Serbet e Kosoves: Zgjedhjet, nje gabim
E Hene, 17 Gusht 2009
Bekim Bislimi
Organizimi i zgjedhjeve lokale te Serbise ne Komunen e Prishtines dhe ne ate te Pejes, eshte veprim i gabuar i autoriteteve serbe, i cili nuk do te ndihmoje ne krijimin e rrethanave te volitshme per nje bashkejetese te komunitetit serb me komunitetin shumice shqiptar ne Kosove. Keshtu vlereson perfaqesuesi i subjektit politik serb, pjesemarres ne institucionet e Kosoves, si dhe ai i iniciatives qytetare serbe per nje Kosove shumetnike.
Petar Miletic, sekretar i Partise se Pavarur Liberale, thote se kjo parti nuk do te marre pjese ne zgjedhjet lokale serbe, pavaresisht se keto zgjedhje jane, sic i quan ai, realitet. “Une mendoj se keto zgjedhje, si te tilla, jane nje gabim, ashtu sic kane qene te gabueshme edhe zgjedhjet e organizuara me 11 maj, vitin e kaluar, dhe ato jane duke krijuar ndasi edhe me te madhe ne mes te bashkesive serbe dhe shqiptare”.
“Por, megjithate, ajo qe duhet te konstatojme dhe te themi, eshte se keto zgjedhje jane realitet dhe se ne fund te fundit ato japin disa perfaqesues te serbeve te Kosoves, pavaresisht se nuk pritet qe institucionet e Kosoves, qofte kryetari ose kryeministri, do t’i pranojne ndonjehere keta lidere”, tha Miletic. Ai shtoi se zgjedhjet serbe te organizuara ne Kosove mund te interpretohen si reaksion i serbeve karshi pozites se tyre politike ne Kosove.
Edhe Radomir Dimic, lider i Levizjes “Kosova Shumetnike Evropiane”, e vlereson veprim te gabuar organizimin e zgjedhjeve lokale serbe ne Kosove. Ai shpreh mendimin se keto zgjedhje me shume jane ne funksion te nje politike qe, sipas tij, nuk eshte e mire per serbet qe jetojne ne Kosove, si dhe per ata qe jane zhvendosur dhe jetojne jashte Kosoves. “Une mendoj se ne esence keto zgjedhje jane nje tentim qe edhe nje here serbet t’i largojne sa me shume dhe sa me larg nga nje bashkejetese e vertete me bashkeqytetaret, me te cilet jetojne ne Kosove, si dhe paraqesin nje ikje nga zgjidhja e problemeve themelore te serbeve ne Kosove”.
“Une mendoj se keto zgjedhje jane nje veprim absolutisht i pavend”, tha Dimic, duke shtuar se ato nuk mund t’u sjellin serbeve asgje te mire, pervec, sic u shpreh, vetizolimit, getoizimit dhe nje jete ne kushte virtuale.
Nderkaq, z. Dimic shpreh mendimin se zyrtaret ne Beograd po tentojne qe permes organizimit te zgjedhjeve ne Kosove, t’u dergojne sinjale serbeve se shteti serb ekziston dhe funksionon ne Kosove. Me kete veprim, sic thote Dimic, Serbia po perpiqet t’iu hedhe pluhur ne sy serbeve ne Kosove dhe jashte saj. “Kjo, ne njefare menyre, eshte vetem nje tentim i disa qarqeve te caktuara politike, te cilat absolutisht ende nuk e shohin se ne Kosove ka ndryshime thelbesore dhe se ajo faktikisht eshte shtet i pavarur, per te cilin nuk mund te bisedohet dhe nuk ka dilema”, theksoi Dimic.