PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet ( 1 ) Shiko komentet

Xhaferri: Strategji agresive per promovimin e turizmit


E Premte, 06 Nentor 2009

Kuvendi zhvilloi dje interpelancen e pare ne kete legjislature, e cila nuk kerkohej nga opozita, por nga deputetet e mazhorances se djathte. Deputetja demokrate, Mesila Doda, kerkoi dje nga Ministri i Kultures dhe Turizmit, Ferdinand Xhaferri, te beje nje pasqyre te plote mbi sektorin e turizmit, strategjite e zhvillimit te tij si dhe pastrimin e mjedisit, kryesisht ne zonat turistike ne vend. "Une mendoj se ka nevoje per nje reforme te thelle ne kete sektor pse jo edhe marrjen e masave administrative te rrepta, kunder te gjithe atyre personave qe demtojne mjedisin", u shpreh Doda. Ministri i Turizmit, Xhaferri, u shpreh nga foltorja e Kuvendit, se institucioni qe ai drejton, ka nje strategji agresive ne promovimin e turizmit. Sipas tij, po punohet gjithnje e me shume per thithjen e turisteve te huaj si dhe te investitoreve qe te investojne ne vendin tone. Po keshtu, ministri theksoi se masa do te merren edhe ndaj plehrave ne zonat turistike, ndotjes se mjedisit. Xhaferri vleresoi se nje rritje te konsiderueshme te turisteve ne kete vit, erdhi si pasoje e perfundimit te rruges Durres-Kukes.


Komento artikullin | Shiko komentet (1 komente)
Te Tjera nga rubrika