PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet ( 1 ) Shiko komentet

Mire u takofshim ne Theth


E Premte, 04 Shtator 2009

Nga Thethi, Gasper Marku

"Ketu ne Theth, ne bjeshket shqiptare, gjithcka eshte origjinale dhe me bukur se ne Alpet e Evropes", thote Mikel Dolejs, nje student nga Cekia, i cili se bashku me Martina Jonakova vizitojne per here te pare kete park mes maleve te larta te veriut te Shqiperise. Te mahnitur nga panorama dhe mikpritja e malesoreve shqiptare, dy te rinjte cek thone se vitin tjeter do te vijne serish ketu, madje me shoke dhe shoqe. Ne kerkim te natyres se virgjer shqiptare eshte dhe Anita nga Austria, e cila punon prej disa vitesh ne ambasaden e Shkupit te Maqedonise. Me nje gjysme shqipe, te mesuar nga kontaktet me shqiptaret atje tregon se ndodhet ne Theth prej tre ditesh dhe eshte mahnitur nga ajo qe po perjeton. Eshte duke bujtur tek shtepia e ish- kryeplakut te fshatit Prek Harusha, nje shtepi karakteristike prej guri, sikurse jane te gjitha banesat ne kete zone. "Eshte e jashtezakonshme, e paimagjinueshme dhe vetem kur i prek gjerat me dore beson se ketu ka zona krejt te virgjera, te cilat ne asnje vend te botes nuk mund t'i gjesh", tregon pershtypjet e saj Anita duke folur me Atsh. "A do te vije prape ketu?, as diskutohet qe po. Madje edhe me gjate dhe me nje grup shoqeror pasi do te kem se cfare do t'u tregoj", vijon Anita, e cila me kameren e saj ka filmuar dhe fotografuar pjesen me te madhe te bukurise qe ofron Thethi ne lartesine mbi 2500 metra mbi nivelin e detit. Si asnje vit tjeter, Thethi, i shpallur Park Kombetar ne vitin 1966, ka njohur kete sezon veror nje numer te madh turistesh, pjesa me e madhe te huaj. Te dhenat zyrtare nga Unioni i Operatoreve Turistike ne Shqiperi vleresojne se fshati turistik ne veri te vendit eshte vizituar kete sezon nga me shume se 5 mije turiste, pjesa derrmuese e te cileve te huaj, te cilet kane vleresuar se kjo zone eshte me origjinale dhe me e bukur se Alpet e Evropes.

Ketu mund te bejne shetitje ne bjeshke dhe prekin nga afer bukurite natyrore, ujevarat, mullirin e ujit, dhe dy kullat ngujimit 8 shekullore, element ky epik i jeteses shqiptare sipas kodit te lashte te gjakmarrjes ne malesine e Shqiperise.

Ne hyrje te Thethit

Afro 75 kilometra larg qytetit te Shkodres, Thethi eshte fshati me i madh i komunes se Shales, por me te madh ate e bene turizimi. Ne keto shume kilometra rruge kalon neper Koplik, Dedaj e piken turistike te Boges. Ne 50 kilometra, nga Shkodra deri ne Boge, rruga eshte teresisht me asfalt. Me pas ajo nuk eshte e mirembajtur, por ka nje bazament te mire, qe i lejon makinat e tonazheve te te medha dhe te vogla te qarkullojne mes kreshtave te larte dhe te thepisur. Ne mesin e ketij aksi rrugor, ne majen me te larte qe quhet "Vorri i Riecit", rralle ndodh qe vizitori te mos ndalet para nje pllake guri, ku eshte gdhendur nje portret. Eshte i Edit Durham, shkrimtares dhe studiueses se njohur angleze nder te para qe ka vizituar kete zone ne fillim te shekullit te kaluar. "Kralica e Malesoreve" shkruhet ne ate pllakate qe banoret e komunes se Shales ia kane dedikuar Durham, e cila ne librin e saj ka per Shqiperine, botuar ne vitin 1909, ka pershkuar mjeshterisht bukurite e Thethit.

Rreth 30 minuta me pas mberrin ne Theth. Ne hyrje te fshatit ndodhet nje hotel, i ndertuar nga pronaret, familja Frashnishta, aty ku dikur ka qene kampi shteteror i pushimit. "Kane ardhur shume turiste ketu kete vere dhe jemi te kenaqur me aktivitetin qe zhvillojme", tregon malesori Leke Frashnishta, i cili se bashku me vellane, Franin administrojne dy godina qe ofrojne dhoma per pushime 1-15 ditore. Me se shumti, kete sezon turistet ne hotelin e Lekes kane qene nga Izraeli. "Nje shoqeri turistike, me qender ne Tirane, e lidhur me nje shoqeri izraelite, sjell cdo fundjave grupe prej 50 vetash, kryesisht gra e vajza te moshave dhe profesioneve te ndryshme", tregon ai. Vec turisteve te huaj, vijon Leka, kemi dhe shume vizitore shqiptare, pjesa me e madhe e te cileve e frekuentojne prej vitesh kete zone.

Aty prane po ndertohet dhe nje hotel luksoz kater katesh, me 45 shtreter, qe pritet te hapet nga mesi i shtatorit. "Per kete hotel po investon Pjeter Vuksani, me banim ne Florida dhe bashke me dhomat qe ofrojne ne kapaciteti ne zonen e ish- kampit te punetoreve shkon ne 100", tregon Leka.

Ne qender te Thethit turistik

Ne Theth jane sistemuar mbi 150 shtepi, te gjitha prej guri. Nga viti ne vit ato po shnderrohen ne bujtina te ngrohta dhe te mobiluara per turistet vendas dhe te huaj, te cilet mund te shijojne aty dhe ushqime te fresketa tradicionale. Ne kete sipermarrje nje pjese e banoreve jane mbeshtetur dhe nga GTZ gjermane. Fshati turistik pershkohet nga lumi i Shales, ujerat e te cilit burojne ne Qafe Peje dhe kalon neper Okal Nje uje i paster dhe shume i ftohte, ku nuk eshte e veshtire te dallosh troften e madhesive te ndryshme qe rreshqet mbi guret e lemuar te shtratit te lumit. I ke te gjitha mundesite t'i kapesh me dore, por nje gje e tille eshte e ndaluar edhe per peshkataret.

Si Park Kombetar prej vitit 1966, ne brendesi te rrugeve te Thethit ndesh tabela informuese qe te kujtojne se ketu eshte zone e ndaluar per gjueti. Kryeplaku i fshatit, Gjovalin Lokthi, i cili sikurse banoret e tjere e ka kthyer shtepine e tij ne 'hotel' thote se numri i turisteve qe kane vizituar Thethin kete sezon eshte dyfishuar krahasuar me nje vit me pare. "Eshte kjo arsyeja qe nje pjese e mire banoreve qe e kishin braktisur vite me pare Thethin, tashme po rikthehen ne trojet e tyre", thote kryeplaku Lokthi, teksa shoqeronte dy cifte te huajsh qe kishin mberritur nje dite me pare per tek Kulla e Ngujimit.

Vec bukurise se rralle natyrore, turistet vleresojne ketu dhe mikpritjen, nje virtyt i trasheguar brez pas brezi dhe per te cilen kane folur jo pak ne kujtimet e tyre edhe personalitete te huaja qe kane vizituar kete zone. Gjin Loshi ishte duke riparuar tualetin e baneses se tij, nje shtepi tipike alpine, qe e kishte braktisur prej 5 vjetesh, kur u zhvendos familjarisht ne zonen fushore te Vrakes, pak kilometra larg Shkodres. Megjithese ne pune e siper kembengul te futemi brenda, duke na gostitur me nje kafe turke dhe nje gote raki, nga ajo e thanes, frut te cilin e ka me shumice ne oborrin e shtepise. "Kam gjashte femije, vajza e madhe studion ne shkolle te larte, te tjeret me te vegjel", tregon Gjini, i cili ne Vrake ka ndertuar nje shtepi moderne, por sic thote ai "Thethin nuk e le pas dore". Ne dimer jeton ne Vrake, ndersa ne stinen e veres ngjitet ne Theth, ne bujtinen e tij me 6 dhoma e 9 shtreter. Ne oborrin e bujtines se tij, Gjin Loshi ka kultivuar te gjitha llojet e frutave, rrush, molle, lajthi, kumbulla, thana, arre, qershi, dardha, etj, ndersa mbareshton dhe dhen, dele e lope. Ka dhe dy kuaj te fuqishem me te cilet kryen shume nevoja transporti brenda zones dhe me tej. Te gjitha keto e kane bere shume te frekuentueshme bujtinen e tij, qe sic thote ai po pergatitet ta shtoje me nje siperfaqe tjeter banimi. "Per turistet e huaj nje dhome kushton 20 euro nata, ndersa per shqiptaret 2 mije leke", tregon Gjini, i cili brenda kesaj shume ka perfshire dhe tre vaktet e dites, te gjitha me prodhime te fresketa. Me te shijshme mes tyre bulmeti, mjalti dhe mishi i qengjit.

***

Te gjitha banesat ne Theth kane karakteristikat dhe historite e tyre. Por dy prej tyre spikasin. Jane kullat 800 vjecare te ngujimit, deshmi e elementit epik te jeteses shqiptare. Njera prej tyre, kulla e Lulash Kecit (Vuksani), e ngritur mbi nje shkemb, eshte shnderruar ne Muze Etnografik. Per momentin, thote Prenda Gjon Lokthi, 67 vjec i mbaj une celesat e kulles, pasi tre femijet e shtepise, Pellumbi, Gjeloshi dhe Ded Voshi kane kohe qe jane larguar nga Thethi dhe jetojne ne Tirane. Prenda qe sherben dhe si administratore e muzeut te merr 1 euro per ta vizituar ate, nje cmim simbolik kur sheh se cfare ruan ajo brenda. Ne tre katet e kulles, ne te cilat ngjitesh ne ca shkalle te drunjta, shume objekte te trasheguara brez pas brezi tregojne historine e saj. Disa sofra (tavolina) buke, stola, djepi i femijeve te vegjel, vendi i oxhakut ku gatuhej, siper tij nje tavan me pjese te drunjta qe sherbente per vendosjen e mishit qe thahej dhe tymosej ne vazhdimesi, dritaret e vogla me pjerresi ku laheshin duart duke e qarkulluar ujin perjashta, etj. Te gjitha keto te perdorura nder shekuj nga ata qe u ngujuan per gjakmarrje. Spikasin ne kulle minidritaret, ose frengjite sic quhen nga banoret, aty ku vendoseshin armet e zjarrit per t'u mbrojtur nga gjakesi. Ne distance rreth 500 metra a me teper ne vije paralele, ndodhet kulla tjeter e ngujimit. Quhet Kulla e Kocekeve, pronari i se ciles Nikolla se bashku me femijet e tij jane shperngulur prej vitesh ne qytetin e Shkodres. Por, njeri prej djemve te tij, Sokoli, 34 vjec, tashme i eshte perkushtuar turizmit ketu ne Theth. Mban nje qeleshe ne koke, per te treguar se ruan traditen e ketij vendi. Ngjitur me kullen, ka improvizuar nje bar-bufe per t'u sherbyer vizitoreve. "Kjo kulle eshte mbi 800 vjecare. Ketu jane ngujuar jo vetem banore te Thethit, fshati me i madh i komunes se Shales, por nga e gjithe zona perreth", tregon Sokoli nje ciceron i afte, qe e njeh mire historine e zones dhe traditat e fshatit. Pastaj nxjerr nga canta nje fletepalosje, e prodhuar ne bashkepunim me GTZ-ne gjermane, qe ka ne plan te pare babane e tij me sfond kullen. "Te shohim si ATA!!!", citohet ne anen e perparme te kartolines, qe ofrohet falas per cdo turist qe viziton kullen perkundrejt nje 1 euro. Ne brendesi te fletepalosjes, ne shqip dhe anglisht, shkruhet "Kulla e Ngujimit, Theth. Vendi i vetesigurise, ku fajtori pret qe nervozizmi te zevendesohet nga arsyeja dhe beson se dikush do te ndermjetesoje, qe faji te gjykohet me drejtesi". "Shala ka pasur ne tradite te saj funksionimin e nje tip shtabi me 100 djemte me te zgjedhur te saj, te cileve ne nje fare menyre u ishte besuar logjika e drejtesise ne kesi rastesh", tregon Sokoli. Sipas tij, ne shume raste, arsyeja ka punuar, dhe me ndermjetesi shume ngaterresa jane sqaruar. Madje, deri aty sa femijet e familjeve ne konflikt te beheshin vellezer mes njeri- tjetrit. Prej 80 vitesh, thote Sokoli, ne kete kulle nuk eshte ngujuar asnje person. Prej vitit 1964 ajo eshte kthyer ne muze, ndersa dy vjet me pare u rikonstruktua teresisht me nje fond prej 7 mije eurosh nga Ambasada Hollandeze ne Tirane. "Gjate ketij sezoni, kulla eshte vizituar nga rreth 1500 turiste vendas dhe te huaj, me te cileve nga Anglia, Gjermania, Polonia, Cekia, Amerika, Australia, etj", thote Sokoli.

Preka dhe projektet e tij

Prek Marku jeton dhe punon ne Shkoder, por vendlindja e tij eshte Thethi. Shtepia e familjes se tij eshte nder me te vjetrat dhe ne nje pozicion mjaft te mire, rreze malit, por shume prane sheshit qendror te fshatit dhe kishes qe gjendet jo me larg se 300 metra. Banesa e tij per momentin nuk eshte ne sherbim te turisteve. Aty po punon nje brigade e tere mjeshtrash ndertimi qe po zbatojne nje projekt bashkekohor, te cilin Preka e ka siguruar nga arkitektet ne Shkoder. Nga jashte, gjithcka e latuar ne gur dhe e tipit te vjeter, ndersa ne brendesi te baneses gershetohej tradita me modernen. "Besoj, se aty nga tetori shtepia do te jete funksionale", thote Preka, aktualisht nendrejtor i sherbimit spitalor te qarkut te Shkodres. Ka shume projekte dhe ne te ardhmen. Nje kompleks sportiv, me fusha dhe minifusha sportive perpara shtepise se tij do t'u krijoje nje mundesi me shume per argetim turisteve. Por edhe ndertimi i nje rezidence qeveritare, ku do te kene mundesine te takohen dhe sistemohen autoritete te Shqiperise e me gjere. Se Thethi ne Bjeshket e Namuna eshte pjese e Parkut Nderkufitar te Alpeve qe perfshin hapesiren midis Shqiperise, Malit te Zi dhe Kosoves.












Komento artikullin | Shiko komentet (1 komente)
Te Tjera nga rubrika