Dell: Zgjedhjet shenojne kahen historike
E Shtune, 10 Tetor 2009
Zgjedhjet e 15 nentorit, te parat ne Kosoven e pavarur, sipas ambasadorit amerikan, jane te nje rendesie te vecante. Meqe ato organizohen per here te pare nga institucionet e Kosoves, pergjegjesia per mbarevajtjen e tyre, sipas Kristofer Dellit, eshte aq e madhe, saqe nga rezultati i tyre do te percaktohet ne nje mase edhe e ardhmja e Kosoves. "Keto zgjedhje perfaqesojne heren e pare, qe Kosova organizon zgjedhjet vete. Jo me UNMIK-u, jo me OSBE-ja, eshte Kosova, ajo qe organizon". "Kjo eshte hera e pare qe kur nga lideret politike te Kosoves dhe institucionet e saj, kerkohet qe t'i organizojne zgjedhjet dhe menyra se si do te performojne, do te thote shume per gjendjen e shtetit tuaj dhe per te ardhmen", tha Dell ne nje ligjerate para studenteve te Universitetit Amerikan te Kosoves. Dell pohoi se zgjedhjet e 15 nentorit shenojne nje kthese ne historine kosovare. Ai i sheh tre skenare per zgjedhjet. Realizimi i secilit, sipas tij, ndryshon kahun e historise per shtetin e ri. "I pari dhe me i favorshmi, eshte qe zgjedhjet te jene te lira dhe korrekte, dhe qe cdonjeri t'i njohe ato. Keshtu, nje Kosove e fuqishme, do te ece perpara me detyrat per ndertimin e institucioneve dhe ekonomise se saj", - tha Dell, duke nenvizuar se skenari i dyte eshte me i pafavorshem. "Rezultati i dyte eshte qe zgjedhjet te manipulohen-politikanet te deshtojne t'i respektojne rregullat dhe te angazhohen ne sjellje tjera destruktive, procesi te udhehiqet keq, rezultatet te jene te paqarta dhe te mos shihen si legjitime. Kjo do ta demtonte jashtezakonisht Kosoven. Do ta vinte ne pikepyetje realizimin e shtetit te pavarur te Kosoves dhe aftesine e Kosoves per t'i menaxhuar ceshtjet e saj".
"Nuk eshte e tepert te thuhet se nje situate te tille, kur, te pakten, nje shtet deshiron te sfidoje te drejten tuaj per ekzistence, kjo do te ishte nje goditje serioze", theksoi Dell, per te vene ne pah edhe skenarin e trete, qe sipas tij eshte edhe me i keqi. "Do te kishim zgjedhje te lira dhe korrekte, por legjitimiteti i tyre do te vihej ne pikepyetje nga njerezit me agjende te njeanshme politike. Nese individet, ose partite hedhin dyshime mbi rezultatet e zgjedhjeve te lira dhe korrekte per interesat e ngushta te tyre, per agjenden afatshkurter politike ata do te shkaterronin, jo vetem qeverine, por edhe shtetin", pohoi Dell duke theksuar se nuk po i ekzagjeronte gjerat. Ai kerkoi nga institucionet, qe te jetesojne skenarin e pare. Ambasadori amerikan, Kristofer Dell, vuri ne pah se zgjedhjet mundesojne jetesimin e nje procesi, qe e ka quajtur vital per Kosoven-decentralizimin. "Decentralizimi do te ofroje makinen per integrimin e plote te te gjitha komuniteteve te Kosoves. Kjo nuk eshte ne te mire vetem te Kosoves, por edhe ne te mire te vete komuniteteve pakice. Mendoj se zgjedhjet e nentorit jane nje mundesi thelbesore per serbet qe te marrin kontroll me te madh per jeten e tyre te perditshme", vleresoi Dell.
Serbet e Kosoves jane te ndare per pjesemarrjen ne zgjedhje, ndersa Beogradi zyrtar ka sugjeruar bojkotimin. Nderkohe, teksa po fliste per forcimin e shtetit te Kosoves, Dell hodhi poshte pohimet se nenshkrimi i protokollit mes EULEX-it dhe Serbise cenon sovranitetin e vendit. "EULEX eshte ketu vetem si rezultat i vendimit sovran te Qeverise suaj. Eshte presidenti juaj ai qe e ftoi BE-ne ta themeloje kete mision. Prandaj, prania e tyre rrjedh nga ky akt sovran, nga ftesa e presidenti tuaj, si dhe nga vendimi qe del nga Deklarata e Pavaresise dhe Kushtetuta". "Keto jane akte sovrane te nje vendi, qe fton dike te vije ketu dhe te performoje funksione te caktuara. Ky sovranitet eshte misheruar ne vete ftesen dhe besoj se cka do qe ben EULEX-i, eshte ne perputhshmeri te plote me keto vendime sovrane te ndermarra nga Qeveria e Kosoves", u shpreh Dell.