PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet ( 1 ) Shiko komentet

Topi, firmos legalizimin me bono privatizimi


E Premte, 06 Nentor 2009

Presidenti Bamir Topi, dha dje aprovimin e tij per ndryshimet ne ligjin per "Legalizimin e Zonave Informale". Kreu i shtetit dekretoi dje ndryshimet qe Kuvendi i beri pak dite me pare ligjit ne fjale, duke lejuar keshtu perdorimin e bonove te privatizimit ne procesin e legalizimeve te ndertimeve pa leje. Menjehere pas hyrjes ne fuqi te ketij ligji me dhenien e pelqimit edhe nga kreu i shtetit, edhe ata persona te cilet e kane kryer tashme pagesen per legalizimin, mund te depozitojne bono privatizimi edhe te marrin parate e tyre. Po keshtu diten e djeshme, Presidenti Topi dekretoi edhe ligjin per "Percaktimin e formes dhe te formules se privatizimit te INSIG sh.a-se", ndryshimet ne ligjin "Per prokurimin publik", "Per profesionet e rregulluara ne Republiken e Shqiperise", "Per mbrojtjen e deshmitareve dhe te bashkepunetoreve te drejtesise", si dhe ndryshimet ne ligjin "Per pergjimin e telekomunikacioneve". Ndryshime, te cilat i japin tashme edhe Ministrise se Financave te drejten e kerkeses per te kryer pergjim.


Komento artikullin | Shiko komentet (1 komente)
Te Tjera nga rubrika