PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Kerkese Berlinit: Mbroni emigrantet


E Diele, 04 Tetor 2009

organizatat per te drejtat e njeriut Amnesty International dhe Pro Asyl kerkojne prej qeverise gjermane mbrojtjen me te mire te refugjateve ne Gjermani dhe Evrope. Ne Gjermani jetojne te pakten 150 mije shqiptare dhe po aq nga Kosova



Vetem pak dite pas zgjedhjeve parlamentare ne Gjermani, organizatat per te drejtat e njeriut Amnesty International dhe Pro Asyl kerkojne prej qeverise gjermane mbrojtjen me te mire te refugjateve ne Gjermani dhe Evrope. Ne Gjermani, jetojne te pakten 150 mije shqiptare dhe po aq nga Kosova, pjesa me e madhe e te cileve kane ndertuar nje jete si gjithe te tjeret, por perballen me leje qendrimi qe duhet t'i rinovojne here pas here. Ka ardhur koha qe te trajtohen temat te cilat per muaj dhe vite te tera presin nje zgjidhje, pohon udheheqesi i organizates humanitare Pro Asyl, Günter Burkhardt: "Ne kemi nevoje per nje politike te mire per te drejtat e njeriut. Kemi nevoje per nje politike koherente te jashtme, te brendshme, juridike, ekonomike dhe politike zhvillimore. Deri tani keto gjera nuk ishin te garantuara".

Gjermania duhet te heqe lejet e njepasnjeshme te qendrimit

"Ne kete kuader kemi nevoje per nje politike me te mire edhe lidhur me te drejten e qendrimit ne Gjermani te refugjateve te cilet deri tani nuk e kane te zgjidhur ceshtjen e statusit, pohon Burkhardt. Sipas tij, Gjermania ka nevoje per nje fillim te ri dhe heqjen e lejeve te njepasnjeshme te qendrimit, te tipit duldung (leje toleruese).

"Kemi rreth 60 mije njerez, te cilet ne Gjermani jetojne me gjate se gjashte vjet, pa pasur asnje shans per marrjen e lejes se perhershme te qendrimit. Keta 60 mije njerez duhet te mbeten ne Gjermani. Ai qe jeton ketu per nje kohe te gjate, duhet ta kete te drejten e mbetjes, pa kushte".

Qeveria e re, zgjidhje me te mira dhe ne nivel evropian

Qeveria e deritanishme e partive te Unionit dhe socialdemokrateve, ne kete aspekt, nuk ka ofruar ndonje perspektive. Kete problem tani duhet ta zgjidhe qeveria e re. Aktivisti i organizates Pro Asyl kerkon zgjidhje me te mira edhe ne nivelin evropian.

"Ne presim qe politika e "largimit te shikimit" duhet te perfundoje. Nga kancelarja kemi degjuar fjale te qarta kunder shkeljes se te drejtave te njeriut ne mbare boten. Per nje politike koherente dhe per realizimin e te drejtave te njeriut ne nje Evrope te hapur kemi nevoje jo vetem ne Gjermani, por ne te gjitha vendet e tjera evropiane. Ne presim me shume solidaritet brenda vendeve evropiane, me shume humanitet dhe respektimin e standardeve per te drejtat e njeriut".

Nje program per strehimin e refugjateve, i domosdoshem

Per ndarjen solidare te detyrave rreth mbrojtjes se refugjateve, sipas perfaqesuesve te organizatave Pro Asyl dhe Amnesty International, i domosdoshem eshte nje program per strehimin e tyre. Pranimi i refugjateve nga Iraku deshmon se sa i domosdoshem eshte nje program i tille. Wolfgang Grenz i Amnesty International gjeti fjale te mira per zgjidhjen e problemeve te refugjateve nga Iraku: "Ishte mire qe qeveria federale njekohesisht me vendimin ne nivelin evropian per strehimin e refugjateve, pranoi 2.500 refugjate te ikur nga Iraku. Ne mendojme se ky mund te jete nje fillim i mire"

Nje politike per ndalimin e refugjateve ne kufijte e BE-se

Sa i perket politikes ndaj refugjateve ne vendet anetare te BE-se, organizatat Pro Asyl dhe Amnesty International kerkojne ndryshimin e politikes per ndalimin e refugjateve ne kufijte e BE-se: Tek ne ekziston sistemi i kalimit te pergjegjesise per pranimin e refugjateve ne vendet afer kufijve te jashtem te BE-se. Ne kemi konstatuar se vendet e vogla si Malta, Qipro dhe Greqia jane te stermbushura me refugjate".

Gjermania me gjithe peshen e saj politike duhet te angazhohet per nje zgjidhje te mire dhe trajtmin si duhet te refugjateve qe vijne permes detit Mesdhe, thote eksperti Wolfgang Grenz nga Amnesty International: "Ne detin Mesdhe apo diku tjeter nuk ekziston ndonje hapesire ku nuk vlen e drejta per mbrojtjen e refugjateve. Keto parime vlejne gjithandej".

Te gjithe refugjatet duhet te gezojne keto te drejta, sepse ne Libi apo vendet tjera ne Veri te Afrikes nuk i gezojne ato. Ekspertet e ketyre organizatave kerkojne edhe kontrollin me te mire te agjencise per mbrojtjen dhe sigurine e kufijve te jashtem te BE-se, Frontex. Sipas tyre edhe kjo organizate ka nevoje per respektimin e te drejtave te njeriut.

DW




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika