Greqia para zgjedhjeve
E Diele, 04 Tetor 2009
Niko Anagnosti*
Ka rene sipari i fushates elektorale ne Greqi. Votimi i se dieles do te tregoje, nese prej tyre do te dale nje qeveri njepartiake, pasi ajo e koalicionit, sipas analisteve gati perjashtohet. Fushates elektorale, eshte e vertete se i munguan ekseset, por jo edhe klima e acaruar politike. Java e fundit shenoi edhe kreshenton e saj, ne radhe te pare nga dy lojtaret kryesore: Demokracia e Re ne pushtet dhe PASOK-un ne opozite. Te dy partite e medha tradicionalisht ne fund polarizojne klimen, per te koracuar dhe shtuar elektoratin e tyre, ne disfavor te partive te vogla. "Asnje vote e humbur. Asnje vote e falur", ishte motoja e vete kreut te se djathtes, Karamanlis, qe shtroi dilemen: "ose nje qeveri te pergjegjshme" si e tij, "ose nje qeveri te papergjegjshme te Papandreut, qe vetem premton".
"Kerkoj te me jepni voten qe t'iu provoj te kunderten... Do ta bej me cdo kusht", ishte apeli i fundit i kreut socialist Papandreu, i cili qe ne fillim te fushates shtroi dilemen "ose ndryshojme ose fundosemi". Te gjitha anketimet, edhe ato te "fshehta" qe zhvillohen me porosi te partive nga shoqerite demoskopike - pasi me ligj eshte ndaluar publikimi i tyre 15 dite para zgjedhjeve - tregojne socialistet ne opozite si favorite per fitoren. Por nje siguri e tepruar, mund t'u kushtoje. Ndaj edhe Papandreu kerkoi nga elektorati edhe me apel te vecante televiziv "fuqi zjarri mundesisht me te madhe" per reformat strukturore dhe zbatimin e "programit 100 ditesh" te partise se tij.
Fund sistemit dypartiak
Perballe nje trysnie te tille dhe ne driten e shembullit gjerman, partite e vogla i kerkuan elektoratit qe me voten e tij, t'i jape nje goditje sistemit dypartiak grek, te gjithepushtetshem prej me shume se 35 vjetesh. "Ceshtja nuk shtrohet qe me 4 tetor te ndryshoje partia qe na qeveris, por te ndryshoje politika" - deklaroi kryetari i se majtes, Aleksis Cipras, qe prognozat thone se me zi do te arrije te hyje ne parlament. I njejti apel e madje shume me dramatik erdhi edhe nga kreu i nacionalisteve, Jorgos Karaxhaferis, qe akuzoi Karamanlisin se "po menaxhon thjesht disfaten e tij" dhe paralajmeroi Papandreun, per revanshizem eventual ndaj nepunesve shteterore.
Flirt paradoksal
Por me gjithe replikat e ashpra nderpartiake, e djathta e do te majten ne parlament, ashtu si socialistet duan kuota me te larta parlamentare per nacionalistet. Flirt paradoksal? "Eshte flirt aksidental. Pra sa me lart eshte e majta ne aspektin e perqindjeve, aq me poshte eshte PASOK-u, sipas analizes se Demokracise se Re.
Nga ana tjeter, sa me e fuqishme eshte prania e Alarmit Ortodoks Popullor te Karaxhaferis, aq me e ngushte do te jete jehona e Demokracise se Re sipas socialisteve", i tha Deutsche Welle-s analisti i mirenjohur grek, Tasos Papas. Nje llogari e tille, sipas tij, veshtire se u del me elektoratin e Partise Komuniste, qe me sa duket jo vetem do te ruaje por edhe do te shtoje numrin e votuesve te saj, si forca e trete parlamentare ne vend.
Serish ne zgjedhje?
Por "flirti i fshehte", ka caqet e tij. Ne kushtet kur edhe 62% e elektoratit shprehet kunder nje qeverie koalicioni, te dy te medhenjte nuk hezituan te shtrojne dilemen: ose qeveri njepartiake ose pasiguri dhe zgjedhje te njepasnjeshme! Shprehja "ose shumice absolute ose kaos", perben ushtrim trysnie nga dy partite e medha pushtetare. Po te mos kemi shumice absolute, do te shkojme prape ne zgjedhje. Varianti i qeverive te koalicionit me te dhenat e sotme eshte i pamundur, pasi partite jane divorcuar me politikat e bashkepunimit. Perjashtim ben ketu partia e Karaxhaferit qe e ka kerkuar me insistim bashkepunimin. E djathta e ka refuzuar propozimin e tij, thote analisti grek, per te theksuar se gjithsesi ne demokraci nuk ka situate pa rrugedalje.
*DW