PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

"Shtoni katet e shtepive ne bregdet"

Fatjona Mejdini
E Shtune, 29 Gusht 2009

Shtoni dhe nje kat, ose zgjeroni banesat ekzistuese per te shtuar kapacitetet turistike ne bregdetin jonian. Kjo ka qene thirrja e djeshme e kryeministrit Berisha, gjate nje vizite peruruese, ne zonen e Bregut. "Nje thirrje miqesore ju bej te gjithe qytetareve te Himares, te Lukoves, te Ksamilit, te Sarandes dhe te bregut ne teresi, qe shfrytezojne mundesine e zgjerimit te shtepive te tyre, e shtimit te nje kati, apo shtimit te nje dhome, te permiresimit te tyre, pasi shteti do te garantoje kredi te buta dhe kjo eshte nje nga menyrat kryesore per te perballuar fluksin e nje rritjeje me te madhe", ka qene thirrja e drejtuar nga ana e kryeministrit Berisha. Nderkohe sipas tij, Shqiperia ka pasur kete vit rritjen me te madhe ne bote, per sa i perket turizmit. Nje konstatim te tille kreu i qeverise e beri ne vigjilje te mbylljes se sezonit turistik, pergjate inaugurimit dje te fillimit te punimeve per rrugen e plazhit ne "Potam" te Himares. "Shqiperia kete vit me sa duket do te zere vendin e pare ne bote, sipas disa agjencive te huaja, per rritjen e shpejte te numrit te turisteve. Viti i krizes me te madhe boterore ne Shqiperi, u shoqerua nga nje rritje prej 36 % te turizmit krahasuar me vitin e kaluar", deklaroi kryeministri Berisha, pergjate inaugurimit. Por kryeministri theksoi gjithashtu se qeveria e kishte sektor prioritar turizmin dhe per kete arsye, ajo do te merrte masat e duhura qe viti i ardhshem te ishte viti ne te cilin turizmi ne Shqiperi te kapte majat e tij me te larta. Ne kuader te ketij qellimi, kryeministri deklaroi se nisma e re e qeverise, per t'i dhene kredi familjeve te Jugut te cilat duan te zhvillojne turizmin, do te beje qe vitin e ardhshem numri i turisteve te jete edhe me i larte. Duke garantuar se vetem Lukova, Saranda e Himara do te mund te marrin ne vitet qe vijne rreth 3 milione turiste, aq sa pret sot vendi ne teresi. Sipas tij, qeveria pervec shtimit te kapaciteteve per turistet, do te permiresoje edhe kushtet per pushimet e tyre. Berisha deklaroi se qeveria po vazhdon intensivisht punen, per ndertimin e infrastruktures rrugore te kesaj zone. "Ju garantoj se qeveria do te jete shume aktive ne transformimin rrenjesor te infrastruktures ne te gjithe ultesiren bregdetare dhe bregun Jonian ne menyre qe kete dege kryesore te ekonomise ta fuqizoje gjithnje e me shume", premtoi ai. Njeheresh, kreu i qeverise pershendeti banoret e zonave turistike per mikpritjen qe treguan pergjate sezonit turistik. Pak kohe me pare ne hyrje te sezonit turistik, kryeministri Berisha pergjate nje vizite ne fshatrat e Bregut i beri thirrje operatoreve turistike ne vend, qe te mos ngrene cmimet pergjate sezonit turistik. Gjate muajve te fundit ne menyre te herepashershme kryeministri Berisha, ka vizituar shpesh zonen e Jugut te vendit, ku ka marre pjese ne inaugurimet e rrugeve dhe veprave te ndryshme infrastrukturore, me qellimin nxitjen dhe zhvillimin e turizmit.



Qetesia

Kryeministri Berisha vleresoi banoret e zonave bregdetare per atmosferen e qete me te cilen pritet turistet, duke mos regjistruar incidente ne kete sezon turistik. Sipas Berishes, kjo situate ishte shume pozitive.



Rruga

Berisha inauguroi dje fillimin e punimeve per rrugen e plazhit "Potam", ne Himare, me nje investim me vlere 42 milione leke, qe do te ndertohet sipas parametrave bashkekohore duke lehtesuar ndjeshem levizjen e turisteve dhe duke e bere kete vend me terheqes.





36%

Turiste

Me shume sipas kryeministrit Berisha kane zgjedhur Shqiperine, si destinacion per pushimet e tyre verore. Nje fluks i larte turistesh ka ardhur nga Kosova dhe Maqedonia, por dhe nga vendet e tjera, te cilet shfrytezojne bregdetin shqiptar.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika