Ballkoni i Prages dhe Muri i Berlinit
Nga Dr. Jorgji Kote
E Merkure, 30 Shtator 2009
Shembja e Murit te Berlinit, 20 vjetori i te cilit ka filluar te perkujtohet dhe me festimet e tij qe do te shenojne piken kulmore me 9 Nentor, nuk erdhi ashtu rastesisht dhe papritur. Perkundrazi. Per te ishte punuar nga SHBA dhe aleatet e saj te medhenj, nga personalitetet dhe populli gjerman e te tjere, qysh nga dita kur u ngrit Muri, ne Gusht 1961. Gjithsesi, gjysma e dyte e vitit 1989 shenoi dhe goditjet vendimtare e te njepasnjeshme nepermjet disa ngjarjeve madhore qe i paraprine Renies se Murit e bashke me te edhe te Perdes se Hekurt. Varshava, Budapesti dhe Praga ishin padyshim tre pikat emblematike qe cuan ne ngjarjen e madhe te Berlinit. Ketu ben pjese edhe 30 Shtatori 1989, mbremja historike kur nga ballkoni i Ambasades gjermano-perendimore ne Prage u shpall lejimi i kalimit te mijera qytetareve gjermano-lindore per ne RFGJ. Vetem 5 jave perpara 9 Nentorit, ajo perben me te drejte nje gur te shenuar kilometrik ne ofensiven e pergjithshme drejt Murit.
Nga Shoproni ne Prage
Nje nder krisjet me te medha shokuese per Murin ishte padyshim apeli i famshem historik qe Ish-Presidenti amerikan Ronald Reagan i leshoi Gorbacovit ne Qershor 1987 aty, ngjitur me Murin, tek Portat historike te Brandenburgut:
"Zoti Sekretar i Pergjithshem, nese do paqe, nese do begati per Bashkimin Sovjetik dhe Europen Lindore, nese do liberalizim, atehere eja ketu; Zoti Gorbacov, hape kete Porte, Zoti Gorbacov, shembe kete Mur!"
Ofensiva perfundimtare e Murit filloi ne gjysmen e vitit 1989. Hungaria dhe Austria ishin dy vendet e para qe dhane sinjalin e saj. Me 27 Qershor 1989, ne prani te Ish-Ministrit austriak te Puneve te Jashtme, Alois Mock dhe Ish-Ministrit te Jashtem hungarez te asaj kohe, Gyula Horn filloi procesi i hapjes se kufirit me perendimin; derisa do te vinte 19 Gushti, kur punonjesi i atehershem 43 vjecar i policise kufitare hungareze, Arpad Bella do te hynte ne histori, duke ngritur me guxim dhe kuraje qytetare traun e kufirit ne Shopron te Hungarise; kesisoj, 600 shtetasit e pare gjermano-lindore kaluan kufirin per ne RFGJ. Sic u shpreh me 19 Gusht te ketij viti, Presidenti i Komisionit Europian Barroso, "ate dite te "piknikut paneuropian", hapja e kufirit ne Shopron mbushi me shpresa miliona qytetare per nje Europe te lire e te bashkuar". Dallget demokratike e te urrejtjes anti-mur sa vijne e shtohen, duke " perpire" gjithe lindjen evropiane. Ne fund te muajit Shtator, 1600 gjermano-lindore ishin ngujuar ne Ambasaden gjermano-perendimore ne Varshave.
Ballkoni i Historise
Ndersa, ne ato dite te fundit te Shtatorit 1989, historine Anti- Mur do ta vazhdonin ta shkruanin 6.000 gjermanolindore te tjere te ngujuar ne seline e Ambasades gjermano-perendimore ne "Palais Lobkowitz" ne Prage; ata kerkonin te lejoheshin te shkonin ne RFG, tek bashkekombesit, vellezerit, motrat dhe njerezit e tyre, te kishin nje shtet; situata po zinte dhe ajo godine ne Prage po vlonte nga ankthi por dhe entuziazmi ne te njejten kohe. Nuk kishte me rruge prapa. Ish-kryediplomati legjendar gjermano-perendimor, Hans Dietrich Genscher kthehet nga Nju Jorku, ku merrte pjese ne Sesionin e zakonshem vjetor te OKB-se; madje kishte pesuar dhe nje infarkt; por puna nuk priste me; kishte trokitur NDRYSHIMI i MADH historik! Duheshin hapur portat, duheshin ngritur traret e kufirit, duheshin shembur muret, ndarjet apo dhe bunkeret! Ndaj, ai fluturon menjehere drejt Prages; pasi sheh dhe analizon situaten dhe pas konsultimeve me Kancelarin Kohl, mbremjen e 30 Shtatorit del ne Ballkonin e Ambasades; Aty, mes loteve, brohoritjeve dhe entuziazmit fillon deklarimin e tij historik se "sot ne kemi vendosur... Por turmat nuk e lene te mbaroje fjalen dhe ne kor japin pergjigjen tashme te shumepritur, te ndjekur nga ovacione, perqafime dhe shtrengime duarsh. Genscher kishte kumtuar apelin historik te ribashkimit. Ndaj, qysh prej asaj dite, Ballkoni i Ambasades gjermane ne Prage, u pagezua si "Ballkoni i historise".
Drejt Murit te Berlinit
Tani Muri i Berlinit ishte fare prane, jo vetem gjeografikisht por sidomos historikisht. Per te kishte filluar numerimi mbrapsht. Keto po ndodhnin kur nga ana tjeter Gorbacovi me Perestrojken e tij kishte tronditur perfundimisht per t'i shkulur shume shpejt themelet e sistemit te deshtuar lindor; ne fillim te muajit Tetor 1989, ai kishte shkuar ne Berlinin Lindor, per te marre pjese "demek" ne festimet e 40 vjetorit te krijimit te RDGJ-se, ku ishte pritur si hero shpetimtar nga turmat e ekzaltuara. Gorbacovi kishte shkuar ne Berlin per popullin, per shembjen e Murit jo per Honekerin dhe regjimin e tij. Edhe pse Honekeri, teresisht jashte realitetit, ne mbledhjen jubilare do te pohonte se " socializmi do te marshonte fitimtar dhe se kufijte gjermano-gjermane do te mbeteshin te mbyllur edhe ne 50 apo 100 vitet e ardhshme". (E njejta deklarate behej nje muaj me vone nga Tirana zyrtare e asaj kohe, por sic dihet, regjimi monist ne Tirane nuk mundi "ta shtyje" me zvarritje me shume se nje vit mbijetesen e vet politike) Nderkohe, opozita gjermano-lindore, e organizuar ne "Neue Forum ( Forumin e Ri) ne Berlin dhe Laipcig kishte filluar "Demonstratat e se Henes" qe vazhduan si ortek deri ne Nentor. Me 18 Tetor, Erich Honekerin e shkarkojne nga posti i drejtuesit te Ish-Partise Komuniste Gjermane, duke e zevendesuar me nje lider me te moderuar, Egon Krenz. Por, nuk kishte rrugedalje per regjimin; uji kishte hyre thelle ne varken e kalbur te socializmit lindor, e cila kishte humbur teresisht busullen e saj orientuese, duke u perpelitur mbi dallge. Dita e madhe e lirise pa mure nuk do te vonohej me shume se tre jave pas ngjarjeve te siperpermendura. Ajo erdhi pikerisht me 9 Nentor 1989, ne nje dite te Enjte ne mbremje, qe megjithe te ftohtin e madh, ndezi flake si asnjehere zemrat e gjermaneve dhe botes mbare.