Zgjedhjet ne Greqi, Karamanlis perballe Papandreut
E Diele, 04 Tetor 2009
ATHINE - Qe prej viteve 60-te dhe deri sot familjet Karamanlis dhe Papandreu dominojne skenen politike te Greqise. Tani ne zgjedhjet e parakohshme parlamentare Jorgos Papandreu, i biri i Andrea Papandreut dhe kryetar i "Levizjes Socialiste Panheleniste" (Pasok), synon te pasoje si kryeminister Kostas Karamanlisin, nipin e ish presidentit Konstantin Karamanlis. Te dy sfiduesit kane zhvilluar nje beteje te ashper elektorale. Ata mobilizuan potencialin e tyre zgjedhor ne shume manifestime ne sheshet qendrore te qyteteve greke. Fushata zgjedhore "Jorgos kunder Kostas" eshte varianti i ri i duelit politik klasik grek.
Ne fakt mandati i kryeministrit konservator Kostas Karamanlis zgjat deri ne vitin 2011. Por Papandreu kishte deklaruar ne zgjedhjen e presidentit nga parlamenti ne mars se do te impononte zgjedhjet e reja. Karamanlis u tregua me i shpejte. Per shkak te krizes ekonomike dhe financiare globale vendi per dy vitet e ardhshem ndodhet ne rruge te veshtire, tha Karamanlis dhe beri thirrje per zgjedhje te parakohshme.
Karamanlis synon nje mandat te ri per interes nacional
"Ne keto kushte kam vendosur, qe te synoj nje mandat te ri, per te zbatuar masat e duhura politike dhe deshiroj qe ta dini, se motivi im eshte vetem interesi nacional."
Ne rast se rizgjidhet ai premton, se do te luftoje evazionin fiskal dhe shpall ndalimin e punesimeve ne sektorin publik per nje vit dhe ngrirjen e rrogave dhe pensioneve.
Keto masa nuk jane gje tjeter vecse nje kurs rigoroz kursimi, sepse arkat e shtetit jane bosh dhe borxhet jane te larta. Borxhi shteteror arrin ne 260 miliarde euro. Kjo i pergjigjet 100% te prodhimit te brendshem bruto. Deficiti shteteror e ka kaluar prej kohesh kufirin tre per qind te Maastrichtit dhe arrin mbi gjashte per qind te prodhimit te brendshem bruto.
Qeveria konservatore, asnje mase kunder borxhit te larte
Por qeveria konservatore "Nea Demokratia" akuzohet se per pese vjet radhazi nuk ka ndermarre asgje kunder malit me borxhe. Babis Papadimitriu, analist per ceshtjet ekonomike i grupit te mediave "Skai" ne Athine eshte i bindur se problemet ekonomike te Greqise jane aq te renda, saqe qeveria konservatore ne keto kushte nuk do te kishte asnje mundesi ta conte deri fund periudhen legjislative.
"Qeveria aktuale ka patur veshtiresi te medha per t'i perballuar problemet ekonomike: Duhej menaxhuar ne te njejten kohe si kriza ekonomike globale, ashtu edhe ajo brenda vendit. Do te kishte qene sigurisht me e thjeshte, sikur opozita socialiste t'i kishte dhene mbeshtetje. Por nuk ishte keshtu, sepse PASOK-u donte qe te shpalleshin zgjedhje te reja".
Karamanlis dhe partia e tij konservatore kane zbatuar pak prej premtimeve te dikurshme. Karamanlis donte ta ndryshonte nga themelet shtetin, korrupsionin dhe nepotizmin donte t'i zhdukte. Asgje prej tyre nuk ndodhi.
Udheheqesi i opozites Jorgos Papandreu premton nje fillim te ri per vendin e tij. Ai do t'i jape fund shperdorimit te fondeve publike. Por ndryshe nga Karamanlis ai flet per domosdoshmerine e mbeshtetjes aktive te ekonomise. Ai planifikon nje program konjunkturor me deri ne kater miliarde euro. Motoja e tij eshte "Zhvillim ekonomik ekologjik".