirit tek Muri nuk dinin si te vepronin. Ne fakt, me 3 Nentor 1989, Egon Krenz kishte urdheruar ndalimin e perdorimit te armeve ne raste te tilla. Kurkush nuk ishte ne komande. Te gjithe prisnin. Perballe rezistences qe sa vinte e rritej si dallge oqeani, forcat policore nuk bene me rezistence dhe muri filloi te cahej, atje, ne piken e tij me simbolike, tek Portat e Brandenburgut. Mesi i nates, duke u gdhire 10 Nentori e gjeti Murin ne shembje, ndersa mbi 2 milione banore te ekzaltuar nga te dy pjeset e Berlinit kercenin, kendonin, brohoritnin mbi rrenojat e "kufirit me cnjerezor qe ka njohur ndonjehere historia", pa ditur se si ta clironin gjithe ate deshire, mllef, urrejtje dhe entuziazem! Nderkaq, lajmi "mori dhene" dhe beri xhiron e botes. Kancelari Kohl nderpreu menjehere viziten ne Poloni dhe beri mbledhjen e Jashtezakoshme te Qeverise per situaten. Tre-kater ditet e ardhshme, mbi 4,5 gjermanolindore lane lindjen dhe shkuan ne pjesen perendimore. Ishte kjo, sic e kane cilesuar, " nata me e gjate dhe dita me e madhe" ne historine gjermane, e pse jo dhe ate evropiane.

Tani Schabowski jeton ne Berlin dhe eshte nder te vetmit ish-funksionare te larte te RDGJ-se qe u distancua qarte dhe prere nga regjimi komunist. Ndersa Ricardo Ehrmann banon ne Itali; por ai shkon e vjen shpesh ne Berlin, sidomos kete vit te pervjetorit te madh. Presidenti gjerman e nderoi vitin e kaluar me kryqin e Madh te Merites. Padyshim, te dy ata kontribuuan ne menyren e tyre qe 9 Nentori te hynte perfundimisht ne historine e Gjermanise dhe Evropes moderne e demokratike, si data e madhe e ribashkimit te tyre perfundimtar.


Komento artikullin | Shiko komentet (2 komente)
Te Tjera nga rubrika