PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

S'ka instalim te komunave paralele serbe


E Marte, 18 Gusht 2009

Zijadin Gashi*

Qeveria e Kosoves thote se nuk do te kete implementim te rezultatit te zgjedhjeve serbe ne Kosove. Duke i cilesuar si ilegale zgjedhjet komunale te Serbise ne Kosove, Qeveria ne Prishtine thote se keto zgjedhje nuk do te mund te prodhojne efekte dhe formim te komunave paralele. Ne anen tjeter, opozita kritikon tolerimin qe institucionet ua kane bere zgjedhjeve te djeshme serbe, te mbajtura per Komunen e Prishtines dhe ate te Pejes. Marre parasysh demet qe po shkakton pushteti paralel per disa vite, opozita thote se ky tolerim vetem sa sforcon ambiciet dhe apetitet e ketyre strukturave per shtrirje me masive ne Kosove. Por, sipas zevendeskryeministrit Rame Manaj, zgjedhjet serbe ishin ilegale dhe si te tilla ato nuk do te mund te implementohen. "Jane zgjedhje ilegale, jovalide, jane te papranueshme dhe si te tilla nuk prodhojne asnje efekt juridik. Para se gjithash dhe mbi te gjitha, jane te paimplementueshme rezultatet e zgjedhjeve te tilla. Perderisa eshte keshtu, atehere eshte nje veprim, nje loje me vetveten, qe merret nje pjese e komunitetit serb, e instrumentalizuar nga politika zyrtare e Beogradit", thote Manaj.

Nderkohe, Avni Arifi, anetar i kryesise se partise opozitare Aleanca per Ardhmerine e Kosoves, thote se duhet dhene fund nderhyrjeve te Qeverise se Serbise ne territorin e Kosoves, qe si rezultat sjellin shtrirjen e vazhdueshme te strukturave paralele-ilegale. "Duhet t'i jepet fundi kesaj loje apo ketyre ekzibicioneve qe Qeveria e Serbise po i ben ne Kosove qe nje kohe te gjate".

"Institucionet e Kosoves kane nje retorike shume te theksuar, por kur vjen deri te praktika, behet se nuk eshte pale fare ne proceset ne Kosove dhe toleron e shkakton edhe konfuzion pikerisht tek minoriteti serb, por njekohesisht edhe e vazhdon agonine e stabilitetit te pergjithshem ne Kosove", thekson Avni Arifi. Ai thote po ashtu se duhet te identifikohen se cilat jane veprimet qe integrojne dhe ato qe dezintegrojne komunitetin serb ne jeten institucionale e legale te Kosoves. Lejimi i organizimit te institucioneve paralele, sipas tij, bie ndesh me politikat kosovare per integrimin e plote te komunitetit serb.

Nderkaq, kryetarja e Keshillit Nacional Serb per pjesen qendrore te Kosoves, Rada Trajkovic, thote se serbet duhet te kene kompetenca ne fushat e pushtetit lokal, qe nderlidhen me arsimin, shendetesine dhe trashegimine kulturore e fetare. Por, zgjedhjet komunale serb ne Kosove, ajo i sheh me shume si imitim pushteti, sesa si vendosje te nje pushteti faktik te Serbise ne komunat e Kosoves. "Beogradi me keto zgjedhje perpiqet te stimuloje pushtetin dhe fatkeqesisht te ndertoje nje lloj platforme politike, sipas se ciles, perpiqet te deshmoje se ka nje lloj pushteti ne Kosove", thote Trajkovic. Kurse, zevendeskryeministri Rame Manaj thote se kjo eshte nje loje e Beogradit me serbet e Kosoves, pasi qe, sipas tij, dita-dites nje pjese e ketij komuniteti po integrohet ne kuader te institucioneve kosovare.

Manaj beson ne nje pjesemarrje me te madhe te serbeve ne zgjedhjet e ardhshme komunale te Kosoves, me 15 nentor. "Komuniteti serb ne Kosove, ndonese ngadale, po integrohet ne realitetin e ri te krijuar ne Kosove. Ne kemi fakte tashme, qe subjekte partiake serbe kane aplikuar dhe jane certifikuar tek KQZ-ja e Republikes se Kosoves, per te marre pjese ne zgjedhjet e 15 nentorit, qe jane zgjedhje legale", thote Manaj.

Zgjedhjet e djeshme serbe, te quajtura si te parakohshme, u organizuan per Komunen e Prishtines dhe u mbajten ne Gracanice, si dhe per Komunen e Pejes, te mbajtura ne Gorazhdec. Strukturat paralele serbe konsiderohet se jane me te fuqishme ne pjesen veriore te Kosoves, per shkak te perqindjes me te madhe te popullates se ketij komuniteti ne ate pjese dhe afersise kufitare me Serbine, perderisa ne pjeset tjera te Kosoves, perkunder ekzistimit, strukturat e tilla paralele tashme konsiderohen si me te dobeta. * RFE




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika