Mbahen zgjedhjet serbe ne Kosove
E Hene, 17 Gusht 2009
Edona Peci
Pa u penguar nga institucionet e Kosoves, serbet e Gorazhdecit te Komunes se Pejes dhe ata te Gracanices ne Prishtine, qe nga ora 7 e mengjesit, kane hedhur voten ne kutite e votimeve per zgjedhjet e organizuara nga Qeveria e Serbise, per shkak te parregullsive ne keto vendvotime gjate zgjedhjeve te kaluara. Zyrtare te shtetit serb e konsiderojne te natyrshem zhvillimin e ketyre zgjedhjeve ne Kosove dhe mohojne te kene pasur ndonje marreveshje me mekanizmat vendore apo nderkombetare. Sekretari shteteror ne Ministrine serbe per Kosoven, Oliver Ivanovic, tha se, ndonese me nje pjesemarrje te ulet te qytetareve serbe, ecuria e zgjedhjeve ne Peje e Prishtine ka qene ne rregull dhe ka kaluar pa asnje incident. “Nuk kemi pasur kurrfare pengesash. Ne i kemi paralajmeruar edhe permes mediave, por i kemi informuar edhe perfaqesuesit e UNMIK-ut se do t’i mbajme zgjedhjet. Ne i kemi informuar edhe per kohen dhe vendet se ku do te mbahen zgjedhjet, mirepo nuk kemi kerkuar leje nga ata per mbajtjen e tyre”, tha Ivanovic. Policia e Kosoes pohon se, edhe ne aspektin e sigurise, nuk ka pasur asnje indikacion per destabilizimin e situates. Zedhenesi i policise, Arber Beka, sqaron: “Jo vetem ne keto dy vende, por ne tere territorin e Republikes se Kosoves, situata e sigurise paraqitet te jete e qete dhe stabile. Policia e Kosoves nuk ka ofruar siguri sa i perket procesit zgjedhor, por ne rast se gjate dites se sotme paraqitet ndonje rast i prishjes se rendit dhe te qetesise publike, zyrtaret policore do te reagojne”, tha Beka. Autoritetet qendrore ne Prishtine i kane quajtur jolegjitime zgjedhjet lokale te Serbise dhe u kane bere thirrje qytetareve serbe te marrin pjese ne zgjedhjet lokale te 15 nentorit, te cilat, sipas tyre, jane zgjedhjet e vetme legale ne Kosove.
Mirepo, analisti Driton Lajci mendon se ekzekutivi kosovar dhe institucione te tjera relevante eshte dashur te kene nje strategji te caktuar per te ndaluar mbajtjen e ketyre zgjedhjeve ne territorin e Kosoves. Lajci thote se me qendrimin aktual, Prishtina zyrtare po vazhdon politiken e dikurshme te administrates se Kombeve te Bashkuara. “Mendoj se ky eshte gabimi i radhes i institucioneve te Kosoves; atehere kane qene ato te perkohshme, ndersa tani jane keto qe veprojne ne kuader te sistemit te Republikes se Kosoves”. “Keshtu po perseritet fryma e UNMIK-ut qe ‘as nuk i pengojme e as nuk i lejojme’ dhe, ne fakt, zgjedhjet serbe po mbahen ne territorin e Kosoves“, thekson Lajci, duke thene se zhvillimi i zgjedhjeve te Serbise ne dy komunat ne Kosove vetem se rithekson ndikimin e Beogradit ne vend. Pavaresisht faktit se disa subjekte politike serbe, sic jane Partia e Pavarur Liberale dhe Levizja “Kosova Shumetnike Evropiane” e kane cilesuar te gabuar organizimin e zgjedhjeve te Serbise ne Kosove, duke theksuar se ato pengojne krijimin e rrethanave te volitshme per nje bashkejetese te komunitetit serb me komunitetin shumice shqiptar ne Kosove, Ivanoviq ka nje mendim krejt tjeter. Ai po ashtu thekson se numri i votueseve potenciale serbe ne zgjedhjet lokale te 15 nentorit do te jete minimal. “Ne situaten ne te cilen jemi ne, zgjedhjet e 15 nentorit nuk jane me rendesi per serbet e Kosoves. Meqenese e kemi te qarte qendrimin e kryetarit te Serbise dhe te Qeverise se Serbise se nuk perkrahet pjesemarrja e serbeve ne keto zgjedhje, ne nuk presim qe shume serbe te dalin apo te kandidohen ne ato zgjedhje”, theksoi Ivanovic. Qe nga shpallja e pavaresise se Kosoves, vitin e kaluar, Qeveria e Serbise ka organizuar dy here zgjedhjet e saj neper zonat e banuara me serbe ne Kosove. RFE