PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet
BALLE PER BALLE per zgjedhjet

BALLE PER BALLE per zgjedhjet


E Enjte, 26 Prill 2007

Sekretari i Pergjithshem i Levizjes Socialiste per Integrim, Petrit Vasili dhe Presidenti i Partise Aleanca Demokratike, Neritan Ceka, argumentojne qendrimet e opozites per zgjedhjet e parakohshme

Cili eshte qendrimi per zgjedhjet e parakohshme?

“Zgjedhjet e parakohshme kane qene dhe mbeten nje ceshtje qe ka perberese vijen ndarese midis opozites dhe mazhorances per menyren e konceptimit te tyre si zgjidhje politike. Ndersa per mazhorancen ato jane thjesht dhe vetem nje mjet presioni, qe realizohet nen peshen e manipulimit te paralajmeruar dhe kesisoj mbajtjes se pandershme te nje pushteti ne krize te thelle, per opoziten dhe LSI-ne problemi qendron krejt ndryshe. LSI-ja i ka konsideruar ato nje mjet politik te domosdoshem per daljen nga nje krize qeverisjeje shume e thelle dhe me pasoja politiko-ekonomike shkaterrimtare. Gjithcka ka ndodhur dhe cdo mesazh i ardhur nga mazhoranca ka theksuar ne vazhdimesi nje bindje te tille. Ligjet e njepasnjeshme, si ai per gjobat, per mediat numerike, shkaterrimi i statusit te nenpunesit civil, ligji per auditin e brendshem, kane qene veprime te njepasnjeshme me qellimin e vetem, venien nen kontroll nga qeveria dhe Berisha e cdo gjeje qe nga institucionet e deri tek biznesi e fjala e lire. Cenimi i standardeve te domosdoshme te lirise dhe cdemokratizimi sistematik i shoqerise shqiptare jane tregues shume negative te nje qeverie dhe qeverisjeje qe ecen mbi shina antidemokratike, paradoksalisht me kohen qe jetojme dhe objektivat e integrimit qe qendrojne perpara shqiptareve. Pare ne kete kontekst, LSI eshte e bindur se nje agoni e tille qeverisjeje mund te kishte si nje terapi te detyruar zgjedhjet e parakohshme. Personalisht mendoj se cdo qendrim anatemues ndaj tyre sigurisht eshte alogjik dhe spekulativ. Eshte e natyrshme qe marrja e nje vendimi te tille kerkon nje analize teper te thelluar dhe te pergjegjshme politiko-shoqerore, porse nuk mund dhe nuk duhet te shihet si nje mekanizem destruktiv, perkundrazi. Ne ne historine e shkurter te pluralizmit shqiptar i kemi provuar brenda 16 viteve, jo pak por dy here, ne vitin 1992 dhe ne vitin 1996, per hir te krizave respketive te se majtes dhe te se djathtes. Mendoj se edhe ne rastin e pare dhe ne te dytin vendi perfitoi nga to per te dale nga kriza, pra ato kane sherbyer si nje instrument plotesisht i ligjshem dhe demokratik per te rigjetur ekulibrat e humbur dhe per te ndertuar te tjere te rinj dhe me te qendrueshem. Ne funksion te nje arsyetimi te tille, pa asnje paragjykim, do te jete edhe qendrimi yne perfundimtar per zgjedhjet e parakohshme.”

A ka diference qendrimesh mes 5 partive te majta per kete ceshtje?

“Mendoj se nuk ka asnje diference qendrimesh nder partite e koalicionit te majte per kete ceshtje. Pavaresisht nga vecorite ne formulim qe lidhen me identitete politike te gjithesecilit lider, konvergjenca ka qene e plote dhe funksionimi mjaft i mire dhe efikas i tavolines se kryetareve te partive te koalicionit te majte e ka provuar nje gje te tille. Duhet shenuar se edhe vete funksionimi i nje tavoline te tille ka shenuar nje risi perkundrejt komunikimit politik farse qe ka ekzistuar me pare ne te majte dhe ne te djathte. Pra fryma e konstruktivitetit ndaj vendit dhe fateve te tij ka prire te gjithe dialogun politik brenda se majtes. Ftesat politike per dialog me Berishen kane pasur pergjigjen e pritur negative nga ana e tij, prove kjo e asaj se asgje nuk ka ndryshuar dhe koha per ndryshim ishte nje demagogji qe nuk bind me njeri. Partite e majta ne bllok e kane vleresuar si teper negative dhe aspak shpresedhenes qendrimin e Berishes per rivendosjen e dialogut dhe fillimit te punes me konsensus per reformat e medha dhe per kete arsye madhore ato e kane vleresuar alternativen e zgjedhjeve te parakohshme si nje zgjidhje racionale dhe ndoshta te vetmen per momentin. Gjithesesi opozita po vlereson me shume kujdes dhe hap pas hapi situaten per formulimin e qendrimit te saj perfundimtar.”

Kur do te dilet me nje ze te perbashket per zgjedhjet e parakohshme?

“Natyrisht i gjithe procesi politik ne keto momente po vuan nje krize te vertete, kohe kjo qe kerkon natyrshem formulimin e qendrimeve perfundimtare. Opozita shqiptare, me maturine dhe sensin e larte te pergjegjesise per vendin qe e ka karakterizuar gjithmone, do te vleresoje te gjithe fenomenologjine politike ne te gjitha aspektet e shfaqjes se saj si ate parlamentare, ekzekutive dhe te ecurise se raporteve te mazhorances me institucionet e pavarura dhe do te formuloje qendrimet e saj perfundimatre. Por seancat e turpshme parlamentare dhe funksionimi thuajse klandestin i komisioneve parlamentare dhe dhuna e pashembullt e kartonit ne Parlament sigurisht e orientojne qeendrimin drejt zgjedhjeve te parakohshme. Klima e presionit te pashembullt te mazhorances ndaj te gjithe institucioneve qe nuk kontrollohen prej saj dhe mbajtja e tyre nen nje presion te vazhdueshem, si dhe sulmet publike ndaj fjales se lire kane cenuar thelle standardet shume te brishta te arritura me shume mund. Keto jane dhe arsyet per te cilat ne e fajeojme se tepermi mazhorancen e djathte, dhe pikerisht zgjedhjet e parakohshme jane nje konkluzion logjik ndaj sjelljes se mazhorances plotesisht ne krize dhe ku kryefjale e krizes jane kriza e sistemit zgjedhor, ku vihet re nje deshtim spektakolar dhe kriza shume e rende ekonomike.”

Ceka - Cili eshte qendrimi per zgjedhjet e parakohshme?

“Mendoj qe zgjedhjet e parakohshme jane shpallur tashme nga vete kryeministri Berisha, i cili thote ose gjellen qe servir ai, ose asgje, pra zgjedhje te parakohshme. Natyrisht ne gjellen qe servir ai e kemi ngrene njehere ne vitin 1992-1997, njekohesisht e ka ngrene dhe ‘Koha Jone’ ne ate kohe, madje gjelle te djegur. Njekohesisht, qe po perballemi cdo dite me shkeljen e institucioneve me shkaterrimin e biznesit shqiptar, prandaj ne mendojme se perderisa zgjedhjet e parakohshme i ka kerkuar vete zoti Berisha, ne nuk kemi pse t’i refuzojme.”

A ka diference qendrimesh mes 5 partive te majta per kete ceshtje?

“Ka nje detaj ne fakt lidhur me kete ceshtje. Ne si Aleance Demokratike dhe Partia Socialdemokrate, pikerisht kreu i saj, Skender Gjinushi themi qe te mos humbim kohe me variante te tjera, por te pergatitemi per zgjedhjet e parakohshme, mundesisht te fillojme dhe reformen zgjedhore, te nxisim ato aspekte qe pergatisin nje infrastrukture me te besueshme, sic jane nxitja e qeverise per kartat e identitetit, plotesimet ne rregjistra dhe si rrjedhim dhe ne listat zgjedhore. Ka nje detaj qe eshte vene re ne fjalimin e fundit te zotit Rama ne kongresin e partise, i cili thote se nese opozites i jepet Presidenti dhe nga ana tjeter nxiten reforma, atehere mund te kalohet momenti i zgjedhjeve te parakohshme. Ne e kemi konsideruar kete natyrisht si oferte qe korrespondon edhe me rekomandimet e nderkombetareve, por nga ana tjeter nuk duam te krijojme dhe iluzione mbi domosdoshmerine e zgjedhjeve te parakohshme, ku vete Berisha ne nje menyre ose ne nje tjeter po na con.”

Kur do te dilet me nje ze te perbashket per zgjedhjet e parakohshme?

“Besoj qe do te jete dita kur ne Parlament do te jene me pak se 84 veta. Pra diten kur do te futen deputetet ne Parlament per te votuar presidentin, nese nuk jane 84 vota, te cilat jane te domosdoshme per zgjedhjen e kreut te shtetit, atehere mund te krijohet nje ze i perbashket per te thene alternativen, ose nje propozim per nje President qe pranohet nga mazhoranca, ose perndryshe do te shkohet ne zgjedhje te parakohshme. Cdo diskutim para kesaj date vetem eshte humbje kohe.”

Pergatiti: Oli Xhilaga




Komento artikullin | Shiko komentet (1 komente)
Te Tjera nga rubrika