Krimet e renda shkojne tek EULEX
E Marte, 18 Gusht 2009
Bekim Shehu*
Misioni i BE per Polici dhe Drejtesi, EULEX ka marre ne dorezim nga UNMIK-u qindra dosje, per krime lufte, terrorizem dhe krime te tjera te renda. Zyrtare te EULEX thone se jane hapur vetem disa dosje
Qe nga vendosja ne Kosove e misionit te BE-se per polici dhe drejtesi EULEX, te gjitha rastet qe kane te bejne me krime lufte dhe rastet e krimeve te renda trajtohen nga prokurore dhe gjykates te misionit EULEX. Keto raste ne te kaluaren jane trajtuar nga misioni i Kombeve te Bashkuara UNMIK, dhe asnjehere nga institucionet e Kosoves. Zyrtare te misionit EULEX, thone se ata kane pranuar nga UNMIK-u dosjet e 200 rasteve, ndersa presin te marrin edhe qindra dosje te tjera.
Kryetarja e gjykatesve te misionit EULEX, Maria Giuliana Civinini, me heret ka bere te ditur se keto dosje kane te bejne kryesisht me krime te luftes, krim te organizuar, terrorizem, por edhe raste te tjera te cilesuara si krime te renda. Shumica nga dosjet qe kane te bejne me krime te ndryshme akoma nuk jane hapur ne teresi nga zyrtaret e misionit EULEX, sepse sic thote zedhenesi i ketij misioni, Kristof Lamfalusi akoma nuk jane permbushur disa kritere. "Ajo qe po bejne prokuroret e misionit EULEX eshte shikimi i te gjitha rasteve, i rasteve te krimit dhe hetimet nje nga nje. E gjithe kjo per te pare se a ka akoma te dhena, deshmitare te tjere dhe se a mund te punohet me faktet ekzistuese ne keto raste. Pra, misioni EULEX eshte ne procesin e seleksionimit edhe te disa rasteve qe tashme jane marre nga UNMIK-u", thote Kristof Lamfalusi.
Zyrtare te misionit EULEX thone se dosjet e marra nga misioni i UNMIK-ut nuk kane qene ne gjendje te mire dhe te kompletuara si duhet per te ngritur aktakuze, apo edhe per te arrestuar dike. Rastet e krimeve te renda udhehiqen nga gjykates dhe prokurore te misionit EULEX, ne bashkeveprim edhe me gjykates dhe prokurore te Kosoves. Mirepo keta te fundit nuk kane te drejte vendimmarrjeje. Kryetari i Gjykates se Qarkut ne Prishtine, Anton Nokaj, thote se ata nuk kane ndonje problem pse rastet e krimeve te luftes dhe krimeve te renda udhehiqen nga gjykates te misionit EULEX.
"Puna eshte e kenaqshme, organizimi, mobilizimi i gjyqtareve te EULEX-it eshte shume ne nivel. I kane marre ato raste qe me ligj bien ne kompetencen e tyre, por ka qene gatishmeria e tyre qe te ndihmohen edhe rastet sipas kerkeses sone. Nuk them se i kane pranuar te gjitha, por kryesisht na kane ndihmuar", thote Anton Nokaj.
Kryetari i Gjykates se Qarkut ne Prishtine, Anton Nokaj thote se ai nuk ka verejtur ndonje tentative nga ana e gjykatesve te misionit EULEX per te penguar procedura rastesh te cilat jane inicuar nga gjykates vendore.
Misioni evropian per polici dhe drejtesi, EULEX u vendos ne Kosove ne dhjetorin e vitit te shkuar. Iu deshen disa muaj qe te kompletohet stafi dhe misioni te jete funksional. Por ka vetem pak muaj qe prokuroret e misionit EULEX, kane filluar te veprojne. Veprimi i tyre i fundit eshte urdher-arresti per nje serb te Kosoves, te akuzuar per krime lufte gjate periudhes 1998-1999. 33 vjecari, Goran Vuckovic u arrestua nga policia ne afersi te qytetit te Prizrenit dhe procedurat per gjykimin e tij jane duke vazhduar.
Sidoqofte gjyqesia kosovare qe nga perfundimi i luftes eshte kritikuar shume per jofunksionalitet nga shume organizata nderkombetare. Institucionet e Kosoves gjithmone fajin e kane hedhur tek misioni i UNMIK-ut, i cili deri me vendosjen e misionit evropian EULEX-ka qene pergjegjes per drejtesine kosovare.
* DW