PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Europa ngre koken ne Manchester


E Shtune, 10 Tetor 2009

Nga Irfan Husain

Kam qene student ne Paris, aty nga mesi i viteve te '50'ta, kur u nenshkruan disa prej marreveshjeve te para per bashkimin e Europes. Qe nga ajo periudhe, une kam kaluar nje kohe te gjate ne Europe dhe gjate secilit udhetim kam verejtur dallime te nxitura nga procesi i bashkimit. Per shembull, sot ne France shume me teper njerez e flasin gjuhen angleze sesa ne kohen kur kam studiuar atje. Nje nga arsyet pse Britania iu bashkua me vonese BE-se, dhe pse ende eshte e rezervuar ne lidhje me disa aspekte te ketij eksperimenti, eshte se per shekuj me radhe Britania e ka konsideruar veten si te ndare nga Europa. Kur dikush nga Britania shkonte per vizite atje, ai thoshte se "po e vizitonte kontinentin". Perkunder kanalit te ngushte, i cili na ndan nga Europa, distanca psikologjike eshte shume me e madhe. Nga ana e tyre, as europianet nuk ishin te kenaqur per shkak te fteses per anetaresim derguar Britanise. Gjenerali De Gaulle, udheheqesi i pakontestuar i Frances ne vitet 1960, insistonte se Britania do ta luante rolin e Kalit Amerikan te Trojes. Sidoqofte, ne kemi harruar se ishte Winston Churchill ai i cili ne vitin 1948 beri thirrje per krijimin e Shteteve te Bashkuara te Europes. Disa vjet me vone, gjashte shtete evropiane - Belgjika, Franca, Gjermania Perendimore, Luksemburgu dhe Holanda - u pajtuan qe ta themelojne unionin per thengjill dhe hekur. Nga ky fillim modest, ne vitin 1958 hyri ne fuqi Traktati i Romes. Gjerat perparuan ne vitin 1968, me vendosjen e unionit doganor, i cili siguroi levizjen e lire te mallrave, sherbimeve, kapitalit dhe te punetoreve ndermjet shteteve anetare. Euroja u be valute e perbashket ne vitin 2002. Por, eshte Traktati i Lisbones, nga 2007, ai i cili ka tash ka nxitur tensionim ne Britani. Ne kohen kur partite e medha ne Britani po zhvillojne njera pas tjetres konferencat e tyre vjetore, ceshtja e marredhenieve te vendit me BE-ne ka filluar te ngre serish koken. Me kerkesen per krijimin e presidences, ky Traktat gjithashtu kerkon nga shtetet anetare edhe nje politike te perbashket te jashtme.

Partia Konservatore e Britanise tradicionalisht ka qene e rezervuar ndaj Traktatit te Lisbones dhe ka shpresuar se ne referendumin e fundit irlandezet do t'i japin goditjen vdekjeprurese ketij Traktati. Por, irlandezet votuan ne favor te Traktatit, duke vendosur konservatoret ne qender te vemendjes. Gjate konferences se kesaj partie, e cila u zhvillua ne Manchester, anetari veteran i partise, Boris Johnson, kerkoi organizimin e nje referendumi ne Britani, duke minuar keshtu politiken e kujdesshme te kryetarit te konservatoreve, David Cameronit, i cili ka tentuar ta minimizoje temen "Europe", deri ne zgjedhjet e ardhshme ne Britani, te cilat pritet te zhvillohen vitin tjeter.

Eshte e qarte se ka shume njerez ne Britani te cilet nuk deshirojne qe politika e jashtme te percaktohet ne Bruksel. Nje prej arsyeve tjera, per shkak te se ciles konservatoret e kundershtojne integrimin e plote ne Europe, eshte edhe mundesia qe Tony Blair te emerohet Presidenti i pare i BE-se. Nje nga shkaqet se pse europianet kerkojne nje politike te perbashket te jashtme eshte se, perkunder fuqise ekonomike te unionit, zeri i BE-se ne bote eshte i dobet dhe i percare. Pothuajse pas cdo krize, Europa eshte detyruar t'ia dorezoje kryesimin SHBA-se. Gjate luftes qe shpertheu pas shperberjes se ish-Jugosllavise, Europa ishte tejet e percare, derisa serbet po masakronin myslimanet ne Bosnje. U desh intervenimi i SHBA-se per ta ndalur gjenocidin. Po ashtu, edhe sulmet e serbeve ne Kosove u ndalen nga amerikanet. Pra, edhe perkunder faktit se Traktati i Lisbones me gjase do te hyje ne fuqi, pasi qe te ratifikohet nga ato pak shtete te cilat ende nuk e kane bere kete, mbetet dyshimi nese BE do te jete ne gjendje te integroje politiken e jashtme dhe ate te mbrojtjes te shteteve te veta anetare. Ne pergjithesi, ekziston nje mungese e vullnetit per t'i dorezuar edhe me shume kompetenca eurokrateve ne Bruksel. Sidoqofte, Europa ka kaluar nje rruge mjaft te gjate prej kerkeses se Churchillit per formimin e Shteteve te Bashkuara te Europes.

Marre nga "Dawn.com", perkthyer nga "Express"




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika