Serbia nuk e meriton
E Enjte, 20 Gusht 2009
Ilir Mirena
Kosova e ka mundesine qe ta kushtezoje liberalizimin e vizave per hyrjen e qytetareve te Serbise ne vendet e Bashkimit Europian. Nese nuk lejohet qe EULEX ta nenshkruaje Protokollin e Bashkepunimit me Serbine, si njera nder shume kushtet paraprake teknike per futjen e Serbise ne Schengenin e Bardhe - kjo edhe mund te behet. Jo ne pafundesi, kur e dime potencen tone politike, ama nje pengese mund t'i vendoset asaj.
Pse duhet te mos shperblehet Serbia me kete marreveshje?
Pengesa, ne radhe te pare, duhet te behet per t'i shmangur konsekuencat politike qe do t'i kemi nga nje precedent i tille. Edhe pse mund ta llogarisim si sukses qe Serbia njeh dhe bashkepunon me misionin me te madh te BE-se ne Kosove, EULEX pas ketij Protokolli do te jete ndermjetes i perhershem mes nesh dhe Serbise. Firmosja e kesaj marreveshjeje e zhvirgjeron nga neutraliteti perballe statusit te Kosoves. Protokolli me Serbine do t'ia hape dyert EULEX-it qe te fuse hundet neper pune te tjera ekzekutive duke shmangur institucionet e vendit.
Bashke me kete, EULEX do te nenshkruaje edhe Protokollin e Antipatise qe do te nise te ze rrenje ne kokat tona, pavaresisht nje qendrimi kryesisht miqesor ndaj ketij misioni, edhe pse pese vende nen ombrellen e te cilave funksionon ende nuk e njohin vendin tone. Duke transformuar kompetencat prej atyre mbikeqyrese ne ekzekutive, simpatia e krijuar ndaj misionit te Bashkimit Europian pas intervenimeve ne pjesen veriore te Mitrovices, do te vije duke u rrenuar, per ta shnderruar EULEX-in ne nje kopje te shqyer te UNMIK-ut - gjithsesi te urryer. Shkurtimisht, keto do te jene disa nga telashet per te cilat ia vlen te provohet te ndalet nenshkrimi i marreveshjes mes EULEX-it dhe Ivica Dacicit, ish-kanakarit te Milloshevicit.
Ne perpjekje per t'i vene pengesa nje vendi deri me sot shume armiqesor ndaj nesh, nese kthehemi pak me heret motivet tona jane shume te medha. Nese Sllovenia eshte duke e bllokuar afrimin e Kroacise me BE-ne per nje rrip toke, ne kemi motivet tona, pak me shume se ato te tyre, qe kurre nuk kane luftuar mes veti. Ne duhet te provojme qe fqinjit tone t'ia nxijme jeten per pak caste, edhe pse jam i bindur se ne Prishtine do te zbarkojne diplomate nga Brukseli dhe Uashingtoni, per ta zbutur deri ne thyerje refuzimin e Qeverise dhe Presidences, qe per momentin duken te palekundur.
Serbia para nje viti ka djegur pikat doganore ne veri te vendit. Ne Serbi nuk mund te hyje asnje kosovar me pasaporte te re, e po ashtu asnje mall i prodhuar ne Kosove nen fjaline "Made in Kosova" nuk mund te vendoset ne dollapet e dyqaneve serbe. Bile as te kaloje transit neper territorin e Serbise. Diplomacia serbe eshte tejet aktive per t'i penguar njohjet dhe anetaresimin e Kosoves neper organizata nderkombetare. Dhe, perpos kesaj, sherbimi i tyre sekret u ofron para deshmitareve te rrejshem per ta felliqur luften e UCK-se.
Zyrtaret e Kosoves vazhdimisht rrezikohen qe ne aeroportet nderkombetare te perfundojne nen pranga nga flete-arrestet e Serbise, e cila mban te ngujuar gjithe dokumentacionin e gjendjes civile dhe kadastrat. (Lajm i para disa ditesh ishte se shume cifte bashkeshortore ne Peje, te kurorezuar gjate viteve 1990-te, serish paraqiten para ofiqarise per shkak te mungeses se librave te kurorezimit per vitet 1990-1999). Disa jave me pare, Presidenti i Serbise publikisht thirri pakicen serbe ne Kosove t'i bojkotoje zgjedhjet lokale qe organizohen tek ne ne kete vjeshte. E kete te diel, ne enklavat serbe ne Kosove jane mbajtur zgjedhjet lokale te Serbise.
Keto jane telashet aktuale qe na sjell Serbia, pa shkuar me tej ne numerimin e te zezave deri ne perfundimin e luftes, dhe shperblimet me Pakon e Ahtisaarit. EULEX dhe ICO mbesin te palekundur qe te mos i shfrytezojne kompetencat e tyre te cilat ata i quajne ekzekutive. Ne arsyetimin per nenshkrimin e Protokollit te Bashkepunimit me Serbine thirren ne letren qe Presidenti i Kosoves ia ka derguar Javier Solanes, ne shkurt te vitit 2008, me te cilen ka ftuar kete mision ne Kosove, pas shpalljes se pavaresise. Ne nenin 9 te Pakos se Ahtisaarit, shume qarte thuhet se "Kosova do te kete pushtet mbi zbatimin e ligjit, sigurine, drejtesine, sigurine publike, sherbimet e inteligjences, reagimin emergjent civil dhe kontrollin e kufijve te territorit te saj, ndersa Perfaqesuesi Civil Nderkombetar, do te mbikeqyre dhe udhezoje zhvillimin e metejme te institucioneve kosovare te sigurise". Produkt i kesaj pakoje eshte edhe Kushtetuta e Kosoves. Siper ketyre dy dokumenteve, EULEX ka vendosur te veje nje leter te Presidentit te Kosoves! Si duhet te sillemi prane nje fqinji te tille? Ne pazotesine e BE-se per t'i zgjidhur konfliktet pa ndihmen e amerikaneve, tashme proverbiale, kjo marreveshje edhe mund te stopohet. Nese institucionet e kane refuzimin seriozisht, opinioni do te jete perkrah tyre. Nese jo, atehere te perfitohet dicka ne kembim te kesaj marreveshje. Per shembull, t'i sjellin eshtrat e te pagjeturve nga Serbia, meqe nuk kemi forma tjera per t'i detyruar perpos koncesioneve. Eshte fatkeqesi te kesh nje kojshi si Serbia. Nenshkrimin e kesaj marreveshjeje, Serbia nuk e meriton.
"Express"