 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Nishani: Pronat, permbarimi e Hipoteka, jo me abuzime
E Diele, 04 Tetor 2009
Ministri i Drejtesise, Bujar Nishani, deklaroi dje se institucionet qe jane ne varesi te tij, si Agjencia e Pronave apo ajo e Regjistrimit te Pasurive te Patundshme, do te permiresojne ndjeshem sherbimet, si dhe do te zhvillojne procedura transparente per te eliminuar abuzimet. Ne nje interviste te zgjeruar per Televizionin "Klan", Nishani shpjegoi prioritetet e punes se tij, si permiresimi i gjyqesorit ne dhenien e shpejte te vendimeve. Ministri pohoi gjithashtu se do te beje ndryshimet e duhura ne legjislacion, ne menyre qe kushdo qe tenton te abuzoje me pas me proceduren ta kete hapesire te mbyllur.
Zoti Nishani, Cilat jane objektivat tuaja ne krye te Ministrise se Drejtesise?
Normalisht jo vetem per mua por per cdo minister pikesynimet dhe objektivat perputhen me ato cka reflektohen ne programin e qeverise qe maxhoranca ne Parlament ka votuar. Drejtesia eshte nje sfide shume e madhe, sepse lidhet drejtperdrejti me proceset me te rendesishme te Shqiperise, me proceset integruese. Ne se do te kalojme ne ceshtjet konkrete marredheniet me gjyqesorin, institucionet e drejtesise ne teresi, sinkronizimi dhe bashkepunimi brenda kuadrit te pergjegjesise institucionale qe ligji percakton per cdo institucion me vete, pra qe do te thote me thjesht, permbushja e detyrimeve te gjithe secilit perballe legjislacionit, perballe sfidave, perballe kerkeses se opinionit publik. Besoj qe eshte nje detyrim, por jo vetem, por edhe nje kontribut. Pra, ne kete kuptim, une besoj qe le te themi shpesh here edhe pse jo iniciativat e Ministrise se Drejtesise dhe institucioneve te saj te varesise per te rritur kete lloj bashkepunimi ne sensin e permbushjes se detyrimeve te gjithsecilit, besoj qe perben nje sfide, nje sfide e cila ka te beje me harmonizimin e punes. Se dyti, qe eshte nje ceshtje e rendesishme, eshte fakti qe shume nga institucionet e varesise ne Ministrine e Drejtesise jane te lidhura drejtperdrejti me sherbimet ndaj publikut dhe duke pasur parasysh ne kete kontekst fakti qe sherbimi ndaj publikut eshte nje prioritet i pandryshuar i kesaj qeverie mendoj se do te fokusohemi ngushtesisht jo vetem ne plotesimin e pjeses se legjislacionit apo te akteve te tjera te nevojshme qe duhen per te permbushur, ne se ka nevoje apo hapesira te munguara por, pergjithesisht dhe kryesisht qartesimin e procedurave. Shpesh here paqartesia ne procedura le vend per zvarritje te procesit, le vend per tentativa abuzimi nga perfaqesuesi i administrates, rrjedhimisht kemi te bejme me vepren e korrupsionit dhe se treti ajo qe eshte me e renda me mos permbushjen e pergjegjesise ndaj qytetarit dhe mos realizimit te permbushjes se interesit nga ana e qytetarit. Per te qene me konkret, e kam fjalen ketu per disa nga institucionet shume te rendesishme qe jane nen varesine e Ministrise se Drejtesise, sic jane Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave, apo Zyra e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme, Zyrat e Permbarimit qe merren me ekzekutimin e vendimeve gjyqesore te formes se prere. Pra ne teresi, besimi i publikut fillon dhe tronditet, cenohet kur sheh qe institucionet e ngarkuara me ligj per te ofruar sherbimin ndaj tyre nuk permbushin se pari pergjegjesine dhe se dyti kur shohin qe procedura ne vend qe ta lehtesoje marrjen e sherbimit e komplikon e veshtireson dhe krijon hapesira per akte abuzimi nga perfaqesuesi i institucionit ne raport me qytetarin, apo me interesin e qytetarit.
Me konkretisht, cilet jane sektoret ku do te nderhyni?
Une jam i bindur me aq kohe pas kam pasur keto dite, dhe ne konsulte me bashkepunetoret e mi, qe me te cilet mendoj te ndertoje nje pune harmonike, duhet dhe po punojme per te percaktuar disa prioritete, priorite kyce, gjithmone ne varesi te atyre objektivave qe ka programi i qeverise. Keshtu qe, rikthimi i besimit te publikut ne sistemin gjyqesor, ne teresine e sistemit te drejtesise, ka te beje jo vetem me angazhimin e Ministrise se Drejtesise, por edhe disa institucione te tjera qe jane jashte sistemit te ekzekutivit dhe kjo do te arrihet besoj, permes nje bashkepunimi, bashkerendimi dhe harmonizimin te veprimtarise dhe nxitjes se ndersjellte te zbatimit te pergjegjesive dhe detyrimeve qe ligji i ngarkon cdo institucioni. Se dyti eshte shume e rendesishme transparenca ne procesin e administrimin te nje procesi gjyqesor. Kjo ka te beje me nje angazhim te drejtperdrejte edhe te institucioneve te ekzekutivit, e kam fjalen per Ministrine e Drejtesise dhe institucionet e tjera. Ne duhet te ofrojme tek publiku nje proces krejtesisht te mundshem per t'u verifikuar, per t'u pare nga opinioni publik por edhe nga individi. Se treti dokumentimin dhe perfshirjen ne nje arshive te dixhitalizuar te procesi gjyqesor ne menyre te tille qe ne cdo kohe apo perballe cdo pretendimi te kete mundesi individi apo grupe te interesuar per te verifikuar procesin dhe proceduren. Per fat te keq shpesh here procedura shfrytezohet per te krijuar nuanca abuzimi apo akte abuzimi. Ceshtjet e tjera qe kane te bejne me ofrimin e sherbimit nga agjenci qe jane nen varesi te Ministrise, qe lidhen me sherbimet, une besoj qe dixhitalizimi i ketyre sherbimeve apo dixhitalizimi i fondit apo i procesit i cili e ofron kete sherbim ngushteson maksimalisht aferat e korrupsionit e sorollatjes te qytetareve e shqiptare. Ne se ne arrijme duke implementuar kete lloj filozofie qe procedura te ngushtoje abuzimin apo korrupsionin, eshte me e lehte me pas pjesa e supervizionit, kontrollit, evidentimi i tyre per marre me pas masa penalizuese per kedo qe dhunon ligjin dhe nuk zbaton detyrimet qe ligji i ngarkon. Sistemet e vuajtjes se denimit kane nevoje per rritjen e sigurise se metejshme por edhe krijimin e kushteve ne respekt te lirive dhe te drejtave themelore te qytetarit. Natyrisht qe objektivat dhe ambiciet e Shqiperise jane ne proceset integruese evropiane dhe ne duhet te arrijme standardet e nje shoqerie evropiane. Ne kete aspekt, ne Shqiperi sot ka nje numer qytetaresh qe vuajne denimet e tyre brenda institucioneve te vuajtjes se denimit por nga ana tjeter ata jane edhe nen proces rehabilitimi. Qe do te thote qe i duhen ofruar te gjitha kondicionet te parametrave njerezor, shoqeror, social, psikologjik, arsimor ne menyre te tille qe shtetit t'i ofroje mundesine qe krahas vuajtjes se denimit te nje vepre penale nje individ te kete mundesine te perafrohet me parametrat e shoqerise kur ai te kete kryer kete detyrim ndaj ligjit. Pra jane nje sere sfidash qe ka ne teresi fusha qe mbulon Ministria e Drejtesise dhe une besoj se shume e rendesishme per nje staf por natyrisht ne krye te stafit edhe titullari, percaktimi i prioriteteve. Ne se percaktojme qartazi dhe drejt prioritetet atehere mbetet per t'u provuar se sa e afte eshte nje administrate e caktuar per te cekur keto priorite.
Disa proceseve gjyqesore jane kthyer ne procese maratone. Ne kete fakt ketu duket se drejtesia deshton. A do kete nga ana e Ministrise se Drejtesise nje hap per rregullimin e gjendjes, a do te nxitet Dhoma e Avokatise per marrjen e masave disiplinore ndaj avokateve?
Detyrimisht duhet te kete dhe kjo do te jete faza e angazhimit te ndersjellte. Kjo dukuri nuk mund te analizohet ne menyre te njeanshme, por mbi te gjitha duhet te prevaloje percaktimi ligjor. Personalisht i besoj shume funksionimit te ligjit. Nese ne hartimin e nje legjislacioni te caktuar, ligjor apo nen ligjor, shpesh here per nje apo tjeter arsye mbeten hapesira ku per shkak te pjeses procedurale shfrytezohen jo ne interes te zbatimit te ligjit, por ikjes nga zbatimi i ligjit, atehere kjo eshte nje ceshtje qe duhet ripare domosdoshmerish. Ceshtja e shtyrjes se seancave gjyqesore padyshim qe eshte kthyer ne shqetesim e berjes se drejtesise, e zbatimit te drejtesise. Ne kuader te kesaj problematike une mora nje takim me Drejtuesit e Dhomes se Avokatise ne Shqiperi, nje shqetesim i cili ekziston tek ta, sepse i lidh puna drejtperdrejte me aktivitetin e perditshem te avokateve.
Ne kete kontekst ne kemi menduar te shikojme nje amendim te legjislacionit permes nje grupi pune te perbashket te Ministrise se Drejtesise, por edhe paleve te tjera te interesit, ne menyre te tille qe te percaktohet se cila do te jete nderhyrja ne kete amendim dhe legjislacion per te ngushtuar te gjitha hapesirat qe mund te perdoren per te abuzuar me proceduren. Ne se parimi kryesor, ai i ofrimit te mbrojtjes, ne respekt te legjislacionit vendas por edhe te jurisprudences se Strasburgut ofrohet, une mendoj qe eshte realizuar ceshtja themelore. Me pas, ne se ka abuzime proceduriale atehere keto duhen mbyllur me akte ligjore dhe nen ligjore te percaktuara mire. Kemi rene dakord qe ky eshte nje shqetesim i perbashket. Besoj se ne ditet qe vijne do ta konkretizojme kete shqetesim permes nje grupi pune te perbashket me perfaqesues nga gjyqesori, me perfaqesues nga Keshilli i Larte i Drejtesise, me perfaqesues nga Dhoma e Avokatise, organi i Prokurorise. Besoj se do te jete nje iniciative e Ministrise se Drejtesise ne menyre te tille qe te percaktojme qartazi ne cfare momenti mund te nderhyjme ne pjesen e legjislacioni ne menyre qe kushdo qe tentoje te abuzoje me pas me proceduren ta kete hapesire te mbyllur. Besoj qe percaktimi ligjor do te jete pjesa me e sakte, ajo qe do te ofroje edhe nje lloj kontrolli nga inspektoriatet e Ministrise se Drejtesise apo te institucioneve te tjera qe kane pergjegjesine per ecurine e ketyre proceseve.
Ministria e Drejtesise ka kerkuar ndryshim ne disa ligje per te forcuar me tej luften ndaj korrupsionit, krimit te organizuar, si dhe ligje te tjera me rendesi jetike per vendin. Te gjitha keto ligje kerkojne miratim te shumices ne parlament nderkohe qe opozita mungon ne salle. A keni ju nje thirrje per opoziten?
Ne teresi procesi i reformes ne drejtesi eshte nje proces qe duhet te jete konsensual. Jo vetem ne aspektin e numrave per tu votuar nje ligj i caktuar ne Parlament, por ne filozofi procesi i reformes ne drejtesi duhet te jete konsensual. Pervec konsensusit te perfaqesuesve politike ne Parlament, duhet perfshire brenda edhe mendimi i grupeve te interesit, por ne thelb duhet te qendroje konsensusi politik. Ne kete kuader une besoj qe opozita jo vetem qe i duhet drejtuar thirrja per ta ardhur ne parlament por ajo ka pergjegjesi te drejt per se drejte institucionale, ka pergjegjesi te drejtperdrejte publike, pergjegjesi te drejte morale ne raport me qytetarin, por edhe vete brenda konceptit te saj si opozite politike. Jam i bindur qe argumentet qe sot jane me se te qarta dhe te hapura per futjen e opozites ne parlament jane te tilla qe do ta bejne te qenesishme dhe te vetedijshme opoziten ne marrjen e vendimeve politike per te cilat ajo ka pergjegjesine e saj. Une besoj hapat e duhur do te merren nga opozita dhe shpresoj qe ne procesin e argumenteve konsensuale te debatit dhe arritjes konsesuale me pas per sa i takon reformes ne drejtesi, ne do te ecim jo vetem qe Shqiperia dhe shqiptaret ndodhen ne nje moment te rendesishem per sa i takon ceshtjeve te integrimit por keto i sherbejne ne nje fare menyre prespektives se zhvillimit te shoqerise shqiptare. Ne baze dhe ne themel te zhvillimit ekonomik, social ekziston gjithmone baza ligjore. Pa nje baze te forte ligjore te standardeve evropiane, do te jete e veshtire per te realizuar procese dhe procedura qe i shkojne ketij qellimi.
Mesazhi i Presidentit ne cilesine e kryetarit te KLD-se ishte se duhet bashkepunim, koordinim mes dy inspektorateve, te Ministrise se Drejtesise dhe atij te Keshillit te Larte te Drejtesise, te cilet luajne te njejtin rol , monitorimin dhe keqyrjen e punes se gjyqtareve. Cfare do te beni a do te kete nje bashkepunim mes dy inspektorateve sepse deri me sot folur se ka nje dualitet mes tyre?
Une nuk do te nderhyj asnjehere ne kompetencat e cdo institucioni qe ka fushen e tij dhe percaktimin e tij ligjor dhe rastin konkret te Inspektoratit te Keshillit te Larte te Drejtesise i cili pergjigjet perballe Keshillit te Larte te Drejtesise per detyrat dhe objektivat qe ka ky institucion. Por Inspektorati i Ministrise se Drejtesise ka percaktimin e vet ligjor ka fushen e vet te veprimtarise, keshtu qe pergjegjesia e Ministrise se Drejtesise, do te jete ne funksionalitetin dhe rendimentin e punes ligjore, transparente te inspektoratit te Ministrise se Drejtesise. Ajo c'ka une do te ndjek perpos ligjshmerise dhe transparences dhe korrekteses se punes se ketij inspektorati, reagimi dhe vleresimi i produktit te punes se ketij inspektorati nga ana e KLD sepse produkti i punes se inspektoratit nga ana e Ministrise prezantohet dhe paraqitet per procesin e metejshem te vendimmarrjes prane Keshillit te Larte te Drejtesise. Ka edhe ne keto momente qe flasim mjaft raporte dhe propozime te ardhura nga Ministri i Drejtesise dhe Inspektorati i Ministrise se Drejtesise, per inspektimet e kryera ne marrje e masave konkrete mbi emra konkrete dhe ne jemi ne pritje te gjykimit te tyre nga ana e Keshillit te Larte te Drejtesise dhe une kam besimin e plote qe KLD do te vleresoje me shume seriozitet punen qe ka bere Inspektoriati i Ministrise se Drejtesise, ne kontrollin e ushtruar deri me tash ne propozimet per masat e marra. Ne radhe te pare duhet hartoje legjislacion solid te standardeve por nga ana tjeter eshte shume e rendesishme kontrolli dhe nderhyrja me masa te forta administrative ne momente kur jo vetem neglizhohet, por edhe shkelet ne menyre te hapur ligji dhe percaktimi i detyrimeve ndaj cdo institucion aq me teper ne kete rast nga ana e atyre qe kane per detyre te bejne drejtesi.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- KQZ: Fletet e votimit, do te digjen
- Rama: Berisha, "larg duart" nga kutite
- Mosndryshimi dhe respektimi i kufijve
- Berisha: Shqiperi-Kosove, nje komb, bashke per ne BE
- Shqiperia, pa viza ne fillim te 2010
- Berisha ne Kosove, marreveshjet qe do te firmose
- Obama uron Berishen: Me padurim pres te punojme
- Pagat do te rriten me 10 per qind, cdo vit
- Kryebashkiaku dhe kryesocialisti Rama, takim me Presidentin cek, Klaus
- Cekia: Mbeshtetje Shqiperise per integrimin ne BE
- Klaus, me Berishen e Topallin: Progres i forte
- Meta: Vizat, gati plotesimi i te gjitha kushteve
- Klinton, mesazh Metes: Mbeshtetje per integrimin
- Obama garantoi Berishen, per viziten zyrtare ne Shqiperi
- Rama, dreke per deputetet e PS
|
|