PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Kramer: "BE dergon burokrate qe s'e njohin Kosoven

Nga Ilirjana A. Bajo
E Enjte, 20 Gusht 2009

"Bashkimi Evropian, po dergon ne terren nje klase burokratesh, qe nuk kuptojne pse jane atje dhe nuk e dine se cfare po bejne", tha dje ne nje interviste per radion Evropa e Lire, Helmut Kramer, ekspert per Ballkanin ne Universitetin e Vjenes.

Z.Kramer, bazuar ne njohjen tuaj, a mund t'i beni nje pershkrim permbledhes gjendjes aktuale ne Kosove?

Gjendja ne Kosove vazhdon te jete e paqendrueshme dhe kritike. Kjo vihet re me se shumti ne fushen ekonomike e sociale, por edhe ne problemet me kriminalitetin. Pervec ketyre, ka nje pakenaqesi te thelle te Qeverise ne Prishtine ndaj politikave te fundit te EULEX-it.

Le te mbetemi tek raportet Qeveri - EULEX. EULEX-i po perpiqet te arrije marreveshje me Beogradin rreth bashkepunimit policor, cfare eshte kundershtuar nga Qeveria, pasi nuk eshte perfshire ne proces. A besoni se prania evropiane dhe BE-ja ne pergjithesi kane strategji te qarte ndaj Kosoves?

Jo, nuk mendoj se kane. Politika e Bashkimit Evropian ne Kosove eshte politike reaguese ndaj atyre qe ndodhin dhe qe dominohet nga parimi i stabilitetit. Kjo do te thote qe BE-ja eshte e bute me Serbine, cfare eshte shume negative per Qeverine ne Prishtine.

Ne keto kushte, cfare duhet te beje Qeveria e Kosoves dhe BE-ja qe te ndryshojne gjendjen?

Prishtina zyrtare nuk eshte shume aktive. Aty vazhdon te sundoje politika bazuar ne idene se kane mbeshtetjen e plote te Shteteve te Bashkuara. Klasa politike ne Kosove eshte me shume e shqetesuar per te siguruar e forcuar zonat e pushtetit dhe ndikimit personal, sesa te ndermarre nisma aktive e konstruktive.

Mbetemi tek menyra e qeverisjes ne Kosove. Ne raportin tuaj te pak koheve me pare thoni se korrupsioni eshte nder problemet kyce. Sipas jush, ne cfare shkalle eshte i perhapur korrupsioni dhe cfare kercenimi paraqet per demokracine ne Kosove?

Korrupsioni eshte problem thuajse ne cdo vend, perfshire dhe vendet e zhvilluara. Do te kujtoja ketu rastin e Italise. Ne Kosove, korrupsioni po pengon klasen drejtuese qe te orientohet drejt qellimeve te perbashketa te shoqerise dhe te vendit. Ekzistojne ketu dhe disa ndikime nga tradita. Tek korrupsioni ndikon dhe menyra klanore e te menduarit apo e zonave te ndikimit. Eshte nje gjendje vertet katastrofike.

Percaktimi katastrofik eshte nje percaktim i rende. A mund ta elaboroni me konkretisht mendimin tuaj?

Po. Te zhvillosh nje vend si Kosova, qe cilesohet si shtet i paperfunduar, ku nje pjese e territorit kontrollohet nga Serbia, eshte nje pune shume e veshtire. Nese shtojme ketu nivelin shume te ulet te zhvillimit ekonomik dhe perspektiven po ashtu te dobet te ketij zhvillimi, situata behet me e qarte. Ekziston nevoja per nje politike realiste nga Qeveria, cfare nuk po ndodh ne realitet.

A shihni ndonje shprese ne mesin e klases politike ne Kosove? A ka te tille qe do te sillnin qasje te re ne qeverisje dhe ne zhvillimin e vendit?

Per fat te keq, jam pesimist. Ketu ndikon se tepermi dhe strategjia e Bashkimit Evropian, e cila per momentin eshte shume kontradiktore. Misioni i EULEX-it po perpiqet te zhvilloje rendin dhe ligjin pa pranuar pavaresine e vendit. Ka dhe shume elemente te tjera qe e bejne pamjen te zymte.

Sipas jush, a ka demtuar ne ndonje menyre prania nderkombetare menyren se si eshte zhvilluar demokracia ne Kosove pas vitit 1999?

Nga nje ane kemi te bejme me nje rast te suksesshem ne kuptimin qe jane ngritur institucionet politike te pranuara nga popullsia dhe zgjedhjet jane mbajtur rregullisht. Megjithate, mungon nje kulture politike demokratike dhe aktive.

Permendet se Kosova eshte shtet i paperfunduar dhe i ndare. Cilat jane gjasat qe Kosova te shnderrohet ne shtet unik?

Mendoj se shpresat qe te ndodhe nje gje e tille jane ne afat te mesem apo te gjate. Eshte shume e rendesishme qe Qeveria serbe te pranoje procesin ne Kosove. Bashkimi Evropian ka mundesi qe te ushtroje presion mbi Beogradin, pasi Serbia eshte shume e interesuar te anetaresohet ne BE. Kemi te bejme me nje situate te veshtire, ku nga nje ane kemi pavaresine e Kosoves dhe nga ana tjeter kemi humbjen e krenarise serbe. Ketu duhet thene se Beogradi ka pasur disa suksese ne raport me Kosoven. Mbetet te shpresojme se Beogradi do te zhvilloje nje politike me realiste dhe pragmatike ne raport me Kosoven.

A shihni ndonje sinjal qe BE-ja po zhvillon politike kushtezuese ndaj Serbise ne raport me qasjen e Beogradit ndaj Kosoves?

Jo, nuk e kemi nje politike te tille. Kjo nuk e ndihmon as Qeverine ne Prishtine, e cila sheh se ka marreveshje sekrete mes Beogradit dhe BE-se. Se fundi, kemi perpjekje per marreveshje ne fushen e policise, cfare ka rritur shqetesimin e Prishtines, pasi nuk jane informuar apo keshilluar per nje gje te tille. Ne raportin tone te para pak javeve themi se duhet te kete nje riberje te strategjise evropiane ne Kosove, si ajo e EULEX-it, por dhe strategjia e pergjithshme e BE-se.

Perse nuk po ndodh nje gje e tille? A eshte shume naive politika evropiane, me gjithe faktin qe prej dy dekadash eshte e perfshire ne terren? A nuk ka nxjerre BE-ja mesime nga pervojat e shkuara, perfshire dhe ate ne Bosnje?

Besoj se eshte e trishtueshme. Ketu do te kujtoja shprehjen se me sa pak mencuri qeveris buldozeri. Diplomatet dhe politikanet pergjegjes jane shume te shkeputur nga realiteti ne Kosove. Ata, madje, ende besojne se po e sjellin Ballkanin Perendimor drejt lirise dhe demokracise. Problemi eshte se ata nuk kane njohuri per kulturat vendore apo historine e rajonit. BE-ja po dergon ne terren nje klase burokratesh, qe jane ne pozite te privilegjuar atje, por qe nuk e kuptojne pse jane atje dhe nuk e dine se cfare po bejne.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika