Dy anet e Medaljes
E Enjte, 03 Shtator 2009
Nga Dr. Jorgji Kote
Te gjithe i ndoqem pamjet dhe njoftimet nga veprimtarite perkujtimore me rastin e 1 Shtatorit, 70 vjetorit te sulmit nazist mbi Polonine, qe shenoi dhe fillimin e Luftes se II Boterore. Ne to ishte i pranishem, me nje gjest domethenes, edhe Kryeministri, Sali Berisha. Keto lloj jubilesh perbejne ne fakt momente te medha reflektimi per te gjithe.
Reflektime pa paragjykime
Fatmiresisht fitorja e demokracise ne vitet 90 ka krijuar mundesine qe pervjetori i kesaj ngjarjeje te analizohet edhe ne vendet ish-komuniste me objektivisht, pa paragjykime klasore dhe ideologjike, duke i dhene gjithkujt ate dhe aq sa i takon, qofte per mire qofte per keq. Dihet tashme se deri para disa kohesh, kremtime te tilla ne vendet lindore sherbenin thjesht per demaskimin e nazi-fashizmit dhe per te treguar lavdine e regjimeve te reja totalitare komuniste. Por, as qe mund te imagjinohej nje krahasim ndermjet nazizmit dhe komunizmit; le me te pohoje se komunizmi ngjan si dy pika uji me nazizmin per nga natyra kriminale. Por, sidomos pas daljes se Librit te Zi te Komunizmit me 1997 e me tej, kjo tabu duket se po thyhet. Perdite dalin fakte te reja, behen analiza qe tregojne se te dy dukuri perbejne dy anet e te njejtes "medalje". Madje, duket se linden dhe jetuan per te ushqyer e mbajtur gjalle njeri-tjetrin. Keshtu, Hitleri erdhi ne pushtet edhe ne emer te kauzes se antikomunizmit. Ndersa Stalini ngriti peshe sovjetiket ne emer te kauzes antihitleriane. Pohohet gjithnje e me shume se regjimi i atehershem sovjetik e shfrytezoi fitoren e lavdishme te Stalingradit per te lene ne harrese krimet e kryera perpara agresionit hitlerian. Por, ndersa regjimet perendimore pas Luftes se II nxoren mesimet e duhura nga nazi-fashizmi dhe forcuan demokracine per te mos krijuar asnje recidiv te tij, regjimet lindore e shfrytezuan nazizmin thjesht dhe vetem per te justifikuar e perligjur totalitarizmin e tyre te ti qe ndryshonte vetem nga emir dhe ngjyra e kuqe.
Dallime dhe Ngjashmeri
Stephene Courtois, ne librin e tij, botim i vitit 2000 "Historia e krimeve te komunizmit" shkruan per 100 milion te vdekur si pasoje e atij sistemi, qe e kapercen rekordin e Luftes se II Boterore. Sic pohojne mjaft analiste dhe studiues me ze te kesaj fushe, nazizmi ishte unikal per nga amplituda, per nga egersia e krimeve, karakteri racial ( kunder cifuteve) dhe teknologjia e metodave cnjerezore ( dhomat e gazit). Sipas Courtois dhe disa analisteve te tjere, krimet e nazizmit dallohen nga ato te komunizmit per nga karakteri racial dhe metoda industriale e shfarosjes ne dhomat e gazit. Vecse vihet ne dukje fakti se gjermanet e filluan vone zbatimin e kesaj metode industrial ( 10 vjet pas ardhjes ne pushtet), ndersa komunistet e filluam menjehere pas fitores se Revolucionit te Tetorit, me 1918 me pushkatimin e Romanoveve, duke patur kulmin me 1936 - 1938 me " terrorin e madh" stalinian, gjate te cilit u vrane e pushkatuan 690.000 vete!! Nga ana tjeter, egersia e pashembullt e krimeve naziste nuk mund te pengoje krahasimin me ato te komunizmit. Ky i fundit i kreu krimet e veta nisur nga logjika e luftes politike, per mbrojtjen e nje shteti dhe sistemi te drejte sipas tyre; lufta kunder armiqve te klases e te popullit justifikohej me luften kunder nazizmit dhe tradhtareve te vendit. E megjithate, te dy ato sisteme vepruan me egersi ne emer te te njejtave tendencave antidemokratike, antimorale dhe antinjerezore; nazizmi kunder races se cifuteve, komunizmi kunder klasave, dmth borgjezise, afaristeve dhe te pasurve. Hitleri shfrytezoi "komplotin judo-bolshevik" pas vitit 1918- 1923, kurse Stalini zbuloi dhe ndeshkoi me metoda dragoniane "komplotin e madh te kulakeve" per te fshire nga faqja e dheut nje klase te tere gjoja si "bandite hitlero-trockiste!?" A nuk shpertheu 70 vjet me pare Lufta e II Boterore fill pas Paktit te Mossulmimit Ribbentrop - Molotov, me "bekimin" e Hitlerit dhe Stalinit me 23 Gusht 1939, kur viktimat e para u bene Polonia dhe 3 vendet Balltike, per te ardhur pastaj tek kasaphana e tmerrshme?
Dinamika Totalitare
Alain Besancan, ne librin e tij " Fatkeqesia e shekullit ( Le Malheur du Siècle) citon ish-shefin e KGB-se, Xherxhinskin, kur ne nje mbledhje deklaronte cinikisht:
"Ne marksistet themi gjithnje se raportet e forcave ndryshojne ne funksion te zhvillimit ekonomik dhe faktoreve sociale. Por, a nuk besoni ju se ne mund t'i ndryshojme keto raporte e faktore sociale edhe me forma te tjera, duke zhdukur nje klase te tere armiqesore?"
"Dinamika totalitare ose e terrorit perben nje dukuri tejet cnjerezore te krimeve te komunizmit. E perbashketa tjeter e madhe e Hitlerit dhe Stalinit dhe dishepujve te tyrte ishte vendosja e gjithe Partise - Shtet, ushtrise, elites politike e intelektuale ne sherbim te paranojes se tyre totalitare, i pari kunder races cifute dhe tjetri kunder klasave te pasura. Lidhur me kete aspekt, Pierre Hasner, nje nder ekspertet me te njohur te Fondacionit francez CHERI nenvizon se "ka vertet mijera dallime ndermjet ketyre dy sistemeve, por ato kane nje te perbashket te madhe: armiqesine e shpallur ndaj lirise se mendimit". Ai shkon me tej duke nenvizuar se per shkak edhe te jetegjatesise me te madhe politike, komunizmi ia kaloi nazizmit, pasi ai depertoi ne cdo qelize te mendimit. Ne fakt, ai filloi si nje ideal universal, duke rrokur jo pak miliona zemra te njerezve intelektuale e egalitare; por pastaj kaloi ne shtypje e shfarosje dhe perfundoi me krime vrastare te ngjashme me ato te nazizmit.
Terrori alla shqiptar
Shembujt e dinamikes se terrorit te kuq jane te shumte. Permenden si shembujt me te zi Pol Poti dhe Kamboxhia. Por sic tregojne faktet e shumte qe zbulohen perdite, Shqiperia ne kete fushe renditet e para, sidomos po te kemi parasysh edhe madhesine e popullsise. Pa u zgjatur ne analiza, mjaft te permendim se lufta e tmerrshme e klasave aty u shtri aq cnjerezisht edhe biologjikisht deri tek kusherinjte e larget dhe miqte, madje tek vete njerezit e sistemit dhe te Partise, tek puna dhe ekonomia private, tek leku. Me ne fund ajo u shtri ne dhjetera kampe pune, internimi dhe burgje, thjesht per shprehje te mendimit ndryshe apo se perfaqesoje klase tjeter. Ja pse, diskutimi i krahasimit te ketyre dy totalitarizmave nuk perben me mekat, por domosdoshmeri per mosperseritjen e tyre, nepermjet forcimit te demokracise ne cdo qelize.