PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Faktori Berisha

Mufail Limani
E Enjte, 20 Gusht 2009

"Ne kemi nje projekt dhe ky projekt eshte qe t'i bejme shqiptaret ta ndjejne bashkimin ne cdo gje". "Rotacionet e pushtetit nuk mund te rrezikojne kete projekt ne te cilin shqiptaret kane shume pune per te bere. Mendoj se jane fare primitive interpretimet jashte ketij konteksti". Ky eshte Sali Berisha. Ikona e fundit e politikes shqiptare. E vetmja figure e gjalle politike, emri i te cilit e ka te garantuar historine. Por, per disa, si socialistet e Fatos Nanos dikur e te Edi Rames tash, ai eshte personifikim i demonit historik, burimi i te gjitha te keqijave. Per te tjeret, ai eshte Profeti. Ai qe e mori Shqiperine nga trashegimtaret e stalinistit Enver Hoxha dhe e dergoi ne NATO, nderkohe qe tash po ben hapat e fundit drejt anetaresimit ne Bashkimin Evropian. Edhe ne Kosove, Sali Berisha ka nje fuqi ikonike. Dikur, ai ishte binjaku tiranas i Ibrahim Rugoves sone. Nje hero i madh! Pastaj, me kalimin e kohes (pra, me acarimin enigmatik te Rugoves me gjithe politiken tiranase), edhe ai u be pak i dyshimte. Ndonjehere ai dukej aq pragmatik sa me nuk mund t'i besohej thuajse per asgje. Dhe, ne nje cast, kur ai nisi te fliste per autonomine e Kosoves ne kuader te Serbise, Berisha tashme ishte nje Tradhtar. Por, si do te mund te jetonim pa harruar? Dhe tash, pas etheve te zgjedhjeve te atjeshme, ku u perfshime te gjithe nga pak, Berisha u rikthye ne skenen politike kosovare permes nje marreveshjeje interesante me Ramush Haradinajn dhe, pastaj, permes reagimeve te tija relativizuese ndaj alarmimit te LDK-se. Megjithate, ne nje moment dukej sikur Kosova do te fillonte ta percillte Shqiperine ne rrjedhen normale te ndarjes se blloqeve politike elektorale. Por, vete percaktimi fillestar i tij per AAK-ne si partnere politike partiake nga spektri i djathte, alarmoi ne radhe te pare LDK-ne, ndonese demtimi i PDK-se duhet te kete qene cak i asaj marreveshjeje. LDK parti djathtiste? Ndoshta. Por, vetem po qe se harrojme se lideret e saj kryesore aktuale vijne nga trashegimia e majte. Por, prape, si do te mund te jetonim pa harruar? Tek e fundit, Kosova eshte e tille.

Perplot me ish-marksiste e ish-titiste, ose familjare te tyre luajale. E destinuar, pra, qe te vazhdoje tutje, pa peshtyre ne ikonen e Titos a te Enverit, pra as te praktikave te tyre kriminale. Dikush tha se ata qe sot mbajne fotografine e Enverit e bejne kete per t'i mashtruar "enveristet e mire e te sinqerte", nderkohe qe ne te vertete jane shnderruar ne djathtiste dhe mbrojtes te eksploatimit. Kjo ndoshta edhe eshte e vertete. Por, pohimi me i degjuar ne debatet "e majta/e djathta" megjithate eshte ai se ne Kosove ne te vertete nuk ka te majte e te djathte. Dhe, vertet, klasa politike kosovare nuk eshte se ka lindur nga dallimet midis koncepteve universale politike per rolin social te shtetit, ose per rolin e shtetit ne ekonomi.

Jo.

Klasa e tashme politike kosovare, per dallim nga vendet me trashegimi te ngjashme me tonen, nuk ka lindur as edhe nga akti i shembjes se komunizmit. Ne Kosove, casti i ngjizjes se klases politike, cfare e njohim sot, eshte ai kur Milloshevici i futi ne te njejtat qeli komunistet e Titos bashke me ata te Enverit. Ne ato qeli ka nisur gjithcka qe sot njohim nga harmonia nacionale ne skenen politike. Sidoqofte, nje Kosove qe ende ka telashe me njohje, me anetaresim ne OKB dhe me teresine territoriale, nuk ka se si te jete vend i pershtatshem per diskutime dhe polemika ideologjike mbi te djathten e te majten, mbi rolin e shtetit, taksat dhe politikat sociale. Andaj, perpjekjet e Berishes per te konstituuar dhe organizuar dicka qe do dukej si nje front i partive te djathta ne harten e komplikuar politike te shqiptareve ne Ballkan, duken te parakohshme. Fakti se nje front i tille nuk ka gjasa te jete efektiv per edhe nje kohe te gjate, nuk flet shume mire per gjendjen e Kosoves. Madje, ne nje vend ku bashkimi me Shqiperine gjithnje e me shpesh duket si nje shtegdalje pragmatike nga ankthi i "mbikeqyrjes permanente" i te gjitha vendimeve me te cilat duhet te jetojme ne dhe qeverite tona, duket se eshte heret edhe per vet profilizimin e partive ekzistuese si dhe per organizimin e tyre eventual ne blloqe elektorale. Dua te them se Kosova duhet ta tejkaloje fazen vitale te tranzicionit te saj, duke u konstituuar ose si nje shtet solid multietnik, qe presupozon njohjen nga vet Serbia, ose te vendose qe e tera te kthehet drejt Adriatikut. Ne te dyja rastet (aktualisht hipotetike ne te njejten mase) do te mund te fillonin te ekzistonin parakushtet elementare per nje jete normale politike, ku diskursi shekullor patriotik i shqiptareve te Kosoves do te mund te zevendesohej me diskursin e perparimit. Deri atehere, te ngecur ne status quo-ne e pas 17 shkurtit, do te na duhet te mjaftohemi me nje konflikt midis ikonave te ndryshme historike, qe ndonese do ta derivojne nje nivel te besimit e mosbesimit elektoral ndaj aktoreve te ndryshem politike, megjithate do te na lene pa nje debat te vertet ideologjik per temen: "Cfare te behet tash e tutje, ne kater vitet e ardhshme?".


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika