Sting, mbrojtes i pyjeve
E Diele, 04 Tetor 2009
Kengetari Sting i eshte bashkengjitur fushates nderkombetare per mbrojtjen e pyjeve, te quajtur "The prince's rainforests project". Kjo fushate ka per qellim qe te alarmoje boten per ndalimin urgjent te prerjes se pyjeve, nje pasuri e madhe qe toka mund te kete. Ne kete "alarm boteror" tashme jane inkuadruar shume fytyra te njohura si, Harrison Ford, Robin Williams, Daniel Craig, Olivia Newton, Rod Stewart, Joanna Lumley dhe Billy Connolly. Ylly i grupit "The Police", ka rene dakord qe kenga hapese e fushates alarmuese te jete hiti i madh i grupit te tij "Message in a botle". Videot te cilat tashme kane filluar te dergohen neper televizione, permbajne mesazhe te ndryshme nga njerez te famshem, qe me ngulm flasin dhe u bejne apel te gjithe njerezve per te mbrojtur pyjet. Statistika te shumta jane dhene ne keto video, perfshire edhe shumen e 6 milione hektareve pyje qe shkaterrohen cdo vjet. Ndersa ne videon e Sting per kete kampanje ai thote: Trembedhjete vjet me pare, une shkrova "Message in a botle". Tashme une po i bashkengjitem Fushates per mbrojtjen e pyjeve, per t'i derguar botes nje mesazh. Edhe ju mund te ndihmoni si une, ju lutem te na bashkoheni, sepse kjo eshte per te miren e te gjithe neve".