Te drejtat e njeriut - perparesi per Obamen?
E Hene, 02 Nentor 2009
Andrew F. Tully
Gjate nente muajve te pare, administrata Obama eshte perballur me veshtiresi te ndryshme, perfshire dy luftera dhe recesionin global. Se fundi, administrata po perballet me kritika ne rritje lidhur me qendrimin ndaj te drejtave te njeriut. Gjate javes qe po leme pas, tema e te drejtave te njeriut ne politiken e jashtme amerikane ishte ne qender te seances degjimore ne Komisionin e Helsinkit. Kongresmeni amerikan, Bexhamin Kardin, perpara Komisionit te Helsinkit tha se ishte i inkurajuar nga qendrimet e presidentit Obama lidhur me te drejtat e njeriut. Kardin, qe njeheresh eshte drejtues i Komitetit te Helsinkit ne Kongres, nenvizoi ne mesin e angazhimeve te administrates Obama mbylljen e burgut ne Guantanamo dhe dhenien fund te teknikave te ashpra te hetimit. Por, me gjithe angazhimet, duket se te drejtat e njeriut nuk renditen shume lart ne perparesite e presidentit Obama. "Dua te nenvizoj se ne vizitat e rendesishme nderkombetare, te drejtat e njeriut nuk kane qene ne qender te vemendjes. Mendoj se kjo eshte nje ceshtje qe duhet korrigjuar dhe adresuar. E jap kete keshille si mik", tha kongresmeni Kardin, i cili, ashtu si presidenti Obama, i takon Partise Demokratike. Nje nga shembujt me te perfolur ishte vizita e Dalai Lames ne Uashington. Udheheqesi shpirteror i tibetianeve nuk u prit nga presidenti Obama, me justifikimin se do te priste deri pas vizites se tij ne Kine, qe do te zhvillohet ne nentor. Ndihmes-nensekretari i Shtetit, Filip Gorden, i cili ishte i pranishem ne seancen degjimore, tha se ka gjithmone vend per te permiresuar ne kete drejtim. Ai shtoi se presidenti dhe Sekretarja e Shtetit po ua vene theksin e duhur te drejtave te njeriut, vecanerisht ne raportet me Rusine dhe ish-republikat sovjetike. Gorden solli shembullin e Bjellorusise, ku Shtetet e Bashkuara po punojne permes angazhimit me qeverine ne permiresimin e te drejtave te njeriut. Nga ana tjeter, Komisioni i Helsinkit ne Kongresin amerikan ngre dhe shqetesimet qe lidhen me Ukrainen dhe Gjeorgjine, vende te cilat Rusia synon t'i kete ne sferen e vete te ndikimit.
Ndihmes-nensekretari i Mbrojtjes, Aleksander Vershbou, njeheresh ish-ambasador ne Rusi, theksoi se gjate vizitave te tij te fundit ne Tbilisi dhe Kiev, ai deklaroi se Shtetet e Bashkuara nuk mbeshtesin vetem pavaresine e tyre, por po ndihmojne dhe ne forcimin e institucioneve dhe ekonomive te ketyre vendeve. "Keto jane vende sovrane qe meritojne mbeshtetjen tone dhe ne jemi teper te hapur rreth ndihmes. I kemi ngritur keto ceshtje edhe me Rusine". "Mendoj se derisa po perpiqemi per nje fillim te ri te marredhenieve me Rusine, duke krijuar me shume hapesira te perbashketa permes bashkepunimit, kjo do t'i jape Rusise mjetet e nevojshme per te menaxhuar dallimet me Ukrainen e Gjeorgjine dhe jo per te rritur me tej tensionet", tha Vershbou. Nje nga pyetjet qe ngrihen me shpesh kur flitet per Gjeorgjine dhe Ukrainen, eshte hyrja e tyre ne NATO. "Mendoj se eshte shume e veshtire te japesh afate kohore per anetaresim ne kete faze. NATO-ja ka marre nje vendim shume te rendesishem ne takimin e Bukureshtit te vitit te kaluar, kur theksoi se keto dy vende do te behen vende te Aleances". "Tani jane ngritur mekanizmat qe te dyja vendet te mund te tregojne se po arrijne standardet e NATO-s", tha Vershbou.
Mes te tjerash, gjate debatit, kongresmeni Kardin theksoi se administrata Obama duhet te jete me aktive edhe ne OSBE. Ai shtoi se eshte e rendesishme qe Shtetet e Bashkuara, jo thjesht te cojne perpara interesat e tyre ne kete organizem, por edhe parimet nderkombetare "te te cilat mbeshtetemi". Pa nje udheheqje te forte amerikane, parimet e OSBE-se shpejt mund te zbehen, tha Kardin.